FIA-1_OK-2

Koronavirusi: FIA po monitoron nga afër situatën.

Frika e përhapjes globale të koronavirus që ka shpërthyer në Kinë, ka shqetësuar edhe FIA-n. Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit që është organi drejtues i të gjitha garave sportive me makina në botë, ka reaguar sot në lidhje me këtë situatë shumë të vështirë. “Pas epidemisë së koronavirusit që shpërtheu në Kinë në fillim të vitit, FIA po ndjek nga afër situatën në zhvillim me autoritetet përkatëse dhe klubet e saj anëtare, nën drejtimin e Presidentit të Komisionit Mjekësor të FIA-s, profesor Gérard Saillant. FIA do të vlerësojë kalendarin e garave të ardhshme dhe nëse është e nevojshme, do të ndërmarrë ndonjë veprim që kërkohet për të ndihmuar në mbrojtjen e komunitetit global të motorsportit dhe publikut më të gjerë”, thuhet në njoftimin e fundit të FIA-s.

Euro-Ncap_Ok

Euro NCAP gjatë vitit 2019

Programi Evropian i Vlerësimit të Makinave të Reja, “Euro NCAP”, ka publikuar një përmbledhje të statistikave dhe fakteve të punës së vet gjatë 2019-ës, një prej viteve më të ngarkuara të punës së këtij programi që prej krijimit në 1996-ën. Gjithashtu, ka bërë të ditur edhe sfidat që e presin në vitet në vazhdim.

Më poshtë disa prej statistikave të Euro NCAP gjatë 2019-ës:

-Janë testuar 55 makina që përfaqësojnë 26 kompani të ndryshme prodhimi.

-92% e automjeteve të shitura në Evropë vitin e kaluar kishin një vlerësim të vlefshëm Euro NCAP.

-Rreth 75% e makinave të testuara, arritën vlerësimin më të lartë të sigurisë me pesë yje.

-Frenimi Autonom i Emergjencës (AEB) për ndikimin nga makina në makinë, ishte standard për rreth 90% të automjeteve.

-Gjurmimi i çiklistëve ishte standard në 80% të makinave të reja të testuara.

Viti 2020 sjell teste të reja për sigurinë e përplasjeve dhe shmangien e aksidenteve dhe për herë të parë, vlerësim për mbijetesën pas aksidentit, me makina që do të shpërblehen për aksesorët që lejojnë shpëtimin e sigurt dhe të shpejtë të njerëzve. Euro NCAP do të inkurajojë prodhuesit e makinave të vazhdojnë të ofrojnë nivelet më të larta të sigurisë për klientët e tyre dhe të sigurojnë që konsumatorët të mund të mbështeten në vlerësimet e tij për këshillat më të mira të sigurisë.

cover2 (1)

FIA lanson videon për vendparkimin e personave me aftësi të kufizuara

Mbështetur nga Komisioni për aftësi dhe qasje të kufizuar i FIA-së, video synon të rrisë vetëdijën dhe të ndalojë keqpërdorimin e vendeve të parkimit për vetura me aftësi të kufizuar.

Si pjesë e punës të Komisionit për aftësi të kufizuar i FIA-së, për cështje të lëvizjes cdo ditë për ata me lëvizshmëri të kufizuar komisioni ka prodhuar videon “A DO TË ?”.Një video që targeton keqpërdorimet dhe abuzimin e hapërsirave të parkimit të makinave me aftësi të kufizuara.

Qëllimi “A do të ?” nuk është vetëm ilustrojë ndikimin që ka ky veprim tek drejtuesit me aftësi të kufizuara, por edhe të ndalojë këtë veprim duke krahasuar keqpërdorimin e hapësirave të parkimit të automjeteve me aftësi të kufizuara me sjelljet e tjera te këqija të shoqërisë.

FIA,përmes Komisionit të saj të aftësisë dhe qasjes së kufizuar, e kryesuar nga shoferi garash tetraplegjikë Nathalie McGloin, është angazhuar të promojë zgjidhje të aksesueshme dhe gjithëpërfshirësë të transportit për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Përmes rrjetit global të klubeve anëtare të FIA dhe ekspertizës së tyre në këtë fushë, komisioni punon për të siguruar që përdoruesit e cënueshëm të rrugës kanë një të drejtë të barabartë për lëvizjen personale dhe përfitimet e plota të transportit

gjoba-trafiku_1527775700-8855929

Dënimet në trafik mund t’i paguani në çdo stacion Policor

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Rashit Qalaj priti në takim kryeshefin ekzekutiv të Postës së Kosovës Sh.A., z. Shefqet Avdija, me ç ‘rast nënshkruan edhe marrëveshje të bashkëpunimit për vendosjen e POS-ve në objektet dhe veturat policore, në mënyrë që qytetarët të paguajnë pagesat e gjobave për kundërvajtje edhe me kartela bankare.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjes, tash e tutje,secili që gjobitet në trafi, mund t’i paguajë gjobat në secilin Stacion Policor.

deflogo_fiaafe_rgb_pos_0

“Sportet për Mjedisin”, FIA dhe Formula 1 nënshkruajnë draftin e Kombeve të Bashkuara

FIA dhe Formula 1 kanë bërë të ditur sot se kanë firmosur Kuadrin e Veprimit të Kombeve të Bashkuara, “Sportet për Mjedisin”. Ky veprim është në vazhdën e një përkushtimi të fortë dhe të qëndrueshëm të FIA-s për qëndrueshmërinë mjedisore, ndërsa në Nëntor 2019 u njoftua se Formula 1 do të jetë një sport me emetim zero të karbonit deri në 2030-ën.

Për tu vlerësuar si nënshkrues, një organizatë duhet ti përmbahet pesë parimeve të mëposhtme:

1.Të ndërmarrë përpjekje sistematike për të promovuar përgjegjësi më të madhe mjedisore;

2.Të ulë ndikimin e përgjithshëm mjedisor;

3.Të edukojë për veprimet mjedisore;

4.Të promovojë konsumin e qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm;

5.Të jetë avokat për aksionin mjedisor përmes komunikimit.

Aksioni global mjedisor dhe synimi i Formula 1 për të pasur emetim zero të karbonit deri në 2030-ën, i plotësojnë këto kërkesa. Ky njoftim sinjalizon qëllimin e qartë në emër të të dy subjekteve për të zbatuar parimet e përcaktuara në Kuadrin e Veprimit “Sportet për Mjedisin” dhe angazhimin e tyre për të punuar në bashkëpunim me palët e tjera globale të kësaj fushe për të zhvilluar, zbatuar dhe forcuar axhendën e aksionit mjedisor në sport.

Presidenti i FIA-s, Jean Todt tha: “Si Federatë Ndërkombëtare e përbërë nga 244 anëtarë në 140 vende dhe lider në zhvillimin e motorsportit dhe lëvizshmërisë, ne jemi plotësisht të përkushtuar për mbrojtjen globale të mjedisit. Nënshkrimi i Kuadrit të Veprimit të Kombeve të Bashkuara, “Sportet për Mjedisin”, përforcon dëshirën që po rritet në Federatën tonë për shumë vite. Nga prezantimi i motorit hibrid në F1, e deri në krijimin e Komisionit të Mjedisit dhe Qëndrueshmërisë, i gjithë komuniteti i FIA-s ka investuar kohë, energji dhe financa në funksion të të rejave mjedisore. Ne synojmë të frymëzojmë ndërgjegjësim më të madh dhe praktika më të mira në standardet e qëndrueshme të motorsportit”.

Ndërsa, Kryetari dhe Drejtori Ekzekutiv i Formula 1, Chase Carey tha:

“Vitin e kaluar, Formula 1 lançoi strategjinë e saj të parë të qëndrueshmërisë duke njohur rolin e rëndësishëm që duhet të luajmë në trajtimin e ndryshimit të klimës. Veprimet që do të ndërmarrim në vitet në vazhdim do të zvogëlojnë emetimin tonë të karbonit dhe sigurojmë që do të ketë zero emetim karboni deri në vitin 2030. Ne jemi të kënaqur për t’u bashkuar me përpjekjet e Kombeve të Bashkuara në këtë fushë ​​dhe do të punojmë ngushtë me FIA-n, ekipet dhe partnerë për të siguruar që të zbatojmë planet tona dhe të implementojmë ndryshimin domethënës”

euro-ncap-best-in-class-cars-of-2019

MË I MIRI I MË TË MIRËVE TË 2019-së SIPAS EURO NCAP

Më 8 janar 2020, Euro NCAP publikoi veturën më të mirën të kategorisë për vitin 2019.

Çdo vit, Euro NCAP publikon një listë të atyre makinave që kanë performuar më së miri në kategoritë e tyre përkatëse. Vlerësimet e yjeve nuk mund të krahasohen drejtpërdrejt midis kategorive të ndryshme të automjeteve, kështu që është publikuar ‘Më i miri i kategorisë’ që tregon se cilat automjete kanë performuar më mirë sesa konkurrentët e tyre. Ndërsa kërkesat për çdo vlerësim të yjeve bëhen më të ashpra çdo vit, krahasimi “Më i mirë në kategori” bëhet vetëm brenda secilit vit kalendarik, në mënyrë që të gjitha automjetet të vlerësohen përkundrejt të njëjtave standarde.Për të përcaktuar më të mirën në klasë, bëhet një llogaritje e shumës së ponderuar të pikëve në secilën nga katër fushat e vlerësimit: okupatori i të rriturve, okupatori i fëmijëve, asistimi për këmbësorë dhe siguri. Kjo shumë përdoret si bazë për krahasimin e automjeteve. Makinat kualifikohen për “Më i miri i kategorisë” bazuar vetëm në vlerësimin e tyre me pajisje standarde të sigurisë. Vlerësimet shtesë në bazë të pajisjeve opsionale janë të përjashtuara.

Mercedes-Benz rimori kurorën e saj në kategorinë më të mirë në familjen e veturave të vogla. Mrekullueshëm, Mercedes-Benz nisi pesë automjete të tjera me pesë yje në vitin 2019, të gjitha me mbrojtje të jashtëzakonshme në aksident dhe shoferin teknologjik ndihmës.

Tesla gjithashtu bëri një paraqitje të fortë në vitin 2019: Tesla Model 3 kryesoi klasën e automjeteve ‘Elektrike dhe Hibrid’ dhe ndan vendin e parë në kategorinë e veturave të familjeve të mëdha me BMW 3 Series . Të dy makinat përfunduan me rezultate identike të përgjithshme, BMW doli më mirë në mbrojtjen e këmbësorëve, dhe Tesla në asistimin e sigurisë.

Në familjen e veturave të kombinuara të vogla,Subaru fitoi me Foreseter te ri , me përformance të shkëlqyer gjithëpërfshirëse. Me klasin e veturave supermini pati një barazim të veturave më të dashura dhe me të njohura në Europe, Audi A1 sport dhe më të shiturin Renault Clio .Gjenerata e tyre e fundit arriti në vitin 2019 dhe doli mirë në testet e Euro NCAP. Segmenti supermini qëndron si një segment më konkurres në treg, dhe fituesit meritojnë kredi të jashtëzakonshme për qëndrimin e tyre pa kompromis për sigurinë.

Pasqyra e më të mirit të kategorisë :

Makinë e madhe familjare: Tesla Model 3 & BMW 3 series      
Vendi i dyte: Skoda Octavia
Siperfaqe të vështira(i madh) : Tesla Model X
Vendi i dytë: Seat Tarraco
Veturë e vogël familjare: Mercedes Benz SLA
Vendi i dytë: Mazda 3
Veture e vogel MPV : Subaru Forester
Vendi i dytë: Mazda CX-30 & VW T-cross
Supermini : Audi a1 & Renault Clio
Vendi i dyte: Ford Puma
Hibrid & Elektrik : Tesla Model 3
Vendi i dytë: Tesla Model x
aksident3-600x360-1

Në 24h e fundit në trafikun rrugorë

Sipas Policise së Kosovës, në trafikun rrugor në Kosove në 24 orët e fundit (05/01/2020) jane këto të dhëna si më poshtë:

  • Aksident trafiku me fatalitet – 1
  • Aksident trafiku me te lenduar – 13
  • Aksident trafiku me dëme materiale – 28
  • Tiketa trafiku të shqiptuara – 1024