FIA E-CONFERENCE 2020 LANÇON NJË LËVIZJE TË RE PËR MOTORSPORTIN DHE NJË PROGRAM BOTËROR PËR MOBILITETIN

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit organizoi konferencën e parë on-line e-Conference për Sportin dhe Mobilitetin nga 15 deri më 18 Qershor. Në këtë konferencë u regjistruan 1.000 delegatë nga 243 Klube Anëtare nga 146 shtete, për të punuar së bashku për të ardhmen e motorsportit dhe mobilitetit në të gjithë botën. Në këtë konferencë shumë të rëndësishme ndërkombëtare mori pjesë edhe KTA si anëtare e FIA-s

Për sa i përket motorsportit, “Qasja e re” e propozuar nga Presidenti i FIA-s Jean Todt u mbështet nga të gjithë pjesëmarrësit dhe do të jetë udhëzues për veprimet për një rifillim të mirë dhe një të ardhme të qëndrueshme të motorsportit. Qasja e re përfshin rregulla të miratuara kohët e fundit për të zvogëluar kostot, një reflektim në pozicionimin e kampionateve të FIA-s, modele më gjithëpërfshirëse të biznesit, rritjen e popullaritetit të motorsportit dhe aksesueshmërinë përmes pjesëmarrjes masive me disiplina të reja si Digital Motor Sport dhe gjithashtu një ftesë për të kontribuar me përgjegjësi në shoqëri. Presidenti i FIA-s nënvizoi se rifillimi i sezonit të motorsportit me Çmimin e Madh të Austrisë që do të zhvillohet dy javë radhazi krijon një mundësi të fortë për të rikthyer kënaqësinë e argëtimit për tifozët ndërsa kontribuon në rindërtimin e besimit dhe aktivitetit ekonomik në dobi të të gjithë punonjësve të motorsportit dhe palëve të interesuara.

Gjithashtu, u lançua një lëvizje e re “#PurposeDriven” për komunitetin e motorsportit. Si pjesë e lëvizjes, FIA do të përpiqet të veprojë si një katalizator dhe një udhëzues për objektivin dhe ambicien e sportit për të përshpejtuar me përgjegjësi kontributin e tij pozitiv për shoqërinë në të gjithë sektorët, përfshirë shëndetin, sigurinë, ekonominë, mjedisin, arsimin, gjithëpërfshirjen dhe diversitetin. Jean Todt ftoi të gjithë anëtarët e komunitetit të motorsportit që të angazhohen në një “Betim të Qëllimit” dhe të ndërmarrin veprime konkrete në këtë drejtim.

Gjatë seancave të Sportit, ish-Presidenti i Meksikës dhe Kryetari i Komisionit të Mjedisit dhe Qëndrueshmërisë së FIA-s, Felipe Calderón tërhoqi vëmendjen e audiencës për rëndësinë e promovimit të motorsportit dhe mobilitetit të qëndrueshëm në mënyrë që të kontribuojë në objektivat globale mjedisore. Nga ana e tij, Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino bëri një deklaratë të fortë për përgjegjësinë sociale të Federatave Ndërkombëtare të Sportit. Drejtori Menaxhues i F1, Ross Brawn ishte optimist se rregullat e reja financiare të prezantuara nga FIA do t’i ndihmojnë ekipet të ecin përpara.

Në aspektin e Mobilitetit, debatet nxorën në pah se kriza shëndetësore dhe izolimi kanë ndikuar fuqimisht në popullatën globale. Ndërsa u përshëndet përshtatshmëria e Klubeve Anëtare të Mobilitetit. Ato iu përgjigjën shpejt krizës dhe aktualisht janë në kërkim të investimeve të ardhshme. Ashtë lançuar një program i ri Mobiliteti në të gjithë botën që mund të përdoret si një hartë rrugore për Klubet Anëtare në vitet e ardhshme. Ai përfshin këshilla dhe ekspertizë të përkushtuar në mënyrë që të mbështesë Klubet e FIA-s në mënyrën më efikase. Për më tepër, folësit shtuan se mënyrat e transportit duhet të kombinohen në një mënyrë inteligjente. Sa i përket sigurisë rrugore, u theksua edhe një herë bindja se duhet ta bëjmë sigurinë një vlerë thelbësore të sistemit të transportit rrugor.

fia_flag_6_2_0

” TË NDËRTOJMË TË ARDHMEN SË BASHKU ” -FIA MBANË PËR HERË TË PARË E-CONFERENCE

Rrethanat me të cilat përballet bota po na mundësojnë të transformojmë Konferencën vjetore me anë të një ngjarje dixhitale, e para e këtij lloji në historinë e FIA, e cila po zhvillohet nga 15 deri më 18 qershor 2020, konferenca për moblititet dhe sport ishte përcaktuar të mbahej me Tajlandë, pershkak te pandemise është anuluar .

Nën temën “Te nderojme te ardhmen se bashku” e-Konferenca e FIA-s 2020 do te kombinoje programet e mobilitetit dhe Sportit duke bashkuar organizatat në të gjithë boten  lidhur rreth objektivave te perbashketa.

“Numërojmë rreth 850 pjesëmarrës që përfaqësojnë një pjesë të mirë të 243 organizatave anëtare të FIA-s nga 146 shtete së bashku edhe me stafin e FIA-s dhe folësit, që punojmë së bashku për të siguruar shëndet të vazhdueshëm për motorsportin dhe mobilitetin në të gjithë botën”, tha ndër të tjera Todt në fjalën e tij hapëse.

Presidenti I FIA-se , Presidenti i FIA-s identifikoi pesë synime kryesore për anëtarët në mënyrë që të ndërtojnë së bashku një të ardhme të ndritur.

  1. Përmirësimi i audiencës natyrore të FIA dhe klubeve të saj anëtare
  2. Ofroni nje marreveshje te re te motorsportit
  3. Merrrni pjese ne debate boterore per mobilitet
  4. Riorganizoni veprimet per siguri ne rruge
  5. Nxirrni në pah kontributin e FIA-s për shoqërinë e gjërë

Në këtë konferenc ndërkombëtare online po merr pjesë edhe KTA si anëtare e FIA-s.

Në linkun më poshtë gjeni fjalën e plotë të Presidentit Todt:

https://www.fia.com/news/opening-speech-jean-todt-fia-president-1st-fia-joint-econference-15-june-2020-shape-future

Granica

INFORMATË E RËNDËSISHME PËR TË HYRË NË KROACI

Të gjithë qytetarët e huaj dhe shtetasit kroate që nuk jetojnë në Republikën e Kroacisë që nga darta 21 Maji 2020, për ata që mendojnë të shkojnë ose kalojnë në Kroaci të gjitha informatat mund t’i  gjeni në faqen zyrtare të ministrisë së punëve të brendshme në kategorine UZG COVID

Për të kaluar kufirin në Republikën e Kroacisë ju duhet të kompletoni formularin online në linkun : https://entercroatia.mup.hr/ në mënyrë që të shkurtoni kohën e pritjes në kufi.

Në të njëjtën kohë, të gjithë ata që plotësojnë të dhënat e tyre në internet do t’u dërgohen udhëzimet në emailin e tyre me përmbajtë të informacioneve epidemiologjike dhe masave në fuqi në Republikën e Kroacisë për qëndrimin e tyre të sigurt në Kroaci.

Në faqen tonë në kategorinë Udhetimet mund të gjeni informacione të përgjithshme mbi masat e shteteve ku ju dëshironi të udhëtoni. Këto informacione përditësohen cdo të enjte edhe ne rast se kur ka ndonjë ndryshim zyrtar të masave në listën e shteteve

Mbi informatat e masave në shtetin Kroate mund t’i gjeni këtu.

EUMO-topic-807x360

EVROPIANET DHE APLIKACIONET E MOBILITETIT

Me 1 Qershor 2020, Rajoni I FIA-së publikon gjetjet e reja që tregojnë se konsumatorët evropiane janë favor të një aplikacioni të vetëm MaaS, ku ata mund të rezervojnë gjithë transportin e tyre.

Shumica e të anektuarve:

-Kanë 1 ose 2 aplikacione të mobilitetit në telefonine e tyre  (57,3 % – ndërsa nuk kanë vetëm 16,6 % )

-Përdorin aplikacione të mobilitetit një herë në javë (31,7%) ose me pak (32,3%)

-Për të lëvizur brenda ose jashtë qytetit mbështeten në aplikacione të hartave (71,9%-74,9%) si dhe përdorin aplikacione të transportit publik (30,7%-27,2%)

– tregojne sjellje të ngjajshme në perdorimin e aplikacioneve si në shtëpi dhe kur udhëtojnë

– mirëpresin mundësine që kene një aplikacione të vetëm ku mund të rezervojnë gjithë transportin (69,5%)

Laurianne Krid, Drejtoresha e Përgjithshme në FIA Region I, tha se “Aplikacionet e mobilitetit përmirësuan jetën e konsumatorëve duke lehtësuar qasjen në informacione mbi transportin e tyre të preferuar. Sidoqoftë,shtimi I nje aplikacioneve të lëvizshmërisë nuk është zgjidhja më miqësore për konsumatorët, pasi është e rëndë të kalosh nga një aplikacion në tjetrin për të gjetur opsionin më të mirë të transportit. Ne duhet të dëgjojmë kërkesën e konsumatorit për një aplikacion të vetëm dhe të plotesojmë kërkesat e nevojshme “.

Sondazhi u krye në 10 vende nga Klubet Anëtare të Rajonit I të FIA-s që janë pjesë e Observatorit të Lëvizshmërisë së BE-së. Klubet pjesëmarrëse janë: ACA (France), ACI (Itali), ACP (Portugali), AMZS (Slloveni), FDM (Danimarkë), KTA (Kosovë), MAK (Hungari), ÖAMTC (Austri), RACC (Spanjë) dhe UAB (Bullgari). Në total janë anketuar 22406 persona midis nëntorit 2019 dhe shkurtit 2020.

Rreth rajonit I FIA
Zyra e rajonit I FIA-se, me qendër në Bruksel, është një organ që përfaqëson 103 Klube Motorizimit dhe mobilitetit dhe 36 milion anëtarët e tyre nga e gjithë Evropa, Lindja e Mesme dhe Afrika. FIA përfaqëson interesin e këtyre anëtarëve si shoferë, përdorues të transportit publik, këmbësorë dhe turistë. Qëllimi kryesor i FIA është të sigurojë një lëvizshmëri të sigurt, të përballueshëm, të qëndrueshëm dhe efikas. Duke pasur parasysh këto synime, puna e rajonit të FIA përqendrohet në Sigurinë Rrugore, Mbrojtjen e Konsumatorit, Mbrojtjen e Mjedisit dhe promovimin e Motorizimit të Qëndrueshëm.

111111111111

RIHAPEN KUFIJTE TOKESOR

𝐐𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬 𝐬𝐡𝐟𝐮𝐪𝐢𝐳𝐨𝐧 𝐩𝐢𝐤𝐞̈𝐧 𝟒 𝐭𝐞̈ 𝐕𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐐𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐍𝐫. 𝟎𝟏/𝟎𝟗 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐚𝐭𝐞̈𝐬, 𝟏𝟑.𝟎𝟑.𝟐𝟎𝟐𝟎, 𝐦𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐜𝐢𝐥𝐞̈𝐧 𝐣𝐚𝐧𝐞̈ 𝐦𝐛𝐲𝐥𝐥𝐮𝐫 𝐤𝐮𝐟𝐢𝐣𝐭𝐞̈ 𝐭𝐨𝐤𝐞̈𝐬𝐨𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬. 𝐍𝐝𝐞̈𝐫𝐬𝐚 𝐦𝐞 𝐕𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐐𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐍𝐫. 𝟎𝟐/𝟑𝟖 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐚𝐭𝐞̈𝐬, 𝟑𝟏.𝟎𝟓.𝟐𝟎𝟐𝟎, 𝐦𝐞𝐫𝐫 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦 𝐬𝐢 𝐦𝐞̈ 𝐩𝐨𝐬𝐡𝐭𝐞̈;

5.Hapen kufijtë tokësor në Pikë Kalimet Kufitare si në vijim: 𝐌𝐞𝐫𝐝𝐚𝐫𝐞̈, 𝐕𝐞̈𝐫𝐦𝐢𝐜𝐞̈, 𝐊𝐮𝐥𝐥𝐞̈, 𝐇𝐚𝐧𝐢 𝐢 𝐄𝐥𝐞𝐳𝐢𝐭, 𝐉𝐚𝐫𝐢𝐧𝐣𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐡𝐞𝐮 𝐢 𝐁𝐚𝐫𝐝𝐡𝐞̈.

6.Të gjithë personat që hyjnë në 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞̈𝐧 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬, obligohen t’i nënshtrohen kontrolleve të ekipeve mjekësore të #QKMF-ve (𝐐𝐞𝐧𝐝𝐫𝐚𝐯𝐞 𝐊𝐫𝐲𝐞𝐬𝐨𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐌𝐣𝐞𝐤𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐞̈ 𝐅𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚𝐫𝐞) në Pikat e Kalimeve Kufitare dhe t’i zbatojnë masat e mbrojtjes kundër #COVID19.

6.1. Të gjithë personat që hyjnë në territorin e #RKS-së dhe posedojnë rezultate negative për testin #COVID19 RT PCR (𝐣𝐨 𝐦𝐞̈ 𝐢 𝐯𝐣𝐞𝐭𝐞̈𝐫 𝐬𝐞 𝟒 𝐝𝐢𝐭𝐞̈) nuk i nënshtrohen procedurave të vetë-izolimit;

6.2. Ata që nuk kanë testin sipas pikës 6.1. detyrohen të vetë-izolohen për 7 ditë.

6.3. Qytetarët që manifestojnë shenja klinike udhëzohen nga profesionistët shëndetësor në Pikat e Kalimit Kufitar;

6.4. Deri me datë, 20.06.2020 do të bëhet vlerësimi i situatës epidemiologjike dhe me këtë do reflektohen masat e reja lidhur me Pikat Kufitare dhe hyrjen e qytetarëve në 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞̈𝐧 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬.