Vozitësit e automjeteve të cilët gjatë vozitjes përdorin telefonin e tyre të mençur, kanë deri katër here më shumë gjasa për t’u aksidentuar. Prandaj, edhe kete vit ashtu si më pare, FIA Region I dhe KTA si pjese e saj, fillojnë Kampanjën për siguri në komunikacion “ Pse te rrezikojme jeten me të”.
Kjo Kampanje u ben thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion për reflektim mbi shpërqendrimin e telefonit të mençur gjatë drejtimit të automjetit.
Ne gjithnjë e më shume nuk do të mund të jetojmë pa telefonat e mençur, kështu që pse do të rrezikonim një aksident apo jetën tonë për të?
Derisa shumë vozitës e përdorin telefonin e tyre të mençur për qëllime navigimi, gjatë vozitjes, kjo duhet të konfigurohet përpara se vozitësit të ndezin motorin. Njoftimet nga telefonat e mençur mund të jenë gjithashtu një burim shpërqendrimi. Duke aktivizuar modalitetin “mos shqetëso” përpara vozitjes, mund të reduktohet numri i njoftimeve që shfaqen në telefonat e mençur.
Ngasja e shpërqendruar mund të çojë në aksidente vdekjeprurëse, shumica e të cilave mund të shmangen. FIA Region I u bën thirrje vozitësve të presin derisa të arrijnë destinacionin e tyre të sigurt për të dërguar mesazhe, telefonata ose email.
“Shpërqëndrimi nga telefoni i mençur është i përhapur në shumë situata, madje edhe përtej drejtimit të automjetit. Këmbësorët, çiklistët dhe përdoruesit e tjerë të rrugës duhet të jenë gjithashtu të vetëdijshëm për rreziqet që marrin kur përdorin telefonat e tyre në trafik”, tha Laurianne Krid, Drejtoreshë e Përgjithshme e FIA Region I.
Fushata FIA Region I do të shtrihet në 33 vende në të gjithë Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikë dhe është përkthyer në 26 gjuhë.
Fushata e Sigurisë Rrugore të FIA-s në Rajonin I mbështetet nga Programi i Granteve të Sigurisë Rrugore të FIA-s.
Rreth FIA Region I
E themeluar në vitin 1904, Fédération Internationale de l’Automobile (FIA) bashkon organizatat kryesore kombëtare të automobilizmit nga 146 vende në mbarë botën dhe është organi qeverisës për botën e motorsportit. Zyra e FIA’s Region I, me seli në Bruksel, është një organ që përfshin 101 Klube Mobiliteti të cilët përfaqësojnë mbi 40 milionë anëtarë nga e gjithë Evropa, Lindja e Mesme dhe Afrika.