Menaxhimi i Situates

Menaxhimi i Situates

Shpërndaje në

Facebook
Twitter
LinkedIn

Epidemia globale ka goditur edhe vendin tonë, nga data 13.03.2020 ku u shpall urgjencë shëndetësore nje ditë më pas.
Masat e vendosura nga Qeveria për të ndaluar përhapjen e virusit kanë të bëjnë me masat kufizuese të lëvizjes.

Kufizimi i lëvizjes ka zvogëluar në masë të madhe vëllimin e punës sepse qytetarët po qëndrojnë në shtëpi shumicën e kohës.
Masa e kufizimit ndalon lëvizjen nga 17:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Klubi ynë vendosi menjëherë masa për të mbrojtur punonjësit, duke transferuar kështu punën nga shtëpia për staf administrativ, ku ishte e mundur.
Komunikimi ynë me anëtar është duke u bërë online përmes faqes sonë në Facebook dhe përmes qendrës së thirrjeve e cila po punon 24/7 me punonjësit e saj që operojnë me staf të zvogëluar në zyrë dhe disa nga shtëpia.
Shumica e punës po bëhen në internet, shumica e pyetjeve po na vijnë në internet përmes Facebook, ku kolegët po mbajnë kontakte me anëtarët. Rrjeti i asistencës rrugore dhe mjekësore po funksionon me sukses dhe të gjitha ekipet janë në gatishmëri 24/7.
Përmbajtja me këshilla se si të mbrohen anëtarët dhe jo anëtarët nga virusi është publikuar në linkun me lartë dhe rrjetet sociale.
Ne jemi duke vëzhguar me kujdes situatën dhe jemi duke u përshtatur me rregullat në lidhje me masat e marra nga qeveria.

Bashkohu me ekipin

Siguro asistencën rrugore