Si te mbroni veten tuaj (3)

SI TA MBRONI VETEN TUAJ

Tani për tani nuk ka vaksinë për të parandaluar sëmundjen Coronavirus 2019 (COVID-19).

 Megjithatë, mënyra më e mirë për të parandaluar sëmundjen është të shmangni ekspozimin ndaj këtij virusi,i cili mendohet se përhapet kryesisht nga personi në person:

  • nga kontakti i afërt me njëri-tjetrin (rreth 2 metra afërsi) dhe
  • nëpërmjet spërklave që dalin nga kollitja apo teshtitja e personit të infektuar me të.

Njeriu mund të infektohet kur spërklat e një personi të infektuar bien në gojën apo hundën e tij.

Të moshuarit dhe njerëzit që kanë sëmundje kronike si sëmundja e zemrës, mushkërive ose diabeti duket se janë më të rrezikuar nga sëmundja COVID-19. Në rast të paraqitjes së ndonjë simptomeje, kontaktoni numrin e shërbimit shëndetësor 038 200 80 800 dhe mos dilni nga shtëpia

PER TA MBROJTUR VETEN :

PASTRONI DUART SHPESH.

  1. Lani duart shpesh me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda, veçanërisht pasi të ktheheni nga ndonjë vend publik, pasi të keni fryrë hundët, jeni kollitur apo keni teshtirë.
  2. Nëse nuk keni ujë dhe sapun, përdorni lëng antibakterial (dezinfektues) që përmban të paktën 60% alkool. Mbuloni të gjitha sipërfaqet e duarve tuaja me të dhe fërkoni ato derisa lëngu antibakterial të thahet.
  3. Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës me duar të palara.

SHMANGNI KONTAKTIN E NGUSHTË

  1. Shmangni kontaktin e ngushtë me njerëzit që janë të sëmurë.
  2. Mbani distancë midis vetes dhe njerëzve të tjerë nëse COVID-19 po përhapet në komunitetin tuaj.

PËR T’I MBROJTUR TË TJERËT:

QËNDRONI NË SHTËPI NËSE JE I SËMURË.

  1. Qëndroni në shtëpi nëse jeni i sëmurë. Në rast të paraqitjes së ndonjë simptomeje, assesi mos dilni nga shtëpia për të vizituar mjekun, por thirrni numrin emergjent të shërbimit shëndetësor: 038 200 80 800.
  2. Mësoni se çfarë të bëni nëse jeni i sëmurë.

MBULONI KOLLËN DHE TESHTITJEN

  1. Mbuloni gojën dhe hundën me një faculetë kur kolliteni apo teshtitni, ose përdorni mëngën e rrobës tuaj.
  2. Hidhni faculetat e përdorura në plehra.
  3. Lani menjëherë duart tuaja me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda. Nëse sapuni dhe uji nuk janë të disponueshëm, pastroni duart tuaja me një dezinfektues dore që përmban të paktën 60% alkool.

MBULONI KOLLËN DHE TESHTITJEN

  1. Mbuloni gojën dhe hundën me një faculetë kur kolliteni apo teshtitni, ose përdorni mëngën e rrobës tuaj.
  2. Hidhni faculetat e përdorura në plehra.
  3. Lani menjëherë duart tuaja me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda. Nëse sapuni dhe uji nuk janë të disponueshëm, pastroni duart tuaja me një dezinfektues dore që përmban të paktën 60% alkool.

MBULONI KOLLËN DHE TESHTITJEN

  1. Mbuloni gojën dhe hundën me një faculetë kur kolliteni apo teshtitni, ose përdorni mëngën e rrobës tuaj.
  2. Hidhni faculetat e përdorura në plehra.
  3. Lani menjëherë duart tuaja me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda. Nëse sapuni dhe uji nuk janë të disponueshëm, pastroni duart tuaja me një dezinfektues dore që përmban të paktën 60% alkool.

MBULONI KOLLËN DHE TESHTITJEN

  1. Mbuloni gojën dhe hundën me një faculetë kur kolliteni apo teshtitni, ose përdorni mëngën e rrobës tuaj.
  2. Hidhni faculetat e përdorura në plehra.
  3. Lani menjëherë duart tuaja me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda. Nëse sapuni dhe uji nuk janë të disponueshëm, pastroni duart tuaja me një dezinfektues dore që përmban të paktën 60% alkool.

VENDOSNI MASKËN NËSE JENI I SËMURË

  1. Nëse jeni i sëmurë: vëni maskën çdo cast kur keni pranë njerëz të tjerë. Nëse nuk mund të vëni maskën (për shembull, nëse maska shkakton probleme me frymëmarrjen), atëherë duhet të bëni çmos për të mbuluar kollitjet dhe teshtitjet tuaja. Njerëzit që kujdesen për ju duhet të vendosin maskë nëse hyjnë në dhomën tënde.
  2. Mësoni se çfarë të bëni nëse jeni i sëmurë.
  3. Nëse nuk jeni i sëmurë: Nuk keni nevojë të vendosni maskë nëse nuk kujdeseni për dikë që është i sëmurë. Mund të ketë mungesë të maskave dhe ato duhet të ruhen për mjekët, kujdestarët etj.

PASTRONI DHE DEZINFEKTONI

  1. Pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet e prekura shpesh çdo ditë. Këtu mund të hyjnë tavolina, ndërprerësit e dritave, dorezat, tavolina, telefonat, tastiera, tualetet, rubinetat dhe lavamanët.
  2. Nëse sipërfaqet janë të ndyta, pastrojini ato: Përdorni dezinfektues ose sapun dhe ujë para dezinfektimit.

Të dhënat janë marrur nga Centers for Disease Controls and Prevention dhe John Hopkins University

koronavirus-1-1024x577-660x330-1

Kosova shpall gjendjen e jashtezakonshme

Qeveria e Kosovës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme emergjente për shëndetin publik dje me daten 15.03.2020

Ky vendim është marrë pas propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Vendimi i Qeverisë ka hyrë menjëherë në fuqi

Ndërsa sipas këtij vendimi, Ministria e Shëndetësisë është përgjegjëse për menaxhimin e situatës së shpallur të emergjencës për shëndetin public

Deri sot janë konfirmuar 11 raste me koronavirus.

Nga sot bëhet pezullimi i përkohshëm i të gjitha linjave të udhëtimit ajror në Aeroportin e Prishtinës, përveç fluturimeve ushtarake, dhe emergjencave medicinale (MEDIVAC). Përjashtim bëjnë linjat e udhëtimit në ardhje me ekuipazh, por pa udhëtarë që shërbejnë vetëm për largim të udhëtarëve nga Kosova.

Në transportin rrugorë  kufijtë tokësor janë të mbyllur për udhëtarët që hyjnë në Kosovë, kjo nuk vlen për qytetarët kosovare.

..

Mbyllja e kufirit

Qendra per menaxhimin kufitar njofton se me datën ,14.03.2020, ora 06:00, Qeveria e Republikës së Kosovës për arsye të pandemisë #COVID-19 ka marr vendim:

– Mbyllen kufijtë tokësor për udhëtarët që hyjnë në Kosove, kjo nuk vlen për qytetarët kosovare, të gjithë shtetasit e Kosoves të cilët hyjnë përmes këtyre kufijve do t’iu nënshtrohen kontrolleve të shtuara mjekësore me urdhrin që ata të vetizolohen për 14 ditë.

– Nga data 16 mars 2020 ora 24:00, bëhet pezullimi i përkohshëm i të gjitha linjave të udhëtimit ajror në Aeroportin e Prishtinës, përveç fluturimeve ushtarake, dhe emergjencave medicinale (MEDIVAC). Përjashtim bëjnë linjat e udhëtimit në ardhje me ekuipazh, por pa udhëtarë që shërbejnë vetëm për largim të udhëtarëve nga Kosova



auto_nente-te-infektuar-me-koronavirus-shendetesia-pa-pushime-mia-ti-emetoje-rekomandimet-lajmet-e-rreme-do-te-ndiqen-penalisht_5e69d9409e81c.jpeg-750x4301584006045

2 raste me koronavirus sapo u konfirmuan nga ministria e shendetesise

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në konferencë për media ka raportuar se tashmë janë regjistruar dy raste me koronavirus në Kosovë.

15 raste të dyshuara e dy prej tyre kanë rezultuar pozitive dhe gjendja e tyre është stabile. Njëri prej tyre është shtetase italiane, 20 vjeçare dhe tjetri rast, një 77 vjeçare kosovare”, tha Vitia.

Kjo është bërë e ditur edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministria e Shëndetësisë, të cilën bën thirrje për të mos bërë panik.

Me poshte gjeni keshilla per t’u mbrojtur nga Koronavirusi

unnamed (3)

SHPEJTËSIA PO VRET !

Aksidentet e shumta me fatalitet në Kosovë vetëm këtë javë 4 jetë u shuan.

Sipas Policisë Kosovës  në 4 ditët e fundit kanë ndodhur 176 aksidentet

Ku në këto aksidentet 55 janë me lëndime dhe 117 janë me dëme material, ndërsa 4 aksidentet kanë përfunduar me fatalitet, vetëm në këto ditë Policia e Kosovës ka shqiptuar 6953 tiketa trafiku.

KTA i bën thirrje të gjithë pjesemarrësëve jeni te kujdesshëm në komunikacion duke respketuar rregullat e komunikacionit, aksidentet në trafik konsiderohen shkaktari numër 2 I vdekjeve  në botë duke shkaktuar vdekjen e 1,3 milionë njerëzëve  cdo vit, me një mesatare 3,500 në ditë në nivel global.

Persona të vdekur në trafikun rrugor në vitin 2019 ishte 113 me një mesatare cdo të tretën ditë në Kosovë po shuhet një jetë në komunikacion.

Sipas Policisë së Kosovës

 Nga janari deri në mars të këtij viti, numri i aksidenteve me persona të vdekur ka një rritje për 6 persona. Numri i aksidenteve me lëndime, ka rënie për 252 raste apo 21 %, numri i aksidenteve me dëme ka rënë për 137 raste apo 7.51 %, numri i aksidenteve në përgjithësi ka rënie prej 382 raste apo 12.77 %, ndërsa numri i aktiviteteve policore ka shënuar rritje për 17.2 %

Komuniakcioni, mbetet si një ndër shkaktarët që shumë njerëz humbin jetën brenda një viti në Kosovë

Korona

NË KOSOVË NUK KA KORONAVIRUS!

Nga Instituti i Shendetesise Publike

Nga data 08.02.2020 deri me 12.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 93 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.

Aktivitetet në lidhje me monitorimin, parandalimin e rrezikut të përhapjes së COVID-19

Duke pasur parasysh situatën epidemiologiike me COVID-19 ditët e fundit, vlerësimin e rrezikshmërisë së OBSH (1 mars 2020) ME RISK SHUMË TË LARTË NË TËRË BOTËN, ECDC (2 mars 2020) që e vlerëson si RISK I LARTË dhe me (11 mars 2020) shpallje e OBSH si pandemi,  Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse duke pasur parasysh situatën epidemiologjike në botë, Evropë dhe në vendet fqinje, ka nxjerrë rekomandimet për Ministrinë e Shëndetësisë  dhe të miratuara nga qeveria me datë 11 mars 2020, me qëllim të parandalimit të shfaqjes së rasteve të sëmundjes COVID-19 siç vijon:

    Theksuar se situata epidemiologjike dinamike në vendet epidemike kërkon shqyrtim të rekomandimeve për shmangie eventuale të përhapjes së rasteve me linja ajrore të udhëtimit ose mjeteve tjera të komunikacionit.

    Konstatuar se janë përforcuar masat për monitorimin, parandalimin e rrezikut të përhapjes së COVID-19 që konsistojnë në: 

    Vazhdimin e zbatimit të parimeve themelore nacionale të reagimit në sistemin e mbikëqyrjes së rasteve.

    Depistimin dhe detektimin e rasteve të dyshimta, si dhe përcjelljen e dinamikës së sëmundjes;

    Konfirmimin laboratorik të rasteve të raportuara;

    Aktivizimin e ekipeve për hulumtim të epidemisë; 

Ekipet e IKSHPK dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare janë dyfishuar dhe po përcjellin me vëmendje situatën epidemiologjike me Coronavirus  në pikat hyrëse tokësore dhe aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.

3. Aktivitetet e rekomanduara nga Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse kanë vazhduar me masat për parandalimin e virusit në institucionet arsimore të Kosovës që konsistojnë në:

    Shpërndarjen e materialeve të edukimit dhe promovimit shëndetësor, posterëve dhe lifleteve.

    Organizimin e ligjëratave përkushtuar njohurive për Coronavirusin COVID- 19, të organizuara nga arsimtarët dhe profesorët me përkrahje të specialistëve të shëndetësisë publike të IKSHPK.

    Ndërmarrjen e hapave sipas rekomandimeve të IKSHPK që në të gjitha institucionet shkollore të bëhet dezinfektimi i shtuar i të gjitha sipërfaqeve dhe nyjeve sanitare.

4. Është ngritur shkëmbimi i informatave ndërinstitucionale mes Ministrisë së Shëndetësisë, IKSHPK, Qendrës së Situatave, Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave, SHSKUK, AUV, QKMF-ve, Policisë së Kosovës, FSK, MASHT.

5. IKSHPK, thekson se nuk ka vend për panik, por për kujdes të shtuar duke përsëritur rekomandimet:

    Shmangni kontaktet e ngushta me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes!

    Sa të jetë e mundur shmangni përshëndetjen me shtrëngim të duarve!

    Shmangni përqafimet dhe puthjet për aq kohë sa jeni në rrezik nga infeksionet respiratore!

    Lani shpesh duart, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!

    Lani duart porsa hyni në shtëpi!

    Lani duart para fillimit të përgatitjes së ushqimit!

    Lani duart pas përdorimit të tualetit!

    Lani duart sa më shpesh me ujë e sapun 20-30 sekonda, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!

    Evitoni përdorimin e tualeteve publike!

    Lani duart sa herë që teshtini apo kolliteni!

    Shmangni prekjen e fytyrës dhe mbuloni gojën dhe hundën me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Pastaj hudhni faculetat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave!

    Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit!

    Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes!

    Mos frekuentoni ambientet mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz!

    Pini sa më shumë ujë, lëngje, çaj me limon!

    Të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike nëse përdorin transportin publik të përdorin maska!

    Gjatë udhëtimit përdorni ushqime të paketuara!

    Personat të cilët kanë histori udhëtimi në zonat të cilat raportojnë për përhapje lokale të COVID-19 brenda 2 javëve të fundit, kanë kontakt të afërt me personat e konfirmuar ose të mundshëm me COVID-19, dhe kanë ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje, duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore!

    Nëse personi nuk ka kontakt të afërt me të sëmurin por vetëm është kontakt potencial për atë se ka qëndruar në vendet ku ka raste me COVID-19, personit të tillë i rekomandohet izolimi vetë-shtëpiak edhe në prani të anëtarëve tjerë të familjes.

    Kontaktet këshillohen për monitorim të shëndetit për 14 ditë pas datës së fundit të ekspozimit dhe të kërkojnë kujdes të menjëhershëm shëndetësor nëse shfaqin ndonjë simptomë, veçanërisht ethe, temperaturë, simptoma të frymëmarrjes, siç janë kollitja ose vështirësi në frymëmarrje ose diarreja.

    Kontaktet duhet të konsiderojnë ushtrimin e vetë-izolimit për 14 ditë në shtëpi

    Është me rëndësi që ky person nuk duhet të shkojë në punë, shkollë, kino dhe ambientet publike ku ka grumbullim të  shumë personave

Rregulla e parë e izolimit në shtëpi është:

    Personat e moshuar dhe fëmijët të ndahen nga anëtarët tjerë të familjes.

    Të shfrytëzohen peceta, të dezinfektohen sipërfaqet dhe gjësendet,  sa më shpesh të lahen rrobat, mbajtja e higjienës së duarve është esenciale dhe të shmanget prekja e hundës, gojës dhe syve.

    Gjatë kollitjes dhe teshtitjes të përdoret peceta dhe ato të hudhen në vende të sigurta.

    Nëse ka mundësi secili të bëjë gjumin në shtratin e vet dhe të shfrytëzojë banjo personale.

    Mos pranoni vizita nga të afërmit dhe miqtë në shtëpi.

    Nëse keni kafshë shtëpiake largoni ato ose pas çdo kontakti me to lani duart me ujë dhe sapun.

    Monitoroni simptomet e juaja.

    Thirrni mjekun tuaj para vizitës në kujdesin shëndetësor.

    Menaxhoni në mënyrën e duhur mbeturinat.

    Brenda mjediseve të institucioneve të kujdesit shëndetësor, të forcohen praktikat standarde të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës!

    IKSHPK rekomandon të gjithë që të mos udhëtojnë drejt zonave/ shteteve me Koronavirus, nëse nuk e kanë të domosdoshme!

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 12 mars 2020 sipas ECDC, janë raportuar gjithsej 125.518 raste të COVID-19 me 4.617 raste të vdekjes, përderisa në BE/AEE dhe Mbretëri të bashkuar janë raportuar gjithsej 22.105 raste të COVID-19 me 943 raste të vdekjes: Itali (827), Francë (48), Spanjë (47), Mbretëri të Bashkuar (6), Holandë (5), Belgjikë (3), Gjermani (2), Greqi (1), Irlandë (1) dhe Suedi (1) .

Në rast të ndryshimit apo përkeqësimit të situatës epidemiologjike me COVID-19 në Kosovë, rekomandimet mund të pësojnë ndryshime. Qytetarët do të jenë të informuar në kohë reale për çdo ndryshim eventual të tillë.

climate-law-1024x737

Komisioni Europian prezanton ligjin e pare per klime

Më 4 mars 2020, Komisioni Evropian prezantoi Ligjin e tij të pare Evropian për klimen, duke vendosur nje legjistacion detyrues ne politikat e BE  për një zotim për të arritur neutralitetin e klimës deri në vitin 2050.

Propozimi përcakton objektivin për të zvogëluar emetimet e gazrave të BE-së (GHG) në zero deri në vitin 2050, megjithëse nuk propozon një rritje të objektivit ekzistues të vitit 2030. Në vend të kësaj, Komisioni angazhohet të botojë një azhurnim të sugjeruar deri në Shtator 2020. Sipas rregullave aktuale të klimës, BE-ja duhet të zvogëlojë prodhimin e saj të gazrave globale me 40% deri në vitin 2030, krahasuar me nivelet e 1990.

Përkundër sfidave me të cilat BE do të përballet me rritjen e synimit aktual  për të ulur emetimet te BE-së deri në vitin 2030, Presidentja Von der Leyen u zotua të rrisë objektivin në 50 përqind, nëse jo 55 përqind. Duke shtuar më shumë presion politik në objektivin e neutralitetit, Parlamenti Evropian nuk dëshiron asgjë më pak se 55 përqind ulje dhe shtetet anëtare kanë një pozicion të qartë në rrugën përpara. Për shembull, Finlanda dhe Holanda mbështesin një prerje prej 55 përqind, por vendet me qymyr të varur janë të shqetësuar për punë dhe konkurrencë.

Sidoqoftë, është e rëndësishme të nënvizohet se objektivi i emetimeve të GHG është i gjerë i BE-së. Për sa kohë që është arritur qëllimi i përgjithshëm, disa vende mund të shkojnë më shpejt, ndërsa shumë shtete anëtare që ndotin më shumë mund të mbeten me mbrapa pa e dëmtuar qëllimin e gjerë. Ky fleksibilitet do të mbështetet nga instrumentet e financimit me sigurimin e 7,5 miliardë eurove në bazë të Fondit të Tranzicionit të Thjesht (JTF) për të ndihmuar rajone të rënda të karbonit të gjelbërojnë.

Sa i përket periudhës 2030-2050, propozimi i jep të drejtë Komisionit të përdorë akte të deleguara për të rritur objektivat e klimës pas vitit 2030, gjë që do të zvogëlonte rolin e qeverive kombëtare dhe eurodeputetëve në përparimin e vendimmarrjes. Për më tepër, Komisioni hapi një konsultë publike 12-javore në mënyrë që të përfshijë qytetarët dhe palët e interesuara në veprimet klimatike. Inputet e marra do të ushqejnë Paktin e ardhshëm Evropian të Klimës, të parashikuar për Q3 2020.

vjedhje

STATISTIKAT E VETURAVE TË VJEDHURA PËR VITIN 2019


Në Republikën e Kosovës janë të regjistruara mbi 340,000 mjete motorike ku kategroria e mjeteve motorike ,Veturë’ janë të regjistruara mbi 280.000 sipas agjensisë së statistikave të Kosovës, në këtë hulumtim janë të përfshira vetëm kategoria e mjeteve motorike -Vetura .

Të dhënat e siguruara tregojnë se në vitin 2019 në Kosovë janë vjedhura 129 vetura, kjo do të thotë se në cdo të tretën ditë një veturë po vidhet.

Sipas të dhënave të Policisë
Rajoni I Prishtinës prin me numër më të madh të veturave të vjedhura me 74 vetura të vjedhura në 2019.
Rajoni I Pejës me 14 vetura të vjedhura në vitin 2019.
Me numer të njejtë prej 11 vetura te vjedhura qëndrojne Rajoni I Ferizajit dhe rajoni I Gjilanit.
Me numër të njejtë me 11 vetura të vjedhura është poashtu rajoni I Mitrovicës.
Në vitin 2019 në rajonin e Prizrenit janë vjedhur 6 vetura.
Ndërsa rajoni I Gjakovës ka numër me të vogël të veturave të vjedhura për vitin 2019 me gjithësej 2 vetura.
Numri i veturave të gjetura për vitin 2019 në nivel vendi janë 49 vetura sipas Policisë së Kosovës.

Numri i veturave të gjetura në rajonin e Prishtinës është 24 për vitin 2019.
Rajoni i Pejës me 7 vetura të gjetura.
Në rajonin e Prizrenit janë gjetura 5 vetura të vjedhura.
Rajoni I Gjilanit 4 vetura.
Rajoni Ferizajit 4 vetura.
Rajoni Mitrovicës 4 vetura.
Në vitin 2019 në rajonin e Gjakovës është gjetur 1 veturë.
Megjithate, do të donim të ishte një perqindje me e larte e rasteve te zgjidhura, 38% e rasteve janë zgjedhur në vitin 2019, pergezojme Policine e Kosoves.

Ekzistojnë një numër i gjërave që mund të bëni për të zvogëluar rrezikun e vjedhjes së makinës suaj
Disa këshilla :
Kur lini veturen, mbyllni të gjitha dritaret, mbyllni veturën dhe merrni çelësat me vete. Asnjëherë mos i leni gjërat me vlerë në vende ku shihen në veturë – është një ftesë e hapur për hajdutët.
Parkoni makinën tuaj në zona të ndriçuara sa herë të jetë e mundur.
Mos mendoni se vetëm sepse drejtoni një makinë të vjetër, jeni disi imun nga vjedhja. Në fakt, makinat më të vjetra shpesh janë më të lehtë për t’u vjedhur. Sidoqoftë, ato akoma mund të jenë fitimprurëse kur shiten për pjesë.
Për sigurinë tuaj personale, gjithmonë mbyllni dyert dhe dritaret tuaja kur jeni në makinë.
Ky zakon i arsyeshëm ofron mbrojtje më të mirë kundër tërbimit në rrugë, sulmeve, rrëmbimeve.
Jini të kujdesshëm ndaj të huajve që vijnë tek dritarja e makinës tuaj duke kërkuar udhëzime, shpërndarjen e fletushkave.
Nëse jeni duke u përplasur nga pas nga një makinë tjetër dhe besoni se është një dredhi për t’ju nxjerrë nga vetura juaj, telefononi menjëherë policinë nga makina juaj.Perplasje e butë e pasme e një makine është një teknik e përdorur zakonisht nga kriminelët, mos bini pre, veçanërisht në një zonë të izoluar, të ndriçuar dobët.

KTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.