Giulia QUADRIFOGLIO  modeli i ri i Alfa Romeo-s

Giulia QUADRIFOGLIO modeli i ri i Alfa Romeo-s

 

TURINO – Alfa Romeo do zbuloj makinën e re të merkurën. Makina do quhet Giulia QUADRIFOGLIO dhe do jetë e modelit limuzinë. Sipas disa burimeve kjo makinë do jetë konkurrente serioze e BMW M3 dhe AUDI RS 4

Fiat dhe Chrysler mendojnë që përes performancave të kësaj makine ti bëjnë konkurencë rivalëve të tyre gjerman.

Kjo makinë do fuqizohet nga një motorr me 510 hp(kuaj fuqi) me 3.0 litra dhe që do jetë V-6 i marrë nga Ferrari që ka bërë për modelet limuzina Maserati Quattroporte dhe Ghibli.

Giulia QUADRIFOGLIO ofrohet vetëm me transmision manual dhe që tërheqjen e bën me goma të pasme. Për një pjesë të saj janë përdorë edhe fibra karboni gjë që ndikon në uljen e peshës prej 1500 kg.

Kjo makinë do dalë në shitje në Europë në muajt e parë të vitit tjetër kurse në Amerikë disa muaj më vonë dhe pritet që të ketë një rol krucial në rimëkëmbjen e markës. Pra Fiat dhe Chrysler po investojnë rreth $8 milion që shitjet e kësaj makine të rriten nga 70 000 sa janë të arrijnë në 400 000 dhe me këtë të zvoglohen humbjet në markë që janë shkaktuar nga mungesa e produkteve të reja.

Pas modelit Guila pritet të dalë edhe modeli furiestradë në vitin 2017 i cili do jetë konkurentë me Audi Q5 dhe BMW X3

Nje veturë e llojit limuzinë por që do jetë më e madhe pritet të dalë po ashtu rrth vitit 2017 që do konkuroj me Audi A6 dhe BMW 5 dhe do jete si zavendësuese e Alfa 166 e lansuar ne vitin 2007.

Giulia QUADRIFOGLIO pritet të zbulohet ne mbrëmje e së mërkures në muzeun e Alfa Romeos në Arese , jashtë Milanos në përvjetorin e 105-t të Alfas që është si akronim i ANONIMA Lombarda Fabbrica Automobili. Makina gjithashtu do ketë edhe dizajn të ri të logos

Scroll To Top