“Kjo është rruga ime”

“Kjo është rruga ime”

Shpërndaje në

Facebook
Twitter
LinkedIn

KTA i është bashkangjitur Aksionit Global duke përkrahur kampanjën “Kjo është rruga ime” të koordinuar nga “FIA Foundation” për të promovuar shëndetin në radhë të parë, të drejtat dhe të ardhmes së rinisë për prioretizimin e politikave për rrugë më të sigurta.


Kjo iniciativës e përkrahur nga “FIA Road Safety Grant Programme” ka për qëllim vetëdijesimin e të gjithë pjesëmarrëseve të komunikacionit për shkaktarin numër një të rreziqeve në komunikacion.

Sipas statistikave globale, çdo vit vdesin 250,000 fëmijë dhe të rinj si pasojë e aksidenteve të trafikut në rrugë. Aksidentet e trafikut në rrugë konsiderohen si shkaktari kryesorë i vdekjeve të fëmijëve mbi
moshën 5 vjeçare dhe adoleshentëve në mbarë botën. Që nga mbledhja e parë globale e Ministrave në konferencën e Sigurisë Rrugore të mbajtur në vitin 2009, rreth 2 milion fëmijë dhe të rinj kanë humbur jetën si pasoj e aksidenteve të trafikut, në gjithë botën, dhe 100 të tjerë janë lënduar. Pas Konferencës Globale të Ministrave për Sigurinë në Rruge të këtij viti, qeverisë tonë dhe të gjitha qeverive ne gjithë botën, i është bërë thirrja që të ulin numrin e fataliteteve në trafikun rrugor deri në vitin 2030.


Sipas statistikave të vitit 2019, në Kosovë kemi në total 40 këmbësorë të vdekur dhe 1093 të lënduar. Nga mosha 0 deri 12 vjeç, kemi gjithsej 4 të vdekur dhe 202 të lënduar, nga mosha 13-18 vjeç kemi gjithsej 1 të vdekur dhe 198 të lënduar, dhe mosha 19 vjeç e më shumë, kemi gjithsej 35 të vdekur dhe 693 të lënduar.
Pra, ne të gjithë e dimë që edukimi i fëmijëve si pjesëmarrës në trafik është shumë i rëndësishëm, poashtu është shumë e rëndësishme të kuptojmë kapacitetin e tyre e të kuptuarit.

KTA duke analizuar këto rrethana, dhe në bazë të disa kërkimeve të bëra, si ndërhyrje esenciale e ka cilësuar si të nevojshme ndërhyrjen për ngjyrosjen e vendkalimeve në afërsi të shkollave fillore, kësisoj duke e bërë më të qartë për fëmijë vendkalimin nga njëra anë e rrugës në anën tjetër, për të rritur
sigurinë e tyre që kalojnë çdo ditë.

Ngjyrosja e vendkalimeve do të karakterizohet me ngjyrim të përshtatshëm për fëmijë si dhe shoferët e automjeteve, duke synuar që të tërheq vëmendjen për kujdes adekuat të të dyja palëve si pjesëmarrës
të komunikacionit me një dizajn të bukur. Përpos suazave të kujdesit, kjo lloj e vëmendjes do të jetë atraktive për fëmijët duke i kontribuar sigurisë së përgjithshme të komunikacionit.

Ky projekt do të implentohet në Komunën e Prizrenit, në koordinim me organet gjegjëse të kësaj komune, me një plan të veprimit i cili do të filloj me datën 05.10.2020 dhe do të zgjasë deri me datën 09.10.2020.


Njëzëri, duke bërë thirrje edhe tek liderët tanë, të gjithë kemi të drejtë të përdorim rrugë të sigurta

#thisismystreet #fiafoundation #fiaroadsafetyprogramme #kta #ktakosova

Bashkohu me ekipin

Siguro asistencën rrugore