Vazhdojnë ligjeratat dhe shpërndarja e pakove në kuadër projektit “Stay Safe”.
Degët e Kryqit të Kuq të Kosovës që përfituan nga ligjeratat si dhe pakot nga ky projekt, janë: Dega në Kaçanik dhe Lipjan.
Dega e Kryqit të Kuq në Kaçanik është vizituar me datën 06.01.2021, ndërsa dega në Lipjan është vizituar me datën 08.01.2021
Për më tepër, në kuadër të këtij projekti do të përfitojnë edhe degë tjera të Kryqit të Kuq të Kosovës, ku do të shpërndahen gjithsej 4500 pako.