Sot FIA Region I dhe KTA si pjesë e saj filloi kampanjën për siguri në komunikacion ”Vozitni me Kujdes”. Kampanja bën thirrje për përdoruesit e rrugës të respektojnë njërin tjetrin duke respektuar të gjitha rregullat e trafikut si kufizimi I shpejtesise, semaforin, udhëkryqet.
Duke u bazuar ne qasjen e sistemit të sigurisë drejt sigurisë rrugore, për të gjithë përdoruesit e rrugës përgjegjesia është e të gjithëve për përndalimin e aksidenteve rrugore. Me rritje e transporteve te ndryshme në rrugë, respektimi I rregullave të trafikut po bëhet me vendimtare për një bashkëjetesë të sigurte për gjithë përdoruesit e rrugës.
FIA Region I dhe anëtarët e saj synojnë të inkurajojnë një sjellje më të sigurt drejtimi përmes fushatës “Vozitini me kujdes”. “Si përdorues të rrugës, pavarësisht nëse jeni shofer, çiklist apo këmbësor, përdorimi i rrugës përfshin respekt dhe përgjegjësi të ndërsjellë për të krijuar një mjedis të sigurt transporti.
Të gjithë jemi pjesë e trafikut, edhe pse me kapacitete të ndryshme. Fushata e këtij viti bën thirrje për respekt dhe ndjeshmëri ndaj të tjerëve, duke e vendosur veten në vendin e një personi tjetër kur është në trafik”, tha Laurianne Krid, Drejtoresh e Përgjithshme e FIA-s për Rajonin I.
Rritja e sigurisë rrugore është një nga fushat kryesore të avokimit të FIA-s dhe FIA-s Rajoni I. Fushata Drive with Care është përkthyer në 23 gjuhë dhe do të shpërndahet në 21 vende në të gjithë Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikë.
Fushata e FIA Region I për Sigurinë Rrugore mbështetet nga Granti i FIA-s për Sigurinë Rrugore.
Rreth FIA Rajoni I
E themeluar në vitin 1904, Fédération Internationale de l’Automobile (FIA) bashkon organizatat kryesore kombëtare të automobilizmit nga 146 vende të botës dhe është organi qeverisës për botën e motorsportit. Zyra e FIA Rajonit I, me seli në Bruksel, është një organ konsumatori që përfshin 101 Klube Mobiliteti që përfaqësojnë mbi 36 milionë anëtarë nga e gjithë Evropa, Lindja e Mesme dhe Afrika.
Zyra e FIA Rajonit I synon:
- Së pari, të sigurojë përfaqësim të fortë të interesave të Klubeve Anëtare Evropiane drejt
Institucionet e Bashkimit Evropian – për shembull për sigurinë rrugore, mbrojtjen e konsumatorëve,
mbrojtjen e mjedisit dhe promovimin e automobilizmit të qëndrueshëm;
- Së dyti, për të krijuar lidhje dhe për të mbështetur shkëmbimin e praktikave më të mira ndërmjet anëtarëve në të gjithë Evropën, Afrikën dhe Lindjen e Mesme, dhe;
- Së treti, të angazhohen në aktivitet te reja se bashku me klubet e mobilitetit përmes rajonit, siç është fushata e aksionit të FIA-s për Sigurinë Rrugore.