Paketë përfshin rishikimin e rregullave të emetimeve të CO₂ për makina dhe furgona, mbështetje financiare dhe rregullore për bateritë e prodhuara në BE, si dhe masa për elektrifikimin e flotave të kompanive dhe thjeshtimin e rregullave për prodhuesit, duke lehtësuar kushtet për industrinë automobilistike.
Një nga ndryshimet kryesore është ndryshimi i objektivit për emetimet e makinave deri në vitin 2035 tani kërkohet një reduktim prej 90 % të emetimeve, ndërsa 10 % e mbetur mund të kompensohet përmes çelikut me karbon të ulët, biokarburanteve dhe elektrokarburanteve. Kjo i jep fleksibilitet më të madh industrisë, duke lejuar edhe teknologji alternative si hibridet plug-in dhe automjetet me motor djegës që përdorin zgjidhje të gjelbërta.
Paketa gjithashtu përfshin incentiva për automjetet elektrike të vogla dhe të përballueshme, masa për reduktimin e burokracisë, dhe një fond të quajtur “Battery Booster” për të forcuar zinxhirin e baterive brenda BE-së.
Ky plan synon të mbajë Evropën në udhë drejt mobilitetit të pastër dhe neutralitetit klimatik deri në vitin 2050, duke mbështetur një industrinë automobilistike konkurruese dhe inovative.



