Fushata Sensibilizuese ADAS

Fushata Sensibilizuese ADAS

Shpërndaje në

Facebook
Twitter
LinkedIn

KTA filloi fushatën sensibilizuese kushtuar Sistemeve të Ndihmës së Avancuar të Shoferit (ADAS).

ADAS janë sisteme inteligjente të sigurisë të vendosura në automjete të cilat kanë potencialin për të përmirësuar sigurinë rrugore. Megjithatë, për një përmirësim të prekshëm, është e rëndësishme që shoferët të njihen me funksionalitetet dhe kufizimet e ADAS. Në veçanti, është e rëndësishme që ata të kuptojnë që ADAS ka për qëllim t’i ndihmojë ata, jo t’i zëvendësojë ato.

Disa automjete në treg tashmë kanë ADAS. Me hyrjen në fuqi të Rregullores së Përgjithshme të Sigurisë, disa ADAS do të bëhen të detyrueshme që nga maji 2022 në modelet e reja të automjeteve.

NJIHUNI ME ADAS:

FRENIMI AUTOMATIK EMERGJENTE

AEB (Autonomous Emergency Braking) paralajmëron dhe / ose ndërhyn për të bërë një ndalesë emergjente.Një përplasje nuk mund të parandalohet gjithmonë, por frenimi i fortë do të zvogëlojë ndikimin e kësaj përplasjeje.

Kufizimet: Disa sisteme AEB janë krijuar për të dedektuar vetëm veturat dhe ndryshime të konsiderueshme në performancë janë midis produkteve të dizajnuara për të zbuluar këmbësorët dhe çiklistët.

ASISTIMI I QENDRIMIT NE KORSI

LKA (Lane Keeping Assist) paralajmëron shoferin në rast të devijimi të drejtimit dhe butësisht e drejton automjetin në qendër të korsisë.

Kufizimet : LKA, luhatet fort me ndryshimin e kushteve mjedisore.Në lakoret si S, LKA mund të mos funksionojë në lakoren e dytë.

KONTROLLI ADAPTIV I VOZITJES

ACC ruan një shpejtësi konstante të automjetit por identifikon trafikun përreth dhe përshtat shpejtësinë në përputhje me rrethanat.


Kufizimet: ACC mund të mos funksionojë në rrethrrotullimet, në kushte të pafavorshme të motit dhe me shpejtësi të ulët ose me shpejtësi shumë të lartë.

Bashkohu me ekipin

Siguro asistencën rrugore

Lajme tjera