“Miliona jetë njerëzish për të shpëtuar në rrugë” është libri i Presidentit të FIA-s, Jean Todt i botuar nga “Debats Publics” përpara Konferencës së 3-të Ministrore Botërore për Sigurinë Rrugore që do të zhvillohet në Stokholm në Suedi. Është koha për një ndryshim në mentalitet!
Në këtë libër, Jean Todt e kthen në çështje faktin që duhet një revolucion për sigurinë në rrugë. Ai që përqafon një qasje me një “sistem të sigurt” me qëllimin ambicioz për të eleminuar plotësisht viktimat. “Ne kemi nevojë urgjente nga qeveritë në të gjithë botën”, thotë ndër të tjera Todt në librin e tij. Presidenti i FIA-s, i cili është njëkohësisht edhe i Dërguari Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Sigurinë Rrugore, bën thirrje për një Samit për Sigurinë Rrugore i modeluar në “Samitet Eart” që kanë bërë kaq shumë për të ndihmuar të përqendrohemi në të ardhmen e planetit. “Ne e dimë shkallën e problemit dhe çfarë duhet të bëhet. Është koha për të rritur dhe ofruar ndryshime rrënjësore”, deklaron Todt.
Jean Todt është zgjedhur President i FIA-s në 2009, ndërsa është edhe i Dërguari Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Sigurinë Rrugore që prej 2015-ës. Todt ka mbajtur edhe fjalimin e tij gjatë ceremonisë hapëse të Konferencës së 3-të Ministrore Botërore për Sigurinë në Rrugë që mbajtur në Stokholm në Suedi.