AL_FIA_05_ROAD_SAFETY_1x1 (1)

Vozit me kujdes!

Sot FIA Region I dhe KTA si pjesë e saj filloi kampanjën për siguri në komunikacion ”Vozitni me Kujdes”. Kampanja bën thirrje për përdoruesit e rrugës të respektojnë njërin tjetrin duke respektuar të gjitha rregullat e trafikut si kufizimi I shpejtesise, semaforin, udhëkryqet.

Duke u bazuar ne qasjen e sistemit të sigurisë drejt sigurisë rrugore, për të gjithë përdoruesit e rrugës përgjegjesia është e të gjithëve për përndalimin e aksidenteve rrugore. Me rritje e transporteve te ndryshme në rrugë, respektimi I rregullave të trafikut po bëhet me vendimtare për një bashkëjetesë të sigurte për gjithë përdoruesit e rrugës.

FIA Region I dhe anëtarët e saj synojnë të inkurajojnë një sjellje më të sigurt drejtimi përmes fushatës “Vozitini me kujdes”. “Si përdorues të rrugës, pavarësisht nëse jeni shofer, çiklist apo këmbësor, përdorimi i rrugës përfshin respekt dhe përgjegjësi të ndërsjellë për të krijuar një mjedis të sigurt transporti.

Të gjithë jemi pjesë e trafikut, edhe pse me kapacitete të ndryshme. Fushata e këtij viti bën thirrje për respekt dhe ndjeshmëri ndaj të tjerëve, duke e vendosur veten në vendin e një personi tjetër kur është në trafik”, tha Laurianne Krid, Drejtoresh e Përgjithshme e FIA-s për Rajonin I.

Rritja e sigurisë rrugore është një nga fushat kryesore të avokimit të FIA-s dhe FIA-s Rajoni I. Fushata Drive with Care është përkthyer në 23 gjuhë dhe do të shpërndahet në 21 vende në të gjithë Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Fushata e FIA Region I për Sigurinë Rrugore mbështetet nga Granti i FIA-s për Sigurinë Rrugore.

Rreth FIA Rajoni I

E themeluar në vitin 1904, Fédération Internationale de l’Automobile (FIA) bashkon organizatat kryesore kombëtare të automobilizmit nga 146 vende të botës dhe është organi qeverisës për botën e motorsportit. Zyra e FIA Rajonit I, me seli në Bruksel, është një organ konsumatori që përfshin 101 Klube Mobiliteti që përfaqësojnë mbi 36 milionë anëtarë nga e gjithë Evropa, Lindja e Mesme dhe Afrika.

Zyra e FIA Rajonit I synon:

  • Së pari, të sigurojë përfaqësim të fortë të interesave të Klubeve Anëtare Evropiane drejt

Institucionet e Bashkimit Evropian – për shembull për sigurinë rrugore, mbrojtjen e konsumatorëve,

mbrojtjen e mjedisit dhe promovimin e automobilizmit të qëndrueshëm;

  • Së dyti, për të krijuar lidhje dhe për të mbështetur shkëmbimin e praktikave më të mira ndërmjet anëtarëve në të gjithë Evropën, Afrikën dhe Lindjen e Mesme, dhe;
  • Së treti, të angazhohen në aktivitet te reja se bashku me klubet e mobilitetit përmes rajonit, siç është fushata e aksionit të FIA-s për Sigurinë Rrugore.
3 (1)

Ndihma e parë në rrugë

Një nga qëllimet kryesore të ndihmës së parë është shpëtimi i jetës. Për të ndihmuar një person në rast urgjence, duhet të jeni të qetë dhe jo nën presion, pasi mund të ndikojë negativisht në procesin e dhënies së ndihmës së parë.

Për të parë procesin e dhënies së ndihmës së parë në rrugë dhe se si ju duhet të ofroni ndihmë në mënyrë efektive, ju tani mund të shkarkoni aplikacionin e KTA-së.

▫ Të parët që e shkarkojnë aplikacionin, regjistrohen dhe e japin një vlerësim të aplikacionit, të parët bëhen fitues të kutisë së ndihmës së parë për vetura.

▫ Projekti “Ndihma e parë në rrugë” mbështetet nga FIA, dhe ju mundëson të mësoni më shumë rreth ndihmës së parë në rrugë.

Shkarkoni aplikacionin në App Store dhe Play Store:

App Store: https://apps.apple.com/si/app/kta-member/id1637093929

Play Store: https://play.google.com/store/apps/details?id=com.kta.ks.memberapp

#Kta #ktakosova #fia #fiafoundation #kosovotouringassistancee #roadsafety #firstaid

5.1

SIGURI PER TE GJITHE

Në pak sekonda ti mund të bëhesh fitues i kutisë së ndihmës së parë për vetura. Mësoni ndihmën e parë në aplikacionin KTA Member. Vleresoni videot dhe fitoni kuti të ndihmës së parë.

#FIA e mbështet këtë projekt, që ju të bëheni shpëtues jete një ditë!

Shkarkoni aplikacionin në App Store dhe Play Store:

App Store: https://apps.apple.com/si/app/kta-member/id1637093929

Play Store: https://play.google.com/store/apps/details…

5.1

Projekti “Ndihma e parë në rrugë”

Ndihma e parë është një nga hapat e parë në rast aksidenti rrugor, ndaj është shumë e rëndësishme si të reagoni në këto raste. Me rritjen e aksidenteve rrugore, është shumë e rëndësishme të dini se si të veproni në ato raste, qoftë për të ndihmuar dikë tjetër apo veten.

Në kuadër të projektit “Ndihma e parë në rrugë”, KTA sjell video me animacione të ndihmës së parë në rrugë, të cilat i gjeni në aplikacion. Përmes videove ju mund të mësoni në mënyrën më të mirë një proces bazë të dhënies së ndihmës së parë dhe se si të reagoni në rast aksidentesh.

Këto video mund t’i shikoni në aplikacionin e KTA-së edhe nese jeni anëtarë dhe jo anëtarë i KTA-së. Aplikacionin mund ta shkarkoni në App Store dhe Play Store.

KTA gjithashtu po ofron një lojë #giveaway me kuti të ndihmës së parë, për 260 personat e parë që marrin aplikacionin e KTA-së. E rëndësishme është që pas shikimit të videove të vlerësoni mësimet që keni mësuar përmes videove të animuara. Butonin e vlerësimit të videos e gjeni në fund të faqes së ndihmës së parë në aplikacion.

Mos harroni se mësimi dhe rikujtimi i masave të ndihmës së parë na bëjnë të aftë të reagojmë në situata emergjente.

Ky projekt mbështetet nga FIA dhe implementohet nga KTA, mësimet të ndihmës së parë në rrugë janë realizuar me ndihmën dhe aprovimit të bashkëpunëtorit tonë- Qendrën e Mjekësisë Familjare Prishtinë-QKMF.

⬇️ Shkarkoni aplikacionin në App Store dhe Play Store:

📱App Store: ‎KTA Member
📱Play Store: KTA Member – Apps on Google Play

Untitled design

THE FUTURE IS BRIGHT

#FIAeConfer22
 
FIA ka mbajtur e-conferencen e rradhes #FIAeConf22 ku u mbajnë gjatë 5-6 Korriku 2022, në këtë konference kanë marrë pjesë 700 delegate nga 120 shtet, ku KTA si anëtare e saj ka marrë pjesë me dy delegatë të saj.
FIA E-conference 2022 u mbajtë në Paris me një format te ri elegant të sesioneve dinamike që eksploruan një sërë fushash kyçe të zhvillimit për Anëtarët e Mobilitetit dhe Motor Sport.
Dita e dytë e eKonferencës FIA 2022 u hap me një vështrim në ritmin e rimëkëmbjes së turizmit dhe theksoi mundësitë e biznesit për anëtarët e FIA. Diskutimet u fokusuan në atë se si anetarët e moblititetit dhe motor sportit mund të përfitojnë nga përmirësimi, dixhitalizimi dhe bashkëpunimi me kolegët.
 
Dita e fundit u mbyll me një mesazh frymëzues nga Presidenti i FIA-s Mohammed Ben Sulayem se “E ardhmja është e ndritshme për ne. Ne nuk mund të mbështetemi vetëm tek FIA, duhet të mbështetemi te anëtarët, së bashku.”
social-fb-fia7

Java Globale e Sigurisë Rrugore – Love 30

KTA fillon kampanjën “LOVE 30” të siguri rrugore, në kuadër të “Javës Globale të Sigurisë Rrugore të UN-it”, e cila si fokus ka shpejtësinë të lejuar në zona urbane.

Qëllimi i kësaj kampanje është thirrja globale për vetëdijesim në kufizim të shpejtësisë në 30KM/h, ku përmes kësaj thirrje të përfshij komunitetin që të i bashkëngjitet këtij veprimi duke marrë vëmendjen e institucioneve relevante për ndërhyrje, veprim ky i cili do të reduktoj numrin e fataliteteve nga lëndimet të shkaktuara në trafik.

Duke limituar shpejtësinë e veturave në 30KM/h në rrugët ku janë të përfshirë njerëzit së bashku me trafikun, nuk kontribuojmë vetëm në siguri, por njëkohësisht mundësojmë ambient më të shëndetshëm, të gjelbër dhe më të përshtatshëm për jetesë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, faktori shpejtësi është identifikuar si një faktor kyç i lëndimeve nga aksidentet në rrugë, duke ndikuar si në rrezikun e një aksidenti në rrugë ashtu edhe në ashpërsinë e lëndimeve që vijnë nga aksidentet.

Rrugët me 30KM/h janë më të sigurta dhe më të shëndetshme.

Rrugët me 30KM/h na mbrojnë të gjithëve, sidomos ata që janë më të cenueshëm, si këmbësorët, çiklistët, fëmijët, të moshuari dhe personat me aftësi të kufizuara. Rrugët me 30KM/h, aty ku njerëzit dhe trafiku bashkohen, ndihmon në parandalimin aksidenteve me fatalitet, dhe promovon aktivitetin fizik sepse kur rrugët janë të sigurta, njerëzit ecin dhe ngasin me biçikletë.

Rrugët me 30KM/h janë të gjelbër.

Rrugët me 30KM/h janë vitale në përpjekjen për ndryshim të lëvizshmërisë me zero emetim të karbonit. Rrugët që promovojnë ecje dhe çiklizëm të sigurte mund të reduktojnë varësinë nga veturat dhe emetimin e dëmshëm të automjeteve të cilat kontribuojnë në ndryshimin klimatik. Për të mbrojtur ambientin, njerëzit kanë nevojë për siguri, rrugët me shpejtësi të ulët të cilat inkurajojnë përzgjedhjen e transportit të qëndrueshëm.

Rrugët me 30KM/h janë më të përshtatshëm për jetesë.

Rrugët të përshtatshme për jetesë, të mundësuar nga shpejtësia e ulët, janë zemra e Agjendës për Zhvillim të Qëndrueshëm 2030, dhe mund të ndihmojë në arritjen e qëllimeve. Në momentin që rikthehemi nga pandemia COVID-19, gjithsecili duhet të përfitoj nga rrugët me shpejtësi të ulët, kështu që ata jo vetëm që mbijetojnë, por gjithashtu të triumfojnë. Rrugët  me 30KM/h janë rrugët për jetesë.

Nëpërmjet kësaj kampanje, ne i bëjmë thirrje vendimmarrësve për ndryshimin e kufizimit të shpejtësisë në 30KM/h aty ku njerëzit jetojnë, punojnë, dhe luajnë.

Nëse edhe ju e dëshironi 30-shin, si shpejtësi maksimale të lejuar, sikurse edhe ne, bashkohuni kampanjës tonë që të mundësojmë realizimin e këtij ndryshimi të shpejtësisë në 30KM/h, si normë për qytetet në mbarë botën.

Përmes kësaj kampanje, ju do të keni mundësi që të etiketoni (tag) kryetarin e komunës tuaj (në postimin më poshtë), kësisoj të arrijmë të marrim vëmendjen e tyre për qëllimin tonë të përbashkët, për rrugët më të sigurta duke ndryshuar shpejtësinë e lejuar në 30KM/h në të gjitha zonat e banuara.

Kjo kampanjë është mbështetur nga “FIA ROAD SAFETY GRANTS PROGRAMME” e koordinuar nga “FIA FOUNDATION”.

Decanit-4

Ligjeratat e radhës në Pejë, Skenderaj, Deçan, Dragash dhe Novobërd

Vazhdojnë ligjeratat dhe shpërndarja e pakove në kuadër projektit “Stay Safe”.

Degët e Kryqit të Kuq të Kosovës që përfituan nga ligjeratat si dhe pakot nga ky projekt, janë: Dega në Pejë, Skenderaj, Decan, Dragash dhe Novobërd.

Janë vizituar degët e lartëpërmendura të Kryqit të Kuq me ligjerata dhe produkte esenciale për të mbrojtur vetvetën në radhë të parë, dhe për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Për më tepër, në kuadër të këtij projekti do të përfitojnë edhe degë tjera të Kryqit të Kuq të Kosovës, ku do të shpërndahen gjithsej 4500 pako.

Klinë

Ligjeratat e radhës në Klinë dhe Fushë Kosovë

Vazhdojnë ligjeratat dhe shpërndarja e pakove në kuadër projektit “Stay Safe”.

Degët e Kryqit të Kuq të Kosovës që përfituan nga ligjeratat si dhe pakot nga ky projekt, janë: Dega në Klinë dhe Fushë Kosovë.

Janë vizituar degët e lartëpërmendura të Kryqit të Kuq me ligjerata dhe produkte esenciale për të mbrojtur vetvetën në radhë të parë, dhe për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Për më tepër, në kuadër të këtij projekti do të përfitojnë edhe degë tjera të Kryqit të Kuq të Kosovës, ku do të shpërndahen gjithsej 4500 pako.

Malisheve-9

Ligjeratat e radhës në Istog dhe Malishevë

Vazhdojnë ligjeratat dhe shpërndarja e pakove në kuadër projektit “Stay Safe”.

Degët e Kryqit të Kuq të Kosovës që përfituan nga ligjeratat si dhe pakot nga ky projekt, janë: Dega në Istog dhe Malishevë.

Degët e Kryqit të Kuq të lartpërmendura janë vizituar javën që lam pas, me ligjerata dhe produkte esenciale për të mbrojtur vetveten në radhë të parë, dhe për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Për më tepër, në kuadër të këtij projekti do të përfitojnë edhe degë tjera të Kryqit të Kuq të Kosovës, ku do të shpërndahen gjithsej 4500 pako.

Drenas

Ligjeratat e radhës në Mitrovicë dhe Drenas

Vazhdojnë ligjeratat dhe shpërndarja e pakove në kuadër projektit “Stay Safe”.

Degët e Kryqit të Kuq të Kosovës që përfituan nga ligjeratat si dhe pakot nga ky projekt, janë: Dega në Mitrovicë dhe Drenas.

Degët e Kryqit të Kuq të lartpërmendura janë vizituar javën që lam pas, me ligjerata dhe produkte esenciale për të mbrojtur vetveten në radhë të parë, dhe për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Për më tepër, në kuadër të këtij projekti do të përfitojnë edhe degë tjera të Kryqit të Kuq të Kosovës, ku do të shpërndahen gjithsej 4500 pako.