STATISTIKAT E VETURAVE TË VJEDHURA PËR VITIN 2019

STATISTIKAT E VETURAVE TË VJEDHURA PËR VITIN 2019

Shpërndaje në

Facebook
Twitter
LinkedIn


Në Republikën e Kosovës janë të regjistruara mbi 340,000 mjete motorike ku kategroria e mjeteve motorike ,Veturë’ janë të regjistruara mbi 280.000 sipas agjensisë së statistikave të Kosovës, në këtë hulumtim janë të përfshira vetëm kategoria e mjeteve motorike -Vetura .

Të dhënat e siguruara tregojnë se në vitin 2019 në Kosovë janë vjedhura 129 vetura, kjo do të thotë se në cdo të tretën ditë një veturë po vidhet.

Sipas të dhënave të Policisë
Rajoni I Prishtinës prin me numër më të madh të veturave të vjedhura me 74 vetura të vjedhura në 2019.
Rajoni I Pejës me 14 vetura të vjedhura në vitin 2019.
Me numer të njejtë prej 11 vetura te vjedhura qëndrojne Rajoni I Ferizajit dhe rajoni I Gjilanit.
Me numër të njejtë me 11 vetura të vjedhura është poashtu rajoni I Mitrovicës.
Në vitin 2019 në rajonin e Prizrenit janë vjedhur 6 vetura.
Ndërsa rajoni I Gjakovës ka numër me të vogël të veturave të vjedhura për vitin 2019 me gjithësej 2 vetura.
Numri i veturave të gjetura për vitin 2019 në nivel vendi janë 49 vetura sipas Policisë së Kosovës.

Numri i veturave të gjetura në rajonin e Prishtinës është 24 për vitin 2019.
Rajoni i Pejës me 7 vetura të gjetura.
Në rajonin e Prizrenit janë gjetura 5 vetura të vjedhura.
Rajoni I Gjilanit 4 vetura.
Rajoni Ferizajit 4 vetura.
Rajoni Mitrovicës 4 vetura.
Në vitin 2019 në rajonin e Gjakovës është gjetur 1 veturë.
Megjithate, do të donim të ishte një perqindje me e larte e rasteve te zgjidhura, 38% e rasteve janë zgjedhur në vitin 2019, pergezojme Policine e Kosoves.

Ekzistojnë një numër i gjërave që mund të bëni për të zvogëluar rrezikun e vjedhjes së makinës suaj
Disa këshilla :
Kur lini veturen, mbyllni të gjitha dritaret, mbyllni veturën dhe merrni çelësat me vete. Asnjëherë mos i leni gjërat me vlerë në vende ku shihen në veturë – është një ftesë e hapur për hajdutët.
Parkoni makinën tuaj në zona të ndriçuara sa herë të jetë e mundur.
Mos mendoni se vetëm sepse drejtoni një makinë të vjetër, jeni disi imun nga vjedhja. Në fakt, makinat më të vjetra shpesh janë më të lehtë për t’u vjedhur. Sidoqoftë, ato akoma mund të jenë fitimprurëse kur shiten për pjesë.
Për sigurinë tuaj personale, gjithmonë mbyllni dyert dhe dritaret tuaja kur jeni në makinë.
Ky zakon i arsyeshëm ofron mbrojtje më të mirë kundër tërbimit në rrugë, sulmeve, rrëmbimeve.
Jini të kujdesshëm ndaj të huajve që vijnë tek dritarja e makinës tuaj duke kërkuar udhëzime, shpërndarjen e fletushkave.
Nëse jeni duke u përplasur nga pas nga një makinë tjetër dhe besoni se është një dredhi për t’ju nxjerrë nga vetura juaj, telefononi menjëherë policinë nga makina juaj.Perplasje e butë e pasme e një makine është një teknik e përdorur zakonisht nga kriminelët, mos bini pre, veçanërisht në një zonë të izoluar, të ndriçuar dobët.

KTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Bashkohu me ekipin

Siguro asistencën rrugore