Projekti “Ndihma e parë në rrugë”

Projekti “Ndihma e parë në rrugë”

Shpërndaje në

Facebook
Twitter
LinkedIn

Ndihma e parë është një nga hapat e parë në rast aksidenti rrugor, ndaj është shumë e rëndësishme si të reagoni në këto raste. Me rritjen e aksidenteve rrugore, është shumë e rëndësishme të dini se si të veproni në ato raste, qoftë për të ndihmuar dikë tjetër apo veten.

Në kuadër të projektit “Ndihma e parë në rrugë”, KTA sjell video me animacione të ndihmës së parë në rrugë, të cilat i gjeni në aplikacion. Përmes videove ju mund të mësoni në mënyrën më të mirë një proces bazë të dhënies së ndihmës së parë dhe se si të reagoni në rast aksidentesh.

Këto video mund t’i shikoni në aplikacionin e KTA-së edhe nese jeni anëtarë dhe jo anëtarë i KTA-së. Aplikacionin mund ta shkarkoni në App Store dhe Play Store.

KTA gjithashtu po ofron një lojë #giveaway me kuti të ndihmës së parë, për 260 personat e parë që marrin aplikacionin e KTA-së. E rëndësishme është që pas shikimit të videove të vlerësoni mësimet që keni mësuar përmes videove të animuara. Butonin e vlerësimit të videos e gjeni në fund të faqes së ndihmës së parë në aplikacion.

Mos harroni se mësimi dhe rikujtimi i masave të ndihmës së parë na bëjnë të aftë të reagojmë në situata emergjente.

Ky projekt mbështetet nga FIA dhe implementohet nga KTA, mësimet të ndihmës së parë në rrugë janë realizuar me ndihmën dhe aprovimit të bashkëpunëtorit tonë- Qendrën e Mjekësisë Familjare Prishtinë-QKMF.

⬇️ Shkarkoni aplikacionin në App Store dhe Play Store:

📱App Store: ‎KTA Member
📱Play Store: KTA Member – Apps on Google Play

Bashkohu me ekipin

Siguro asistencën rrugore