rr kacanik - hani i elezit

NJOFTIM

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton publikun se për shkak të aktiviteteve ndërtimore në urën 407, për sigurinë pubilke, është e nevojshme mbyllja e përkohshme e rrugës nacionale N2 Kaçanik-Hani i Elezit sipas datave dhe orareve të mëposhtme:

29 mars deri me 2 prill 2019, mbyllje e pjesërishme 08:00-11:00 dhe 13:00-15:30

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion. 

FIA visit

Vizitë nga drejtoresha gjenerale e FIA regjion 1.

Drejtoresha Gjenerale Laurianne Krid e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit për Regjionin 1, qëndroi për vizitë në zyret e KTA-së ku në këtë takim u njoftua për gjendjen e mobilitetit në Kosovë, nivelin e sigurisë në rrugë, punën dhe progresin e Kosova Touring Assistance në këtë drejtim.
Znj. Krid u njoftua për kampanjën e fundit, me slloganin “Siguria në Rrugë” të organizuar nga KTA duke treguar kështu se siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët e të gjithëve dhe jo vetëm e një institucioni.

Menaxhmenti I KTA-së në këtë takim prezantoi të gjitha shërbimet te asistencës rrugore, kështu duke I mundësuar pjesëmarrësve të komunikacionit rahati dhe siguri gjatë udhëtimeve dhe mobilitetit në tërësi.
Me qëllim të zvoglimit të aksidenteve, KTA do të vazhdojë aktivitetet e ndryshme në bashkëpunim me FIA për të rritur vetëdijësimin e sigurisë në rrugë.

kta sigurianerruge fia

Kampanja e Sigurisë në Rrugë për femijë.

Kosova Touring Assistance realizoi kampanjën për fëmijë me sloganin “SIGURIA NE RRUGË”. Qëllimi kryesorë i kësaj kampanje është t’i edukoje femijet se si te sillen ne komunikacion.

Projekti I dedikohet fëmijeve të ciklit të ulët të shkollave fillore, si pjesemarres me te ri ne komunikacion. Duke pasur parasysh moshen e femijeve, ne kete kampanje jane perdorur ilustrime shume te qarta dhe te kuptueshme, te rregullave kryesore mbi sjelljen ne komunikacion.

Kosova Touring Assistance deshiron qe femijet te jene te sigurte, te kujdesshem dhe te vemendshem ne rruge.

Pas sesionit edukues, femijeve u jane shperndare libra informues mbi rregullat e komunikacionit.