Targeti i shitjës së 100,000 veturave elektrike është arritur në Europe dhe SHBA

Targeti i shitjës së 100,000 veturave elektrike është arritur në Europe dhe SHBA

Shpërndaje në

Facebook
Twitter
LinkedIn

BMW në Berlin tha se kanë arritur targetin e shitjeve të 100,000 veturave elektrike këtë vit, duke perfituar nga kërkesat solide në Evropën Perendimore dhe SHBA per modelet si i3 modeli komplet elektrik dhe seria 2 plug-in hybride Active Tourer.

Kjo është më shumë se 60% nga shitja e 62,255 veturave elektrike BMW vitin e kaluar. Prodhuesi tha se nga 2018 pritet që shitja e veturave elektrike të rritet në perqindje nga një mesatarisht dy shifrore.

BMW lansoi modelin i saj i3 në 2013 por shitjet ishin relativisht të ulëta dhe menaxhmenti në sfidë se a duhët të futë gjithë energjinë në elektrifikimim.

Por kjo ndryshoj në Shtator ku prodhuesi tha se do të mobilizohet për një prodhim masiv të veturave elektrike dhe synon të dal në treg me 12 modele të veturave plotësisht elektrike deri ne 2025 që mund të përshkruajnë një distance deri 430 milje.

“Është mobiliteti elektrik se ku e masim ne suksesin tonë,” tha Shefi Ekzekutiv Harald Krueger. /Automotive News Europe /

Bashkohu me ekipin

Siguro asistencën rrugore

Lajme tjera