Vizitë nga drejtoresha gjenerale e FIA regjion 1.

Vizitë nga drejtoresha gjenerale e FIA regjion 1.

Shpërndaje në

Facebook
Twitter
LinkedIn

Drejtoresha Gjenerale Laurianne Krid e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit për Regjionin 1, qëndroi për vizitë në zyret e KTA-së ku në këtë takim u njoftua për gjendjen e mobilitetit në Kosovë, nivelin e sigurisë në rrugë, punën dhe progresin e Kosova Touring Assistance në këtë drejtim.
Znj. Krid u njoftua për kampanjën e fundit, me slloganin “Siguria në Rrugë” të organizuar nga KTA duke treguar kështu se siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët e të gjithëve dhe jo vetëm e një institucioni.

Menaxhmenti I KTA-së në këtë takim prezantoi të gjitha shërbimet te asistencës rrugore, kështu duke I mundësuar pjesëmarrësve të komunikacionit rahati dhe siguri gjatë udhëtimeve dhe mobilitetit në tërësi.
Me qëllim të zvoglimit të aksidenteve, KTA do të vazhdojë aktivitetet e ndryshme në bashkëpunim me FIA për të rritur vetëdijësimin e sigurisë në rrugë.

Bashkohu me ekipin

Siguro asistencën rrugore