Siç edhe e dini, KTA i është bashkangjitur Aksionit Global duke përkrahur kampanjën “Kjo është rruga ime”. Në një periudhë 5 ditore kemi bërë shënjimin e vendkalimeve për këmbësorë në afërsi të disa shkollave në Komunën e Prizrenit, shënjim ky me një dizajn unik dhe atraktiv për fëmijët në veçanti.
Në aktivitetin e parë të këtij projekti u zgjodh Rr. Ilirët, në Prizren në afërsi të shkollës “Nazim Kollari”, vendkalim ky që është mirëpritur shumë nga nxënësit e asaj shkolle.
Në aktivitetin e dytë të kampanjës është synuar rruga Sylejman Vokshi, në Prizren, në afërsi të shkollës “Fadil Hisari”.
Aktiviteti i tretë i kampanjës “Kjo është rruga ime”, ku KTA aktivitetin e saj e ka zvhilluar në Radio Dukagjini në Emisionin “Radar – Me Edita Dolin” ku dëgjuesit patën mundësi të raportojnë për rrugë të pasigurta, dhe quditërisht ishte një interesim i jashtëzakonshëm, dhe sipas stafit të Radio Dukagjinit linjat janë bllokuar sepse ishin mbi 4 mijë thirrje.
Me qëllim që të përhapim vetëdijen te të gjithë pjesëmarrësit të trafikut rrugor për shkaktarin numër një të vdekjeve, aktiviteti i katërt i kampanjës është zhvilluar në rrugën Ahmet Prishtina, pranë shkollës “Lekë Dukagjini”, vendkalim ky që u mbush plot me ngjyra.
Në aktivitetin e 5-të, në përkrahje të kampanjës “Kjo është rruga ime”, KTA zgjodhi shënjimin e rrugës Petrit Bytyqi në Prizren, në afërsi të shkollës speciale “Lef Nosi”.
Duke ju bashkuar thirrjës që të gjithë kemi të drejtë të përdorim rrugë të sigurta, për aktivitetin e saj të 6-të, KTA zgjodhi shënjimin e rrugës Ali Hadri në Prizren, në afërsi të shkollës “Abdyl Frashëri”.
Ndërsa për të përmbyllur me sukses të plotë kampanjën pesë ditore, KTA zgjodhi rrugën Hafiz Ismail Haki, në Prizren në afërsi të shkollës “Motrat Qiriazi”.
Gjithsesi, edhe pse projekti i kësaj kampanje përfundoj, KTA në koordinim me fija, premtojmë se nuk do të ndalemi duke promovuar kampanja tjera të sigurisë në rrugë, duke u munduar maksimalisht që të ulim sa më shumë vdekjet dhe aksidentet në rrugë.