Vazhdojnë ligjeratat dhe shpërndarja e pakove në kuadër projektit “Stay Safe”.
Degët e Kryqit të Kuq të Kosovës që përfituan nga ligjeratat si dhe pakot nga ky projekt, janë: Dega në Istog dhe Malishevë.
Degët e Kryqit të Kuq të lartpërmendura janë vizituar javën që lam pas, me ligjerata dhe produkte esenciale për të mbrojtur vetveten në radhë të parë, dhe për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Për më tepër, në kuadër të këtij projekti do të përfitojnë edhe degë tjera të Kryqit të Kuq të Kosovës, ku do të shpërndahen gjithsej 4500 pako.