Qendra per menaxhimin kufitar njofton se me datën ,14.03.2020, ora 06:00, Qeveria e Republikës së Kosovës për arsye të pandemisë #COVID-19 ka marr vendim:
– Mbyllen kufijtë tokësor për udhëtarët që hyjnë në Kosove, kjo nuk vlen për qytetarët kosovare, të gjithë shtetasit e Kosoves të cilët hyjnë përmes këtyre kufijve do t’iu nënshtrohen kontrolleve të shtuara mjekësore me urdhrin që ata të vetizolohen për 14 ditë.
– Nga data 16 mars 2020 ora 24:00, bëhet pezullimi i përkohshëm i të gjitha linjave të udhëtimit ajror në Aeroportin e Prishtinës, përveç fluturimeve ushtarake, dhe emergjencave medicinale (MEDIVAC). Përjashtim bëjnë linjat e udhëtimit në ardhje me ekuipazh, por pa udhëtarë që shërbejnë vetëm për largim të udhëtarëve nga Kosova