Rugova

Rugova

Rugova Hajla rugova1

Rugova është trevë malore në Veri-Perëndim të qytetit të Pejës, në Kosovë. Është regjioni i tretë i Bjeshkëve të Nemuna, të njohura ndryshe si Alpet Shqiptare. Në vitin 2013 u shpall Park Kombëtar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Rugova është rrethinë etnografike, me rëndësi të madhe për degët e gjuhësisë si leksikologjia, etimologjia dhe onomastika . Rugova është regjion i përshtatshëm për alpinizëm, bjeshkatari, skitari, ngjitje në shkëmbinj, lëshim me parashuta, piknikë me familje etj. Rugova radhitet si qendra e katërt kryesore për sporte dimërore nga Federata Ndërkombëtare e Siktarisë (FIS) me qendrën në Lucernë. Për më tepër, në prill të vitit 2013, Peja fitoi çmimin “Tourism for Tomorrow” me projektin “Majat e Ballkanit”.
Rugova është e pasur me forma të shumta si shpellat, ujëvarat, liqenet glaciale, majat e larta, tunelet etj. Maja më e lartë është Hajla (2403 m) por rëndësi dhe interes paraqet edhe Qafa e Qyqes nga e cila mund të soditet i tërë qyteti i Pejës. Nga Guri i Kuq (1522 m) shihen si në pëllëmbë të dorës: Gjeravica, trekufiri Boriqe, Maja e Mariashit,Maja e Hekurave, Shkëlzeni dhe Liqeni i Plavës.Volujaku është po ashtu një maje e lartë (2014 m).
Në kilometrin e katërt gjendet via ferrata apo “Rruga e Hekurt” e vetmja në Ballkan. Rugova ofron kushte për jetesë megjithëse numri i banorëve ka rënë vitet e fundit.

 

Scroll To Top