Komisioni Evropian ka zgjeruar mbështetjen për 20 sektorë me konsum të lartë energjie, përfshirë prodhimin e baterive për automjete elektrike. Sektoret përfituese mund të marrin deri në 75% të kostove indirekte të karbonit në energji elektrike, për të parandaluar zhvendosjen e prodhimit jashtë BE-së. Këto masa do të zbatohen deri në vitin 2030.
Ndërkohë, Parlamenti Evropian pritet të miratojë marrëveshjen për objektivin klimatik 2040, e cila parashikon ulje 90% të emetimeve neto krahasuar me vitin 1990 dhe shtyrjen e ETS2 për transportin dhe ndërtesat deri në vitin 2028. Lejohet gjithashtu përdorimi i kredive ndërkombëtare të karbonit deri në 5%.
Masat synojnë të mbrojnë industrinë dhe vendet e punës, duke ruajtur konkurrueshmërinë dhe duke avancuar drejt një ekonomie më të pastër dhe të qëndrueshme.



