Kujdesi ndaj veturës gjatë dimrit që t’ju mbajë në lëvizje

Kujdesi ndaj veturës gjatë dimrit që t’ju mbajë në lëvizje

Shpërndaje në

Facebook
Twitter
LinkedIn

Sezona e dimrit mund të ju befasoj edhe pse sipas mediave nuk do të ballafaqohemi me temperatura të ulëta ekstreme. Kujdesi ndryshon varesisht se në cilën pjesë të Kosovës jetoni.

Megjithatë, duke filluar nga 15 Nëntori deri më 15 Mars, sipas rregullave të trafikut rrugorë, shoferet jane te detyruar që veturat e tyre ti ngasin me pajisje dimerore.

Sipas Udhëzimit administrativ për pajisje dimërore, të nxjerrë më 24 mars 2017, nga Ministria e Infrastrukturës, pajisjet dimërore për automjetet e udhëtarëve dhe mjetet transportuese deri në 3.5 tonë janë pneumatikët e dimrit në të gjitha rrotat.

Pra, cka do të thotë kjo për kujdesin gjatë sezonës së dimrit? Si të sigurohemi që vetura është përshtatur për këto kushte? Perpos që ligji obligimeve ligjore, ne kemi përgatitur disa keshilla që mund t’ju shërbejnë si kujdes për veturën tuaj gjatë këtij sezoni.

Servisoni veturën tuaj

Kjo nuk është vetëm këshillë sezonale, vetura juaj duhet të servisohet rregullisht në mënyrë që të jetë e gatshme për vozitje dhe do ju mbajë juve, pasagjerët të sigurtë. Një veturë e servisuar në mënyrë të rregullt do të thotë edhe kujdesje për ambientin gjatë emitimit të gazrave.

Kontrolloni xhamin e përparëm për ndonjë të çarë

Keni vërejtur ndonjë të çarë në xhamin tuaj të përparëm? Temperaturat e ulëta ose, ekstreme gjatë mesnatës, mund të rezultojne në shpërndarjen e të çarë.

Të çarat e mëdha në xhamin e përparëm janë të rezikshme gjatë ngasjes ngase ato dobesojnë pamjen ne rrugë dhe ndonjëherë mund të rezultojnë në shkatërim të xhamit të përparëm.

Nëse vëreni të çarë në xhamin tuaj të përparëm, përpunoni ato ose ndërroni ato plotesisht.

Xhamat dhe fshesat e  xhamave duhet kontrolluar

Gjate dimrit, xhamat e veturës mund të avullohen, të mbulohen me ngrica dhe të ballafaqohen me shi si rrëke. Nëse zbuloni ndonjë të lakuar apo pjesë të prishur në fshesat tuaja, ndërroni në menyrë që të siguroheni që shiu dhe lageshtia të mos paraqet problem në xhamin tuaj të përparëm.

Gjithashtu sigurohuni që nivelet e lëngut për xhama të jenë te duhura përgjate dimrit. Do të mund të ju duhët që të largoni ndonjë pjesë të ngricës apo pluhirit përgjate vozitjes në dimër.

Do të mund të konsideroni tretmanin anti-avull në xhamat e juaja në menyrë që të siguroni pamje të kjartë.

Një kujdes tjetër që mund të ju hyjë në punë gjatë dimrit është të mbani një pastrues xhamash në veturën tuaj që të largoni ndonjë njollë apo copë akulli nga xhami juaj i përparëm dhe xhamat të tjerë në menyrë që të keni pamje të kjartë gjatë vozitjes.

Kontrolloni baterinë tuaj në veturë

Shumica e veturave moderne kanë bateri me jetëgjatësi prej më shumë se 3 vite. Dimërat me temperatura të ulëta mund ta vështiresojne punën normal të baterisë – përdorë më shumë rrymë për nxemje, fshesat e xhamit të perparëm dhe drita.

Gjendja e baterisë së veturës tuaj mund të kontrollohet gjatë servisimit të rregullt të veturës tuaj.

Vëzhgoni punën përgjatë ngasjes dhe pneumatikët

Sikurse gjendjet e rrugëve gjatë sezonave ndryshon, duke ditur që pneumatikët tuaj janë të gatshëm për rrugë është një kujdesje vitale për dimër.

Sigurohuni që shtypja e ajrit në pneumatikët tuaj është sipas specifikave. Pneumatikët me shtypje të ajrit të gabuar ndikojnë në distancë të frenimit të veturës suaj. Në lagështi, mot dimëror, ju do të duhët të keni distancë të frenimit më të mirë për ju.

Nese jeni duke shkuar per ndonje terren skijimi në Kosovë, do të mund të ju duhet të perdorni zinxhirë për fërkim më të fortë.

Kontrolloni dritat e përparme, indikatorët dhe dritat e mjegullës

Përseri, nuk është këshillë vetëm për kujdesje gjatë sezonës dimërore – shikoni se a janë të gjitha dritat duke funksinuar në menyrë të rregullt. Dukshmëria mund të reduktohet gjatë sezonës së dimrit, shiut dhe kushteve tjera. Të siguroheni që vetura juaj është e dukshme tek veturat tjera në komunikacion ështe vitale.

A janë duke funksionuar instrumentet matëse në veturën tuaj?

Kontrolloni se a janë duke funksionuar në menyrë të rregullt matësi i karburantit dhe i temperaturës. Kjo mund të bëhet tek servisi ku e dergoni veturën tuaj.

Fut në garazhë veturën tuaj

Nëse është e mundshme, futeni veturën tuaj në garazhe apo mbani të mbuluar. Spërkatjet dhe parkimi në vende me lagështi mund të risin kondensimin në veturën tuaj, që mund të shpie në korrozion ose, të interferoj me elektronikën e veturës.

Do të keni udhetime të sigurta dhe të lumtura  nëse i ndjekni këto keshilla gjatë sezonit te dimrit…

Bashkohu me ekipin

Siguro asistencën rrugore