Nga 21 Tetori deri më 25 Tetor, 50 delegatë Klubesh (përshfirë marketingun e Klubeve,anetarësimin, zhvillimin e bizneseve, inovacionin dhe stafin e lartë drejtues) u takuan në Vjenë për workshopin vjetor të marketingut dhe menaxhmenit, takim I cili u mirëprit nga OAMTC .
Në këtë event KTA është përfaqësuar nga drejtuesi i departamentit të IT-së z.Besart Zeka .
Eventi filloi me dy sesione të përqendruara me start-ups. Në ditën e parë, “dita e takimit” delegatët u takuan me 12 stratuesit e të rinjë të përzgjedhur të rajonit I të FIA Start-up challenge.
Me 23 Tetor takimi I mundësuar nga MassChallenge nxorri në pah praktikat më të mira për bashkëpunim me stratuesit e rinjë, duke marrë përvojën e BMW I Ventures, Uregently, OAMTC, FDM dhe RACC.
Më pas dy sesionet të tjera janë dedikuar marketingut. Me 23 tetor, Klubet prezantuan produktet e tyre të reja dhe shërbime: Telesales Team (AMSS) Smart Home (ANWB), Smart Connect (OAMTC) dhe Nestor ( RACC)
Më 24 tetor, seminari një ditor i mundësuar nga UpThrust (Shtëpia e Marketingut) shqyrtoi rritjen e marketingut dhe shitjet dixhitale, duke përdorur raste praktike nga AA SA (Afrika e Jugut), BIHAMK (Bosnja dhe Hercegovina) dhe TCS (Zvicra).
Në ditën e fundit janë adresuar praktikat e menaxhmentit me seminarin ” Tough Talk : influence & negotiationg workshop” e mundësuar nga Bussiness4Good.