kta-kryqi-i-kuq-kosova

Mbahet ligjerata e parë në kuadër të projektit”STAY SAFE”

Ditë më parë është filluar projekti “STAY SAFE” nga KTA në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Kosovës, projekt ky i mbështetur nga FIA Road Safety Grant Programme.

Përpos ligjeratave të ndihmës së parë dhe ligjeratës rreth masave mbrojtëse kundër COVID-19, kandidatëve për patent shofer u janë shpërndarë pako me produkte mbrojtëse kundër COVID-19 (maska, dorëza dhe dezinfektues), në degën e Kruqit të Kuq në Prishtinë.

KTA dhe Kryqi i Kuq dhe më tutje i bashkohen thirrjes së IKSHPK për respektimin e masave mbrojtëse kundër COVID-19, kështu duke mbrojtur vetvetën dhe të tjerët.

kta-coronavirus-pako

KTA fillon projektin “STAY SAFE”

KTA në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Kosovës fillojne kampanjën për vetëdijësimin e kandidatëve të rinj për shofer, rreth masave mbrojtëse kundër COVID-19.

Kosova Touring Assistance – KTA, si anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit – FIA, e cila si fokus kryesor ka Mobilitetin, ka filluar projektin e radhës “Stay Safe” së bashku me Kryqin e Kuq të Kosovës.

Kosova Touring Assistance (KTA) së bashku me Kryqin e Kuq të Kosovës e filluan këtë inciativë në mënyrë që direkt të ndikojë në rritjen e vetëdijesimit në mbrojtjen kundër  Coronavirusit, e në veçanti tek kandidatët për shofer   të cilët po ashtu janë të rrezikuar nga COVID-19.

Kosova Touring Assistance (KTA) së bashku me Kryqin e Kuq të Kosovës e filluan këtë inciativë në mënyrë që direkt të ndikojë në rritjen e vetëdijesimit në mbrojtjen kundër  Coronavirusit, e në veçanti tek kandidatët për shofer   të cilët po ashtu janë të rrezikuar nga COVID-19.

Kjo do të vlejë për kandidatët të cilët do t’i ndjekin trajnimet e ndihmës së parë në Kryqin e Kuq të Kosovës gjatë muajit dhjetor dhe janar 2021, ndërkaq secili kandidat do ta përfitojë nga një pako prej 4500 sosh.

KTA së bashku me Kryqin e Kuq të Kosovës bën thirrje për respektimin e masave mbrojtëse sipas udhëzimeve të Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike të Kosovës.