social-fb-fia7

Java Globale e Sigurisë Rrugore – Love 30

KTA fillon kampanjën “LOVE 30” të siguri rrugore, në kuadër të “Javës Globale të Sigurisë Rrugore të UN-it”, e cila si fokus ka shpejtësinë të lejuar në zona urbane.

Qëllimi i kësaj kampanje është thirrja globale për vetëdijesim në kufizim të shpejtësisë në 30KM/h, ku përmes kësaj thirrje të përfshij komunitetin që të i bashkëngjitet këtij veprimi duke marrë vëmendjen e institucioneve relevante për ndërhyrje, veprim ky i cili do të reduktoj numrin e fataliteteve nga lëndimet të shkaktuara në trafik.

Duke limituar shpejtësinë e veturave në 30KM/h në rrugët ku janë të përfshirë njerëzit së bashku me trafikun, nuk kontribuojmë vetëm në siguri, por njëkohësisht mundësojmë ambient më të shëndetshëm, të gjelbër dhe më të përshtatshëm për jetesë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, faktori shpejtësi është identifikuar si një faktor kyç i lëndimeve nga aksidentet në rrugë, duke ndikuar si në rrezikun e një aksidenti në rrugë ashtu edhe në ashpërsinë e lëndimeve që vijnë nga aksidentet.

Rrugët me 30KM/h janë më të sigurta dhe më të shëndetshme.

Rrugët me 30KM/h na mbrojnë të gjithëve, sidomos ata që janë më të cenueshëm, si këmbësorët, çiklistët, fëmijët, të moshuari dhe personat me aftësi të kufizuara. Rrugët me 30KM/h, aty ku njerëzit dhe trafiku bashkohen, ndihmon në parandalimin aksidenteve me fatalitet, dhe promovon aktivitetin fizik sepse kur rrugët janë të sigurta, njerëzit ecin dhe ngasin me biçikletë.

Rrugët me 30KM/h janë të gjelbër.

Rrugët me 30KM/h janë vitale në përpjekjen për ndryshim të lëvizshmërisë me zero emetim të karbonit. Rrugët që promovojnë ecje dhe çiklizëm të sigurte mund të reduktojnë varësinë nga veturat dhe emetimin e dëmshëm të automjeteve të cilat kontribuojnë në ndryshimin klimatik. Për të mbrojtur ambientin, njerëzit kanë nevojë për siguri, rrugët me shpejtësi të ulët të cilat inkurajojnë përzgjedhjen e transportit të qëndrueshëm.

Rrugët me 30KM/h janë më të përshtatshëm për jetesë.

Rrugët të përshtatshme për jetesë, të mundësuar nga shpejtësia e ulët, janë zemra e Agjendës për Zhvillim të Qëndrueshëm 2030, dhe mund të ndihmojë në arritjen e qëllimeve. Në momentin që rikthehemi nga pandemia COVID-19, gjithsecili duhet të përfitoj nga rrugët me shpejtësi të ulët, kështu që ata jo vetëm që mbijetojnë, por gjithashtu të triumfojnë. Rrugët  me 30KM/h janë rrugët për jetesë.

Nëpërmjet kësaj kampanje, ne i bëjmë thirrje vendimmarrësve për ndryshimin e kufizimit të shpejtësisë në 30KM/h aty ku njerëzit jetojnë, punojnë, dhe luajnë.

Nëse edhe ju e dëshironi 30-shin, si shpejtësi maksimale të lejuar, sikurse edhe ne, bashkohuni kampanjës tonë që të mundësojmë realizimin e këtij ndryshimi të shpejtësisë në 30KM/h, si normë për qytetet në mbarë botën.

Përmes kësaj kampanje, ju do të keni mundësi që të etiketoni (tag) kryetarin e komunës tuaj (në postimin më poshtë), kësisoj të arrijmë të marrim vëmendjen e tyre për qëllimin tonë të përbashkët, për rrugët më të sigurta duke ndryshuar shpejtësinë e lejuar në 30KM/h në të gjitha zonat e banuara.

Kjo kampanjë është mbështetur nga “FIA ROAD SAFETY GRANTS PROGRAMME” e koordinuar nga “FIA FOUNDATION”.

rsz_kjo_eshte_rruga_ime_page_10

Përfundon kampanja “Kjo është rruga ime”

Siç edhe e dini, KTA i është bashkangjitur Aksionit Global duke përkrahur kampanjën “Kjo është rruga ime”. Në një periudhë 5 ditore kemi bërë shënjimin e vendkalimeve për këmbësorë në afërsi të disa shkollave në Komunën e Prizrenit, shënjim ky me një dizajn unik dhe atraktiv për fëmijët në veçanti.

Në aktivitetin e parë të këtij projekti u zgjodh Rr. Ilirët, në Prizren në afërsi të shkollës “Nazim Kollari”, vendkalim ky që është mirëpritur shumë nga nxënësit e asaj shkolle.

Në aktivitetin e dytë të kampanjës është synuar rruga Sylejman Vokshi, në Prizren, në afërsi të shkollës “Fadil Hisari”.

Aktiviteti i tretë i kampanjës “Kjo është rruga ime”, ku KTA aktivitetin e saj e ka zvhilluar në Radio Dukagjini në Emisionin “Radar – Me Edita Dolin” ku dëgjuesit patën mundësi të raportojnë për rrugë të pasigurta, dhe quditërisht ishte një interesim i jashtëzakonshëm, dhe sipas stafit të Radio Dukagjinit linjat janë bllokuar sepse ishin mbi 4 mijë thirrje.

Me qëllim që të përhapim vetëdijen te të gjithë pjesëmarrësit të trafikut rrugor për shkaktarin numër një të vdekjeve, aktiviteti i katërt i kampanjës është zhvilluar në rrugën Ahmet Prishtina, pranë shkollës “Lekë Dukagjini”, vendkalim ky që u mbush plot me ngjyra.

Në aktivitetin e 5-të, në përkrahje të kampanjës “Kjo është rruga ime”, KTA zgjodhi shënjimin e rrugës Petrit Bytyqi në Prizren, në afërsi të shkollës speciale “Lef Nosi”.

Duke ju bashkuar thirrjës që të gjithë kemi të drejtë të përdorim rrugë të sigurta, për aktivitetin e saj të 6-të, KTA zgjodhi shënjimin e rrugës Ali Hadri në Prizren, në afërsi të shkollës “Abdyl Frashëri”.

Ndërsa për të përmbyllur me sukses të plotë kampanjën pesë ditore, KTA zgjodhi rrugën Hafiz Ismail Haki, në Prizren në afërsi të shkollës “Motrat Qiriazi”.

Gjithsesi, edhe pse projekti i kësaj kampanje përfundoj, KTA në koordinim me fija, premtojmë se nuk do të ndalemi duke promovuar kampanja tjera të sigurisë në rrugë, duke u munduar maksimalisht që të ulim sa më shumë vdekjet dhe aksidentet në rrugë.

rsz_kjo_eshte_rruga_ime_page_10

Aktiviteti i radhës i kampanjës “Kjo është rruga ime”

Kampanja “Kjo është rruga ime“ brenda 15 min. pranon mbi 4000 thirrje nga qytetarët e Kosovës

Kampanja e KTA-së “Kjo është rruga ime“ e mbështetur nga FIA Road Safety Grant Program ka zhvilluar aktivitetin e saj në Radio Dukagjini në Emisionin Radar me Edita Dolin ku dëgjuesit patën mundësinë të raportojnë për rrugë të pasigurta.

Sipas statistikave të vitit 2019, në Kosovë kemi 113 persona të vdekur në trafikun rrugorë, ku gjithsej kemi 40 këmbësorë të vdekur dhe 1093 të lënduar, ku nga mosha 0 deri 12 vjeç, kemi 4 të vdekur dhe 202 të lënduar, nga mosha 13-18 vjeç kemi 1 të vdekur dhe 198 të lënduar, dhe nga mosha 19 vjeç e më shumë, kemi 35 të vdekur dhe 693 të lënduar.

KTA u bashkua me Aksionin Global për të mbështetur iniciativën e fushatës “Kjo është rruga ime” koordinuar nga fondacioni i FIA-s për të promovuar shëndetin në radhë të parë, të drejtat dhe të ardhmen e rinisë për prioretizimin e politikave për rrugë më të sigurta.

Kjo iniciativë, e mbështetur nga Programi i Garantëve të Sigurisë Rrugore FIA, me këtë nismë synojmë të përhapim vetëdijen te të gjithë pjesëmarrësit të trafikut rrugor për shkaktarin numër një të vdekjeve.
KTA-ja me këtë iniciative po bën përpjekje për të përmirësuar sigurinë rrugore, duke shënjuar vendkalime atraktive afër shkollave dhe duke adresuar problem të rrugëve të pasigurta që sot I dëgjuam në radio në emisionin Radar.

Gjatë emisionit Radar në kuadër të projektit “Kjo është rruga ime” ka pasur raportime të shumta, Ekipi I Radarit deklaron për 15 min. janë realizuar 20 thirrje ndërsa në redaksi kanë arritur mbi 4 mijë thirrje, kjo edhe njëherë dëshmon nevojën për intervenime të shumta dhe kërkesën e qytetarëve për përmirësimin e rrugëve të pasigurta.

KTA do ti adresoj dhe do të bëj presion që këto probleme të raportuara të merren parasysh nga institucionet përgjegjëse.

KTA bën thirrje për veprim nga autoritetet gjegjëse për përmirësimin e sigurisë rrugore dhe poashtu bën thirrje për kujdes në trafik, sepse fatkeqësisht 1.35 milion jetë po shuhen në botë si shkak i aksidenteve në trafik.

IMG_20201007_123934_255.jpeg

“Kjo është rruga ime” – SHFMU “Fadil Hisari”, Prizren

KTA realizon aktivitetin e saj të rradhës të kampanjës “Kjo është rruga ime”, në përputhje me planin e saj të veprimit.

Me një dizajn të bukur dhe kreativ, janë shenjëzuar vendkalimet për këmbësorë në Rr. Sylejman Vokshi në afërsi të Shkollës “Fadil Hisari”, në Prizren.

Për më tepër, kampanja “This is my street, është në koordinim me “FIA Foundation”, e pëkrahur nga “FIA Road Safety Grants Programme” për të promovuar shëndetin në rradhë të parë, të drejtat dhe të ardhmen e rinisë me theks në politika më të mira të sigurisë në rrugë.

FB_IMG_1601919093342.jpg

“Kjo është rruga ime” – SHFMU “Nazim Kokollari”

KTA realizon aktivitetin e saj të parë të kampanjës “Kjo është rruga ime”, në përputhje me planin e saj të veprimit.

Me një dizajn të bukur dhe kreativ, janë shenjëzuar vendkalimet për këmbësorë në Rr. Ilirët, në afërsi të Shkollës “Nazim Kokollari”, në Prizren.

Për më tepër, kampanja “This is my street”, është në koordinim me “FIA Foundation”, e pëkrahur nga “FIA Road Safety Grants Programme” për të promovuar shëndetin në rradhë të parë, të drejtat dhe të ardhmen e rinisë duke prioretizuar politika më të mira të sigurisë në rrugë.

1-min

“Kjo është rruga ime”

KTA i është bashkangjitur Aksionit Global duke përkrahur kampanjën “Kjo është rruga ime” të koordinuar nga “FIA Foundation” për të promovuar shëndetin në radhë të parë, të drejtat dhe të ardhmes së rinisë për prioretizimin e politikave për rrugë më të sigurta.


Kjo iniciativës e përkrahur nga “FIA Road Safety Grant Programme” ka për qëllim vetëdijesimin e të gjithë pjesëmarrëseve të komunikacionit për shkaktarin numër një të rreziqeve në komunikacion.

Sipas statistikave globale, çdo vit vdesin 250,000 fëmijë dhe të rinj si pasojë e aksidenteve të trafikut në rrugë. Aksidentet e trafikut në rrugë konsiderohen si shkaktari kryesorë i vdekjeve të fëmijëve mbi
moshën 5 vjeçare dhe adoleshentëve në mbarë botën. Që nga mbledhja e parë globale e Ministrave në konferencën e Sigurisë Rrugore të mbajtur në vitin 2009, rreth 2 milion fëmijë dhe të rinj kanë humbur jetën si pasoj e aksidenteve të trafikut, në gjithë botën, dhe 100 të tjerë janë lënduar. Pas Konferencës Globale të Ministrave për Sigurinë në Rruge të këtij viti, qeverisë tonë dhe të gjitha qeverive ne gjithë botën, i është bërë thirrja që të ulin numrin e fataliteteve në trafikun rrugor deri në vitin 2030.


Sipas statistikave të vitit 2019, në Kosovë kemi në total 40 këmbësorë të vdekur dhe 1093 të lënduar. Nga mosha 0 deri 12 vjeç, kemi gjithsej 4 të vdekur dhe 202 të lënduar, nga mosha 13-18 vjeç kemi gjithsej 1 të vdekur dhe 198 të lënduar, dhe mosha 19 vjeç e më shumë, kemi gjithsej 35 të vdekur dhe 693 të lënduar.
Pra, ne të gjithë e dimë që edukimi i fëmijëve si pjesëmarrës në trafik është shumë i rëndësishëm, poashtu është shumë e rëndësishme të kuptojmë kapacitetin e tyre e të kuptuarit.

KTA duke analizuar këto rrethana, dhe në bazë të disa kërkimeve të bëra, si ndërhyrje esenciale e ka cilësuar si të nevojshme ndërhyrjen për ngjyrosjen e vendkalimeve në afërsi të shkollave fillore, kësisoj duke e bërë më të qartë për fëmijë vendkalimin nga njëra anë e rrugës në anën tjetër, për të rritur
sigurinë e tyre që kalojnë çdo ditë.

Ngjyrosja e vendkalimeve do të karakterizohet me ngjyrim të përshtatshëm për fëmijë si dhe shoferët e automjeteve, duke synuar që të tërheq vëmendjen për kujdes adekuat të të dyja palëve si pjesëmarrës
të komunikacionit me një dizajn të bukur. Përpos suazave të kujdesit, kjo lloj e vëmendjes do të jetë atraktive për fëmijët duke i kontribuar sigurisë së përgjithshme të komunikacionit.

Ky projekt do të implentohet në Komunën e Prizrenit, në koordinim me organet gjegjëse të kësaj komune, me një plan të veprimit i cili do të filloj me datën 05.10.2020 dhe do të zgjasë deri me datën 09.10.2020.


Njëzëri, duke bërë thirrje edhe tek liderët tanë, të gjithë kemi të drejtë të përdorim rrugë të sigurta

#thisismystreet #fiafoundation #fiaroadsafetyprogramme #kta #ktakosova