social-fb-fia7

Java Globale e Sigurisë Rrugore – Love 30

KTA fillon kampanjën “LOVE 30” të siguri rrugore, në kuadër të “Javës Globale të Sigurisë Rrugore të UN-it”, e cila si fokus ka shpejtësinë të lejuar në zona urbane.

Qëllimi i kësaj kampanje është thirrja globale për vetëdijesim në kufizim të shpejtësisë në 30KM/h, ku përmes kësaj thirrje të përfshij komunitetin që të i bashkëngjitet këtij veprimi duke marrë vëmendjen e institucioneve relevante për ndërhyrje, veprim ky i cili do të reduktoj numrin e fataliteteve nga lëndimet të shkaktuara në trafik.

Duke limituar shpejtësinë e veturave në 30KM/h në rrugët ku janë të përfshirë njerëzit së bashku me trafikun, nuk kontribuojmë vetëm në siguri, por njëkohësisht mundësojmë ambient më të shëndetshëm, të gjelbër dhe më të përshtatshëm për jetesë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, faktori shpejtësi është identifikuar si një faktor kyç i lëndimeve nga aksidentet në rrugë, duke ndikuar si në rrezikun e një aksidenti në rrugë ashtu edhe në ashpërsinë e lëndimeve që vijnë nga aksidentet.

Rrugët me 30KM/h janë më të sigurta dhe më të shëndetshme.

Rrugët me 30KM/h na mbrojnë të gjithëve, sidomos ata që janë më të cenueshëm, si këmbësorët, çiklistët, fëmijët, të moshuari dhe personat me aftësi të kufizuara. Rrugët me 30KM/h, aty ku njerëzit dhe trafiku bashkohen, ndihmon në parandalimin aksidenteve me fatalitet, dhe promovon aktivitetin fizik sepse kur rrugët janë të sigurta, njerëzit ecin dhe ngasin me biçikletë.

Rrugët me 30KM/h janë të gjelbër.

Rrugët me 30KM/h janë vitale në përpjekjen për ndryshim të lëvizshmërisë me zero emetim të karbonit. Rrugët që promovojnë ecje dhe çiklizëm të sigurte mund të reduktojnë varësinë nga veturat dhe emetimin e dëmshëm të automjeteve të cilat kontribuojnë në ndryshimin klimatik. Për të mbrojtur ambientin, njerëzit kanë nevojë për siguri, rrugët me shpejtësi të ulët të cilat inkurajojnë përzgjedhjen e transportit të qëndrueshëm.

Rrugët me 30KM/h janë më të përshtatshëm për jetesë.

Rrugët të përshtatshme për jetesë, të mundësuar nga shpejtësia e ulët, janë zemra e Agjendës për Zhvillim të Qëndrueshëm 2030, dhe mund të ndihmojë në arritjen e qëllimeve. Në momentin që rikthehemi nga pandemia COVID-19, gjithsecili duhet të përfitoj nga rrugët me shpejtësi të ulët, kështu që ata jo vetëm që mbijetojnë, por gjithashtu të triumfojnë. Rrugët  me 30KM/h janë rrugët për jetesë.

Nëpërmjet kësaj kampanje, ne i bëjmë thirrje vendimmarrësve për ndryshimin e kufizimit të shpejtësisë në 30KM/h aty ku njerëzit jetojnë, punojnë, dhe luajnë.

Nëse edhe ju e dëshironi 30-shin, si shpejtësi maksimale të lejuar, sikurse edhe ne, bashkohuni kampanjës tonë që të mundësojmë realizimin e këtij ndryshimi të shpejtësisë në 30KM/h, si normë për qytetet në mbarë botën.

Përmes kësaj kampanje, ju do të keni mundësi që të etiketoni (tag) kryetarin e komunës tuaj (në postimin më poshtë), kësisoj të arrijmë të marrim vëmendjen e tyre për qëllimin tonë të përbashkët, për rrugët më të sigurta duke ndryshuar shpejtësinë e lejuar në 30KM/h në të gjitha zonat e banuara.

Kjo kampanjë është mbështetur nga “FIA ROAD SAFETY GRANTS PROGRAMME” e koordinuar nga “FIA FOUNDATION”.

Decanit-4

Ligjeratat e radhës në Pejë, Skenderaj, Deçan, Dragash dhe Novobërd

Vazhdojnë ligjeratat dhe shpërndarja e pakove në kuadër projektit “Stay Safe”.

Degët e Kryqit të Kuq të Kosovës që përfituan nga ligjeratat si dhe pakot nga ky projekt, janë: Dega në Pejë, Skenderaj, Decan, Dragash dhe Novobërd.

Janë vizituar degët e lartëpërmendura të Kryqit të Kuq me ligjerata dhe produkte esenciale për të mbrojtur vetvetën në radhë të parë, dhe për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Për më tepër, në kuadër të këtij projekti do të përfitojnë edhe degë tjera të Kryqit të Kuq të Kosovës, ku do të shpërndahen gjithsej 4500 pako.

Klinë

Ligjeratat e radhës në Klinë dhe Fushë Kosovë

Vazhdojnë ligjeratat dhe shpërndarja e pakove në kuadër projektit “Stay Safe”.

Degët e Kryqit të Kuq të Kosovës që përfituan nga ligjeratat si dhe pakot nga ky projekt, janë: Dega në Klinë dhe Fushë Kosovë.

Janë vizituar degët e lartëpërmendura të Kryqit të Kuq me ligjerata dhe produkte esenciale për të mbrojtur vetvetën në radhë të parë, dhe për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Për më tepër, në kuadër të këtij projekti do të përfitojnë edhe degë tjera të Kryqit të Kuq të Kosovës, ku do të shpërndahen gjithsej 4500 pako.

Malisheve-9

Ligjeratat e radhës në Istog dhe Malishevë

Vazhdojnë ligjeratat dhe shpërndarja e pakove në kuadër projektit “Stay Safe”.

Degët e Kryqit të Kuq të Kosovës që përfituan nga ligjeratat si dhe pakot nga ky projekt, janë: Dega në Istog dhe Malishevë.

Degët e Kryqit të Kuq të lartpërmendura janë vizituar javën që lam pas, me ligjerata dhe produkte esenciale për të mbrojtur vetveten në radhë të parë, dhe për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Për më tepër, në kuadër të këtij projekti do të përfitojnë edhe degë tjera të Kryqit të Kuq të Kosovës, ku do të shpërndahen gjithsej 4500 pako.

Drenas

Ligjeratat e radhës në Mitrovicë dhe Drenas

Vazhdojnë ligjeratat dhe shpërndarja e pakove në kuadër projektit “Stay Safe”.

Degët e Kryqit të Kuq të Kosovës që përfituan nga ligjeratat si dhe pakot nga ky projekt, janë: Dega në Mitrovicë dhe Drenas.

Degët e Kryqit të Kuq të lartpërmendura janë vizituar javën që lam pas, me ligjerata dhe produkte esenciale për të mbrojtur vetveten në radhë të parë, dhe për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Për më tepër, në kuadër të këtij projekti do të përfitojnë edhe degë tjera të Kryqit të Kuq të Kosovës, ku do të shpërndahen gjithsej 4500 pako.

Lipjan

Ligjeratat në Kaçanik dhe Lipjan

Vazhdojnë ligjeratat dhe shpërndarja e pakove në kuadër projektit “Stay Safe”.

Degët e Kryqit të Kuq të Kosovës që përfituan nga ligjeratat si dhe pakot nga ky projekt, janë: Dega në Kaçanik dhe Lipjan.

Dega e Kryqit të Kuq në Kaçanik është vizituar me datën 06.01.2021, ndërsa dega në Lipjan është vizituar me datën 08.01.2021

Për më tepër, në kuadër të këtij projekti do të përfitojnë edhe degë tjera të Kryqit të Kuq të Kosovës, ku do të shpërndahen gjithsej 4500 pako.

Ligjeratat e radhës në Gjilan, Gjakovë dhe Prizren

Vazhdojnë ligjeratat dhe shpërndarja e pakove në kuadër projektit “Stay Safe”.

Degët e Kryqit të Kuq të Kosovës që përfituan nga ligjeratat si dhe pakot nga ky projekt, janë: Dega në Gjilan, Gjakovë dhe Prizren.

Për më tepër, në kuadër të këtij projekti do të përfitojnë edhe degë tjera të Kryqit të Kuq të Kosovës, ku do të shpërndahen gjithsej 4500 pako.

Dega Ferizaj

Vazhdojnë ligjeratat e projektit “Stay Safe”

Vazhdojnë ligjeratat dhe shpërndarja e pakove në kuadër projektit “Stay Safe”.

Degët e Kryqit të Kuq të Kosovës që përfituan nga ligjeratat si dhe pakot nga ky projekt, janë: Dega në Ferizaj, Obiliq dhe Podujevë.

Për më tepër, në kuadër të këtij projekti do të përfitojnë edhe degë tjera të Kryqit të Kuq të Kosovës, ku do të shpërndahen gjithsej 4500 pako.

kta-coronavirus-pako

KTA fillon projektin “STAY SAFE”

KTA në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Kosovës fillojne kampanjën për vetëdijësimin e kandidatëve të rinj për shofer, rreth masave mbrojtëse kundër COVID-19.

Kosova Touring Assistance – KTA, si anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit – FIA, e cila si fokus kryesor ka Mobilitetin, ka filluar projektin e radhës “Stay Safe” së bashku me Kryqin e Kuq të Kosovës.

Kosova Touring Assistance (KTA) së bashku me Kryqin e Kuq të Kosovës e filluan këtë inciativë në mënyrë që direkt të ndikojë në rritjen e vetëdijesimit në mbrojtjen kundër  Coronavirusit, e në veçanti tek kandidatët për shofer   të cilët po ashtu janë të rrezikuar nga COVID-19.

Kjo do të vlejë për kandidatët të cilët do t’i ndjekin trajnimet e ndihmës së parë në Kryqin e Kuq të Kosovës gjatë muajit dhjetor dhe janar 2021, ndërkaq secili kandidat do ta përfitojë nga një pako prej 4500 sosh.

KTA së bashku me Kryqin e Kuq të Kosovës bën thirrje për respektimin e masave mbrojtëse sipas udhëzimeve të Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

rsz_kjo_eshte_rruga_ime_page_10

Përfundon kampanja “Kjo është rruga ime”

Siç edhe e dini, KTA i është bashkangjitur Aksionit Global duke përkrahur kampanjën “Kjo është rruga ime”. Në një periudhë 5 ditore kemi bërë shënjimin e vendkalimeve për këmbësorë në afërsi të disa shkollave në Komunën e Prizrenit, shënjim ky me një dizajn unik dhe atraktiv për fëmijët në veçanti.

Në aktivitetin e parë të këtij projekti u zgjodh Rr. Ilirët, në Prizren në afërsi të shkollës “Nazim Kollari”, vendkalim ky që është mirëpritur shumë nga nxënësit e asaj shkolle.

Në aktivitetin e dytë të kampanjës është synuar rruga Sylejman Vokshi, në Prizren, në afërsi të shkollës “Fadil Hisari”.

Aktiviteti i tretë i kampanjës “Kjo është rruga ime”, ku KTA aktivitetin e saj e ka zvhilluar në Radio Dukagjini në Emisionin “Radar – Me Edita Dolin” ku dëgjuesit patën mundësi të raportojnë për rrugë të pasigurta, dhe quditërisht ishte një interesim i jashtëzakonshëm, dhe sipas stafit të Radio Dukagjinit linjat janë bllokuar sepse ishin mbi 4 mijë thirrje.

Me qëllim që të përhapim vetëdijen te të gjithë pjesëmarrësit të trafikut rrugor për shkaktarin numër një të vdekjeve, aktiviteti i katërt i kampanjës është zhvilluar në rrugën Ahmet Prishtina, pranë shkollës “Lekë Dukagjini”, vendkalim ky që u mbush plot me ngjyra.

Në aktivitetin e 5-të, në përkrahje të kampanjës “Kjo është rruga ime”, KTA zgjodhi shënjimin e rrugës Petrit Bytyqi në Prizren, në afërsi të shkollës speciale “Lef Nosi”.

Duke ju bashkuar thirrjës që të gjithë kemi të drejtë të përdorim rrugë të sigurta, për aktivitetin e saj të 6-të, KTA zgjodhi shënjimin e rrugës Ali Hadri në Prizren, në afërsi të shkollës “Abdyl Frashëri”.

Ndërsa për të përmbyllur me sukses të plotë kampanjën pesë ditore, KTA zgjodhi rrugën Hafiz Ismail Haki, në Prizren në afërsi të shkollës “Motrat Qiriazi”.

Gjithsesi, edhe pse projekti i kësaj kampanje përfundoj, KTA në koordinim me fija, premtojmë se nuk do të ndalemi duke promovuar kampanja tjera të sigurisë në rrugë, duke u munduar maksimalisht që të ulim sa më shumë vdekjet dhe aksidentet në rrugë.