autostrada-Arben-Xhaferi1-770x433

AUTOSTRADA ”ARBËN XHAFERI”

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të mërkurën mori pjesë në përurimin e autostradës “Arbën Xhaferi”, e cila u mbajt nën patronatin e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ministri Lekaj duke iu adresuar  dhe uruar mirëseardhje zyrtarëve shtetëror e qytetarëve të pranishëm në këtë eveniment me rëndësi të madhe për ekonominë dhe qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, tha se kjo autostradë e lidhë Prishtinën me komunat tjera dhe Maqedoninë Veriore, e i hapë rrugë Kosovës drejt lidhjes me korridorin 10.

Ministri Lekaj duke i falënderuar djemtë dhe vajzat që punuan në ngritjen e këtij gjiganti infrastrukturor, tha se me dhembje kujtohen edhe ata që fatkeqësisht humbën jetën në punë.

Të gjithë personalitetet e pranishme në këtë përurim, e vlerësuan këtë autostradë si vlerë të lartë të arkitekturës infrastrukturore.

Autostrada “Arbën Xhaferi” është e gjatë 65.5 kilometra . Kjo autostradë ka urën më të gjatë në rajon me gjatësi prej 5.7 kilometra.

Autostrada “Arbën Xhaferi” do të lëshohet për qarkullim të lirë rrugor, sot prej orës 17:00. 

ARC Europe Adriatic Balkan Meeting

Takimi i rradhës i organizuar nga ARC EUROPE i cili është mbajtur në Shkup me datën 7 Maj 2019, ku nikoqir i këtij organizimi ishte klubi Maqedon, AMCM.

Në këtë takim morrën pjesë menaxhmenti i klubeve të regjionit ku si pjesë e saj ishte edhe Besart Zeka nga departamenti i IT-së nga KTA.

Në agjendën e diskutimit, mes të tjerash, theks të veçant kishin strategjite e fuqizimit të rrjetit me partnerët tanë në mbarë Evropën, tenderët që janë në proces si dhe tenderët e ardhshëm. Poashtu është diskutuar edhe digjitalizimi i shumë proceseve të asistencës rrugore me anë të cilës do të lehtësonte të gjitha palët.

Takimet dhe strategjitë e tilla dhe më shumë tregojnë që ne si klube të këtij regjioni, jemi shumë entuziast të vazhdojmë me ofrimin e shërbimeve të asistencës rrugore, me cilesi të lartë dhe të unifikuar në tërë Evropën.

Sigurisht, në këtë mikëpritje madhështore nga AMCM, nuk mungonte as darka e cila është organizuar një ditë para takimit, në një restaurant shumë të bukur në hyrje të qytetit të Shkupit.