NDËRTIMI I NJË KULTURE TË LËVIZJES SË SIGURT

NDËRTIMI I NJË KULTURE TË LËVIZJES SË SIGURT

Shpërndaje në

Facebook
Twitter
LinkedIn

Duke i bërë rrugët tona me të sigurta për të gjithë është në objektiv kyç për klubet anëtare të FIA-së të cilat janë dorëzuar 18 projekte për kategorinë e sigurisë rrugore për FIA Presdient’s Award, duke festuar anagazhimin e klubeve për të sjelle ndryshme pozitive për komunitetin e FIA-se dhe shoqërine në tërësi.

Çmimi i Presidentit të FIA-s për Sigurinë Rrugore synon te vë në pah ndërhyrjen më efektive nga një klub anëtar i FIA-s për të përmirësuar sigurinë rrugore dhe për të ndërtuar një kulturë të lëvizshmërisë së sigurt, duke kontribuar në reduktimin e vdekjeve në rrugë.
Si pjesë e 18 projekteve të marra për këtë çmim, 9 u fokusuan në sigurinë e fëmijëve, lëvizshmërinë për të moshuarit, edukimin për ndihmën e parë dhe mirëmbajtjen e automjeteve

Mësoni më poshtë për projektin tonë

Për të përmirësuar njohuritë për hapat bazë të ndihmës së parë dhe veprimet që duhen ndërmarrë në rast emergjence në rrugë dhe para mbërritjes së një ambulance, Kosova Touring Assistance (KTA) shtoi një seksion të Ndihmës së Parë në aplikacionin ekzistues të KTA-së. Për ta mbushur këtë opcion të ri me përmbajtje të qartë dhe të kuptueshme, KTA-ja prodhoi një seri prej nëntë videosh të animuara mbi ndihmën e parë. Duke përshkruar hapat e ndihmës së parë që duhet të ndërmerren gjatë pritjes së mbërritjes së shërbimeve të urgjencës, këto video u mundësojnë përdoruesve të aplikacionit të trajnohen – pasi njohuritë bazë të ndihmës së parë mund të shpëtojnë në mënyrë efektive jetë – ose të udhëzohen kur përballen me një situatë emergjente. Për të promovuar veçorinë e re të aplikacionit të saj dhe për të inkurajuar më shumë njerëz që ta përdorin atë, KTA-ja nisi një fushatë ndërgjegjësimi për ndihmën e parë, duke përfshirë dhuratat me Paketën e Ndihmës së Parë për ata që e kanë shkarkuar aplikacionin dhe kanë parë dhe vlerësuar videot.

Link:

Bashkohu me ekipin

Siguro asistencën rrugore