Rreth Nesh

Themelimi

Kosova Touring Assistance është kompani private e regjistruar si subjekt afarist në vitin 2005 me nje shtrirje në tërë territorin e Kosovës dhe po ashtu me nje shtrirje nderkombetare ne mbarë Evropen.

KTA momentalisht ka nje rrjet te mbrendshem prej 46 partnerëve dhe po ashtu nje rrejt nderkombetarë prej 42,000 partnerëve përmes ARC Europe për mbarë Evropen.

I gjithe aktiviteti kordinohet nga qendra operacionale dhe logjistike ne Prishtine. Ekipi ynë me një përvojë 10 vjeqare është i pregaditur që shumë shpejt të gjejë një zgjidhje të përshtatshme që të permirësojë mobilitetin tuaj .

Eshtë kompani e cila fokusin dhe qëllimin kryesor e ka asistencën në rrugë, sjelljen në rrugë, edukimin e qytetarëve për fushën e automobilizmit,si dhe të informojë qytetaret për problemet që kanosen në rrugë, për kujdesin që duhët të kenë gjatë vozitjes, për gjendjen e rrugve në Kosovë, gjithqka qka përfshin lëmia e automobilizmit është sfidë e jona , që këtë sfidë ta thjeshtësojmë dhe ta përcjellim tek vozitësi.

Misioni Dhe Qëllimi

Misioni ynë është që nëpërmjet politikave dhe strategjive tona të rrisim vetëdijen e vozitësit në rrugë, të japim asistence tone profesionale në përmisimin e fushës së automobilizmit duke zbatuar praktika të parnterëve tone kombëtare dhe ndërkombëtare.

Qëllimi i jonë i vetëm është që vozitësit Kosovarë të kenë përkujdesje gjatë ndonjë defekti apo aksidenti të veturës së tyre gjatë udhëtimit.

KTA- ofron shërbime 24 orë në 7 ditë të javës gjatë tërë vitit, duke qëndruar pranë vozitësit në çdo kohë dhe në çdo vend.

Gjatë këtyre viteve KTA u ka shërbyer edhe një numëri të konsiderueshëm të anëtarëve të mbrendshëm të cilëve ju ka qëndruar besnik në shërbime,duke u ofruar një asistencë në mbarë territorinë e Kosovës në çdo orë, në çdo kohë, në çdo vend.

Po ashtu gjatë aktivitetit të deritanishëm KTA ka bashkëpunuar edhe me kompanitë të jashtme ndër më të fuqishmët, që për anëtarët e këtyre kompanive kemi kryer dhe vazhdojmë të kryejmë shërbime që deri më tani janë cilësuar shumë të sukseshme.

Qëllimi ynë është që vozitësi:
  • Të jetë i sigurt në udhëtimin e tij, dhe të ketë ndjenjën e shoqërimit,
  • Të jetë i qetë në rrugëtimin që e bën,
  • Të jetë i ndihmuar në çdo kohë, në çdo vend, në çdo orë nga kujdesi jonë që ofrojmë për klientin.

Të jemi kompani shembull në Kosovë dhe rajon, që me shërbimet e ofruara dhe kujdesin e shtuar nga kompania jonë, klienti të ndihet i privilegjuar që është pjesë e kompanisë sonë.

Synimet E Kompanisë

KTA- synon që gjatë veprimtarisë së sajë në sferën e ndimës në rrugë të zhvillohet dhe të modernizohet në përputhje me standarde evropiane në mënyrë që klientët tanë si të mbrendshëm e po ashtu edhe të jashtëm tu ofrojmë shërbime sa më cilësore, të shpejta, korrekte, dhe profesionale.

Po ashtu edhe me trajnimet që stafi i KTA-së ndjek vazhdimisht në këtë lëmi, synojmë që me profesionalizimin e fituar, klienti të ndjehet i sigurt në ndimën tone.

Aktivitetet E KTA-Së

  • Asistenca rrugore për personin vetura e të cilit ka pësuar defekt apo aksident
  • Përpjekje e riparimit në vendngjarje
  • Ofrimi i pjesëve rezervë në vendngjarje
  • Bartja deri në destinacionin e dëshiruar nga klienti
  • Bartja e udhëtarëve tjerë me vetura të veçanta

Të tjera si:

  • Bartja e pacientit nga spitalet e Kosovës në Aeroport, posaçërisht për anëtarët e kompanive që i përfaqësojmë.
  • Transporti i pacientëve nga një vendë në ndonjë vend tjetër që kërkohët.
  • Verifikimi në spitale për gjendjen e pacientit dhe raportimi prapa tek partneri që pacienti është anëtarë.
  • Informacione dhe shërbime shtesë që kërkohet për raste të veqanta.

Përkrahja

+383 38 75 55 55