Safe Riders Kosovo

Programi i Sigurisë me Helmetë për Motoçiklistët
Fushata “Vno helmetë, shpëto jetë!”

Rreth projektit

Safe Riders Kosovo është projekt i Kosova Touring Assistance (KTA), në bashkëpunim me Federatën e Motoçiklizmit të Kosovës (FMKS), i financuar nga FIA përmes FIA Safe and Sustainable Mobility Grants Programme.

Motoçiklistët janë ndër përdoruesit më të cenueshëm të rrugës. Projekti synon të rrisë përdorimin e helmetës – dhe përdorimin e saj të saktë – te motoçiklistët në Kosovë, duke kombinuar vëzhgimin e përdorimit të helmetës në rrugë, workshope për siguri gjatë garave të motoçiklizmit dhe një fushatë vetëdijesimi.

Projekti në shifra

320 motoçiklistë të vëzhguar
3 workshope për siguri
149 pjesëmarrës
95 pyetësorë
4 video të fushatës
3,300+ njerëz të arritur

Çfarë përfshin projekti

  • Vëzhgimi i përdorimit të helmetës – sa motoçiklistë dhe pasagjerë mbajnë helmetë dhe sa e mbajnë të lidhur si duhet.
  • Workshope për siguri – në bashkëpunim me FMKS, gjatë garave Supermoto dhe Enduro.
  • Fushata “Vno helmetë, shpëto jetë!” – video, fletëpalosje, stikera dhe materiale informuese.
  • Vlerësimi – pyetësorë para dhe pas trajnimit për të matur ndryshimin në njohuri dhe sjellje.

Mesazhi ynë

Helmeta nuk është zgjedhje. Është jetë!
Zgjidhe të përshtatshmen, vendose si duhet, fiksoje, kontrolloje dhe përdore në çdo ngasje – çdo distancë, çdo herë.

Fletëpalosja informuese

Si ta zgjedhësh, ta vendosësh, ta lidhësh dhe ta kontrollosh helmetën.