SI TA MBRONI VETEN TUAJ

SI TA MBRONI VETEN TUAJ

Shpërndaje në

Facebook
Twitter
LinkedIn

Tani për tani nuk ka vaksinë për të parandaluar sëmundjen Coronavirus 2019 (COVID-19).

 Megjithatë, mënyra më e mirë për të parandaluar sëmundjen është të shmangni ekspozimin ndaj këtij virusi,i cili mendohet se përhapet kryesisht nga personi në person:

  • nga kontakti i afërt me njëri-tjetrin (rreth 2 metra afërsi) dhe
  • nëpërmjet spërklave që dalin nga kollitja apo teshtitja e personit të infektuar me të.

Njeriu mund të infektohet kur spërklat e një personi të infektuar bien në gojën apo hundën e tij.

Të moshuarit dhe njerëzit që kanë sëmundje kronike si sëmundja e zemrës, mushkërive ose diabeti duket se janë më të rrezikuar nga sëmundja COVID-19. Në rast të paraqitjes së ndonjë simptomeje, kontaktoni numrin e shërbimit shëndetësor 038 200 80 800 dhe mos dilni nga shtëpia

PER TA MBROJTUR VETEN :

PASTRONI DUART SHPESH.

  1. Lani duart shpesh me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda, veçanërisht pasi të ktheheni nga ndonjë vend publik, pasi të keni fryrë hundët, jeni kollitur apo keni teshtirë.
  2. Nëse nuk keni ujë dhe sapun, përdorni lëng antibakterial (dezinfektues) që përmban të paktën 60% alkool. Mbuloni të gjitha sipërfaqet e duarve tuaja me të dhe fërkoni ato derisa lëngu antibakterial të thahet.
  3. Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës me duar të palara.

SHMANGNI KONTAKTIN E NGUSHTË

  1. Shmangni kontaktin e ngushtë me njerëzit që janë të sëmurë.
  2. Mbani distancë midis vetes dhe njerëzve të tjerë nëse COVID-19 po përhapet në komunitetin tuaj.

PËR T’I MBROJTUR TË TJERËT:

QËNDRONI NË SHTËPI NËSE JE I SËMURË.

  1. Qëndroni në shtëpi nëse jeni i sëmurë. Në rast të paraqitjes së ndonjë simptomeje, assesi mos dilni nga shtëpia për të vizituar mjekun, por thirrni numrin emergjent të shërbimit shëndetësor: 038 200 80 800.
  2. Mësoni se çfarë të bëni nëse jeni i sëmurë.

MBULONI KOLLËN DHE TESHTITJEN

  1. Mbuloni gojën dhe hundën me një faculetë kur kolliteni apo teshtitni, ose përdorni mëngën e rrobës tuaj.
  2. Hidhni faculetat e përdorura në plehra.
  3. Lani menjëherë duart tuaja me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda. Nëse sapuni dhe uji nuk janë të disponueshëm, pastroni duart tuaja me një dezinfektues dore që përmban të paktën 60% alkool.

VENDOSNI MASKËN NËSE JENI I SËMURË

  1. Nëse jeni i sëmurë: vëni maskën çdo cast kur keni pranë njerëz të tjerë. Nëse nuk mund të vëni maskën (për shembull, nëse maska shkakton probleme me frymëmarrjen), atëherë duhet të bëni çmos për të mbuluar kollitjet dhe teshtitjet tuaja. Njerëzit që kujdesen për ju duhet të vendosin maskë nëse hyjnë në dhomën tënde.
  2. Mësoni se çfarë të bëni nëse jeni i sëmurë.
  3. Nëse nuk jeni i sëmurë: Nuk keni nevojë të vendosni maskë nëse nuk kujdeseni për dikë që është i sëmurë. Mund të ketë mungesë të maskave dhe ato duhet të ruhen për mjekët, kujdestarët etj.

PASTRONI DHE DEZINFEKTONI

  1. Pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet e prekura shpesh çdo ditë. Këtu mund të hyjnë tavolina, ndërprerësit e dritave, dorezat, tavolina, telefonat, tastiera, tualetet, rubinetat dhe lavamanët.
  2. Nëse sipërfaqet janë të ndyta, pastrojini ato: Përdorni dezinfektues ose sapun dhe ujë para dezinfektimit.

Të dhënat janë marrur nga Centers for Disease Controls and Prevention dhe John Hopkins University

Bashkohu me ekipin

Siguro asistencën rrugore