15_07_2019_2394954_76CE0B23_B0A9_4700_87C3_A0EEC58E88BE

FILLOI ASFALTIMI I SEGMENTIT TË PESTË TË RRUGËS BESI-PODUJEVË

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton publikun e gjerë se të hënën ka filluar asfaltimi i segmentit të pestë të rrugës Besi-Podujevë, i gjatë mbi 4.2 kilometra dhe është pjesë e projektit “Zgjerimi i rrugës Nacionale N25, rreth rrotullimi Besi-Podujevë”.

MIT kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për shkak të pengesave që mund të hasin gjatë asfaltimit të këtij segment, i cili do të përfundojë gjatë ditëve në vijim.

neser-mbyllet-per-qarkullim-segmenti-i-rruges-r115-doganaj-udhekryqi-per-tetove_5d1cb37c83059

MBYLLET PËR QARKULLIM SEGMENTI I RRUGËS R115, DOGANAJ -UDHËKRYQI PËR TETOVË

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se sot, më 4 korrik 2019,me qëllim të vendosjes së sinjalizimit horizontal në segmentin e rrugës R115- nga fshati Doganaj i komunës së Kaçanikut,  deri në pjesën tek udhëkryqi për Tetovë-rruga lidhëse për Ferizaj, do të jetë rruga e mbyllur për qarkullim të automjeteve, nga ora 8:00 deri në orën 16:00.

Lusim qytetarët që t’i shmangen këtij destinacioni gjatë ditës .

e-Testimi

Lansohet “e-Testimi” për patentë shoferë

Sot me 03.07.2019 është lansuar projekti i testimit elektronik “e-Testimi” për provimin e patentë shoferit.

Gjatë përurimit të këtij projekti në Njësinë e Patentë Shoferit në Prishtinë , ministri Lekaj tha se me këtë projekt po vendoset një standard evropian në një testim të rëndësishëm, që ka ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e sigurisë në trafikun rrugor.

“e-Testimi” nga sot do të jetë funksional në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë, kurse brenda vitit do të implementohet në tërë territorin e Kosovës. Ky projekt ka kushtuar afër 240 mijë euro, ku 200 mijë kanë kushtuar serverët shumë dimensional që janë vendosur në Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit (ASHI), ku edhe do të ruhen të gjitha të dhënat e kandidatëve që testohen.