Këtë javë ka filluar fushata Road Safety në bashkëpunim me FIA!
Rruga kërkon vëmendjen tënde të plotë!
Në rrugë nuk jemi vetëm, prandaj siguria është një përgjegjësi e përbashkët. Telefoni, kufjet dhe pajisjet e tjera dixhitale janë ndër shpërqendrimet kryesore që vënë në rrezik jetën tende dhe të të tjerëve.
Këmbësorët, çiklistët dhe drejtuesit e mjetit kanë nevojë për vëmendjen tënde në çdo moment.
Vendos sigurinë të parën: Shmang shpërqendrimet, largo teknologjinë dhe qëndro i përqendruar!



