rs_award

NDËRTIMI I NJË KULTURE TË LËVIZJES SË SIGURT

Duke i bërë rrugët tona me të sigurta për të gjithë është në objektiv kyç për klubet anëtare të FIA-së të cilat janë dorëzuar 18 projekte për kategorinë e sigurisë rrugore për FIA Presdient’s Award, duke festuar anagazhimin e klubeve për të sjelle ndryshme pozitive për komunitetin e FIA-se dhe shoqërine në tërësi.

Çmimi i Presidentit të FIA-s për Sigurinë Rrugore synon te vë në pah ndërhyrjen më efektive nga një klub anëtar i FIA-s për të përmirësuar sigurinë rrugore dhe për të ndërtuar një kulturë të lëvizshmërisë së sigurt, duke kontribuar në reduktimin e vdekjeve në rrugë.
Si pjesë e 18 projekteve të marra për këtë çmim, 9 u fokusuan në sigurinë e fëmijëve, lëvizshmërinë për të moshuarit, edukimin për ndihmën e parë dhe mirëmbajtjen e automjeteve

Mësoni më poshtë për projektin tonë

Për të përmirësuar njohuritë për hapat bazë të ndihmës së parë dhe veprimet që duhen ndërmarrë në rast emergjence në rrugë dhe para mbërritjes së një ambulance, Kosova Touring Assistance (KTA) shtoi një seksion të Ndihmës së Parë në aplikacionin ekzistues të KTA-së. Për ta mbushur këtë opcion të ri me përmbajtje të qartë dhe të kuptueshme, KTA-ja prodhoi një seri prej nëntë videosh të animuara mbi ndihmën e parë. Duke përshkruar hapat e ndihmës së parë që duhet të ndërmerren gjatë pritjes së mbërritjes së shërbimeve të urgjencës, këto video u mundësojnë përdoruesve të aplikacionit të trajnohen – pasi njohuritë bazë të ndihmës së parë mund të shpëtojnë në mënyrë efektive jetë – ose të udhëzohen kur përballen me një situatë emergjente. Për të promovuar veçorinë e re të aplikacionit të saj dhe për të inkurajuar më shumë njerëz që ta përdorin atë, KTA-ja nisi një fushatë ndërgjegjësimi për ndihmën e parë, duke përfshirë dhuratat me Paketën e Ndihmës së Parë për ata që e kanë shkarkuar aplikacionin dhe kanë parë dhe vlerësuar videot.

Link:

natalie

FIA emëron një CEO për herë të parë

FIA ka emëruar për herë të parë një CEO në krye të Federatës dhe në këtë post do të jetë Natalie Robyn.

Duke iu bashkuar FIA-s në të ardhmen e afërt, Natalie me origjinë amerikane është një drejtuese ekzekutive kryesore ndërkombëtare me mbi 15 vite eksperiencë në sektorin automotiv dhe financiar. Përpara se t’i bashkohej Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, ajo ka mbajtur shumë poste të larta drejtuese në Volvo, Nissan dhe DaimlerChrysler.

Në këtë rol të ri, ajo do të jetë përgjegjëse për funksionimin e suksesshëm dhe performancën financiare të një administrate të integruar dhe të harmonizuar të FIA-s, si dhe drejtimin e strategjisë së përgjithshme për të ofruar vizionin e drejtuesve për reformimin e Federatës.

Gjithashtu, Natalie do të zhvillojë plane të reja të rritjes tregtare për të rritur dhe diversifikuar burimet e të ardhurave të FIA-s, duke siguruar stabilitet financiar për të ofruar më shumë burime për anëtarët tanë.

Duke komentuar emërimin, Presidenti i FIA-s Mohammed Ben Sulayem tha: “Emërimi i Natalie Robyn si CEO-ja jonë e parë është një moment transformues për Federatën tonë. Përvoja dhe eksperienca si drejtuese do të jenë vendimtare për përmirësimin e financave, qeverisjes dhe operacioneve tona. Ajo ka një histori suksesi të vërtetuar si në aspektin e rritjes, ashtu edhe në atë të drejtimit ekzekutiv dhe këto janë një aset jashtëzakonisht i vlefshëm për FIA-n dhe anëtarët tanë dhe unë e mirëpres atë në ekip.”

Ndërsa, Natalie Robyn tha: “Jam i lumtur që jam emëruar CEO i parë i FIA-s në një kohë kaq të rëndësishme dhe emocionuese për Federatën. Mezi pres të punoj me anëtarët, ekipin e lartë drejtues dhe Presidentin për të ofruar vizionin e tyre të reformës dhe rritjes”.

AL_FIA_05_ROAD_SAFETY_1x1 (1)

Vozit me kujdes!

Sot FIA Region I dhe KTA si pjesë e saj filloi kampanjën për siguri në komunikacion ”Vozitni me Kujdes”. Kampanja bën thirrje për përdoruesit e rrugës të respektojnë njërin tjetrin duke respektuar të gjitha rregullat e trafikut si kufizimi I shpejtesise, semaforin, udhëkryqet.

Duke u bazuar ne qasjen e sistemit të sigurisë drejt sigurisë rrugore, për të gjithë përdoruesit e rrugës përgjegjesia është e të gjithëve për përndalimin e aksidenteve rrugore. Me rritje e transporteve te ndryshme në rrugë, respektimi I rregullave të trafikut po bëhet me vendimtare për një bashkëjetesë të sigurte për gjithë përdoruesit e rrugës.

FIA Region I dhe anëtarët e saj synojnë të inkurajojnë një sjellje më të sigurt drejtimi përmes fushatës “Vozitini me kujdes”. “Si përdorues të rrugës, pavarësisht nëse jeni shofer, çiklist apo këmbësor, përdorimi i rrugës përfshin respekt dhe përgjegjësi të ndërsjellë për të krijuar një mjedis të sigurt transporti.

Të gjithë jemi pjesë e trafikut, edhe pse me kapacitete të ndryshme. Fushata e këtij viti bën thirrje për respekt dhe ndjeshmëri ndaj të tjerëve, duke e vendosur veten në vendin e një personi tjetër kur është në trafik”, tha Laurianne Krid, Drejtoresh e Përgjithshme e FIA-s për Rajonin I.

Rritja e sigurisë rrugore është një nga fushat kryesore të avokimit të FIA-s dhe FIA-s Rajoni I. Fushata Drive with Care është përkthyer në 23 gjuhë dhe do të shpërndahet në 21 vende në të gjithë Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Fushata e FIA Region I për Sigurinë Rrugore mbështetet nga Granti i FIA-s për Sigurinë Rrugore.

Rreth FIA Rajoni I

E themeluar në vitin 1904, Fédération Internationale de l’Automobile (FIA) bashkon organizatat kryesore kombëtare të automobilizmit nga 146 vende të botës dhe është organi qeverisës për botën e motorsportit. Zyra e FIA Rajonit I, me seli në Bruksel, është një organ konsumatori që përfshin 101 Klube Mobiliteti që përfaqësojnë mbi 36 milionë anëtarë nga e gjithë Evropa, Lindja e Mesme dhe Afrika.

Zyra e FIA Rajonit I synon:

  • Së pari, të sigurojë përfaqësim të fortë të interesave të Klubeve Anëtare Evropiane drejt

Institucionet e Bashkimit Evropian – për shembull për sigurinë rrugore, mbrojtjen e konsumatorëve,

mbrojtjen e mjedisit dhe promovimin e automobilizmit të qëndrueshëm;

  • Së dyti, për të krijuar lidhje dhe për të mbështetur shkëmbimin e praktikave më të mira ndërmjet anëtarëve në të gjithë Evropën, Afrikën dhe Lindjen e Mesme, dhe;
  • Së treti, të angazhohen në aktivitet te reja se bashku me klubet e mobilitetit përmes rajonit, siç është fushata e aksionit të FIA-s për Sigurinë Rrugore.
3 (1)

Ndihma e parë në rrugë

Një nga qëllimet kryesore të ndihmës së parë është shpëtimi i jetës. Për të ndihmuar një person në rast urgjence, duhet të jeni të qetë dhe jo nën presion, pasi mund të ndikojë negativisht në procesin e dhënies së ndihmës së parë.

Për të parë procesin e dhënies së ndihmës së parë në rrugë dhe se si ju duhet të ofroni ndihmë në mënyrë efektive, ju tani mund të shkarkoni aplikacionin e KTA-së.

▫ Të parët që e shkarkojnë aplikacionin, regjistrohen dhe e japin një vlerësim të aplikacionit, të parët bëhen fitues të kutisë së ndihmës së parë për vetura.

▫ Projekti “Ndihma e parë në rrugë” mbështetet nga FIA, dhe ju mundëson të mësoni më shumë rreth ndihmës së parë në rrugë.

Shkarkoni aplikacionin në App Store dhe Play Store:

App Store: https://apps.apple.com/si/app/kta-member/id1637093929

Play Store: https://play.google.com/store/apps/details?id=com.kta.ks.memberapp

#Kta #ktakosova #fia #fiafoundation #kosovotouringassistancee #roadsafety #firstaid

5.1

SIGURI PER TE GJITHE

Në pak sekonda ti mund të bëhesh fitues i kutisë së ndihmës së parë për vetura. Mësoni ndihmën e parë në aplikacionin KTA Member. Vleresoni videot dhe fitoni kuti të ndihmës së parë.

#FIA e mbështet këtë projekt, që ju të bëheni shpëtues jete një ditë!

Shkarkoni aplikacionin në App Store dhe Play Store:

App Store: https://apps.apple.com/si/app/kta-member/id1637093929

Play Store: https://play.google.com/store/apps/details…

5.1

Projekti “Ndihma e parë në rrugë”

Ndihma e parë është një nga hapat e parë në rast aksidenti rrugor, ndaj është shumë e rëndësishme si të reagoni në këto raste. Me rritjen e aksidenteve rrugore, është shumë e rëndësishme të dini se si të veproni në ato raste, qoftë për të ndihmuar dikë tjetër apo veten.

Në kuadër të projektit “Ndihma e parë në rrugë”, KTA sjell video me animacione të ndihmës së parë në rrugë, të cilat i gjeni në aplikacion. Përmes videove ju mund të mësoni në mënyrën më të mirë një proces bazë të dhënies së ndihmës së parë dhe se si të reagoni në rast aksidentesh.

Këto video mund t’i shikoni në aplikacionin e KTA-së edhe nese jeni anëtarë dhe jo anëtarë i KTA-së. Aplikacionin mund ta shkarkoni në App Store dhe Play Store.

KTA gjithashtu po ofron një lojë #giveaway me kuti të ndihmës së parë, për 260 personat e parë që marrin aplikacionin e KTA-së. E rëndësishme është që pas shikimit të videove të vlerësoni mësimet që keni mësuar përmes videove të animuara. Butonin e vlerësimit të videos e gjeni në fund të faqes së ndihmës së parë në aplikacion.

Mos harroni se mësimi dhe rikujtimi i masave të ndihmës së parë na bëjnë të aftë të reagojmë në situata emergjente.

Ky projekt mbështetet nga FIA dhe implementohet nga KTA, mësimet të ndihmës së parë në rrugë janë realizuar me ndihmën dhe aprovimit të bashkëpunëtorit tonë- Qendrën e Mjekësisë Familjare Prishtinë-QKMF.

⬇️ Shkarkoni aplikacionin në App Store dhe Play Store:

📱App Store: ‎KTA Member
📱Play Store: KTA Member – Apps on Google Play

Untitled design

THE FUTURE IS BRIGHT

#FIAeConfer22
 
FIA ka mbajtur e-conferencen e rradhes #FIAeConf22 ku u mbajnë gjatë 5-6 Korriku 2022, në këtë konference kanë marrë pjesë 700 delegate nga 120 shtet, ku KTA si anëtare e saj ka marrë pjesë me dy delegatë të saj.
FIA E-conference 2022 u mbajtë në Paris me një format te ri elegant të sesioneve dinamike që eksploruan një sërë fushash kyçe të zhvillimit për Anëtarët e Mobilitetit dhe Motor Sport.
Dita e dytë e eKonferencës FIA 2022 u hap me një vështrim në ritmin e rimëkëmbjes së turizmit dhe theksoi mundësitë e biznesit për anëtarët e FIA. Diskutimet u fokusuan në atë se si anetarët e moblititetit dhe motor sportit mund të përfitojnë nga përmirësimi, dixhitalizimi dhe bashkëpunimi me kolegët.
 
Dita e fundit u mbyll me një mesazh frymëzues nga Presidenti i FIA-s Mohammed Ben Sulayem se “E ardhmja është e ndritshme për ne. Ne nuk mund të mbështetemi vetëm tek FIA, duhet të mbështetemi te anëtarët, së bashku.”
Screenshot (8)

Ftesë për ofertë

Lënda – Zgjerimi/plotesimi I aplikacionit ekzistues

Projekti – Ndihma e parë në rrugë

Zhvillimi I aplikacionit  ekzistues per qellime te projektit

Qellimi –zhvillimi/plotesimit te aplikacionit ekzistues I cili eshte I ndertuar per telefonat te mencur (IOS/Android ) ne teknologjine IONIC (cross-platform ) ku do te shfaqen videot e animuara rreth ofrimit te ndihmes se pare ne rruge

Sasia: 1

Kushtet e ofertes :

  1. Oferta duhet te paraqitet ne Euro
  2. Certifikatën e regjistrimit /NUI të Kompanisë
  3. Oferta financiare e listuar për shërbimet
  4. CV e Kompanisë (portfolio apo dokument që tregon disa shembuj të punës).
  5. Kontakti: e-mail, numri i telefonit të Kompanisë

Të gjithë ofertuesit duhet t’i plotësojnë kriteret thelbësore.

Plotësimi i specifikacionit të kërkuar

Pas plotësimit të kritereve te lartpermendura, çmimi më i lirë

Oferta mund të dërgohet në email [email protected]

Screenshot (8)

Ftesë për ofertë

Lënda – Realizimi I videove të projektit

Projekti – Ndihma e parë në rrugë

Realizimin e materialeve  (krijimin vizuele të mësimeve ) për qëllime të projektit.

Qëllim I projektit krijimi I materialit vizuele mbi ndihmën e parë në raste aksidenti. Materiali duhet siguroje në mënyre të qartë dhe të duhur mësimet mbi ndihmën e parë . Materiale duhet të realizohen me animacion dhe me titra në gjuhën shqipe .

Sasia: 1-10

Kushtet e ofertes :

  1. Oferta duhet te paraqitet ne Euro
  2. Certifikatën e regjistrimit /NUI të Kompanisë
  3. Oferta financiare e listuar për shërbimet
  4. CV e Kompanisë (video, broshura, postera, portfolio apo dokument që tregon disa shembuj të punës).
  5. Kontakti: e-mail, numri i telefonit të Kompanisë

Të gjithë ofertuesit duhet t’i plotësojnë kriteret thelbësore.

Plotësimi i specifikacionit të kërkuar

Pas plotësimit të kritereve te lartpermendura, çmimi më i lirë

Oferta mund të dërgohet në email [email protected]

air-conditioning-ventilation-skoda-car-jpg-e1564355746545

Lloje te kondicionerëve/klimave në veturë

Ekzistojnë 3 sisteme te ftohësit te ajrit : sistemi manual , sistemi gjysmë manual dhe automatik.

Sistemi manual i kondicionerëve

Me kondicionerin manual, ju duhet te vendosni vete temperaturën . Kondicioneri i ajrit nuk i përgjigjet automatikisht rritjes ose uljes se temperaturës në veture.  Nëse ju keni nxehte, ktheni klimën në të ftohtë dhe lëreni të fryje sa më shumë.

Sistemi gjysmë automatik

Me sistem gjysme automatik të kondicionerit i cili ndryshe quhet klimatik – vete sistemi monitoron temperaturën në veture, por ju duhet vetë të vendosni manualisht që të fryje ftoftë apo nxehtë.

Një kondicioner gjysme automatik monitoron temperaturën duke përdor sensorë qe krahasojnë temperaturën e caktuar me temperaturën me temperaturën ne vende te ndryshme ne veture, si afër ventilatorëve ashtu dhe larg .

Sistem i klimës plotësisht automatike

Kondicionerët plotësisht automatike quhet edhe kontroll i klimës. Ata kanë një gamë të gjerë të sensorëve me të cilët ata vetë rregullojnë menaxhimin optimal të klimës në brendësi të makinës (prandaj quhet ‘kontrolli i klimës’). Sistemi lexon dhe peshon të gjitha llojet e të dhënave për të siguruar temperaturën e duhur. Për shembull, shpejtësia e automjetit, shpejtësia e motorit, cilësia e ajrit dhe rrezatimi nga dielli zbulohen dhe përdoren. Ju vetëm duhet të vendosni vetë temperaturën e dëshiruar të brendshme. Sistemi më pas llogarit vazhdimisht atë që është e nevojshme për sa i përket rrjedhës së ajrit dhe temperaturës së ajrit për të ruajtur atë temperaturë.

Burim i informacionit : anwb