Formula E shfaq veturën e garave botërore GEN2 EVO

Formula E shfaq veturën e garave botërore GEN2 EVO

Shpërndaje në

Facebook
Twitter
LinkedIn

ABB FIA Formula E vazhdon misionin për të luftuar ndotjen e ajrit, ja pamjet spektakolare të makinës së re Gen2 EVO

Formula E dhe FIA kanë zbuluar një ditë më parë makinën e re Gen2 EVO, tek e cila është përdorur një dizajn i rishikuar, ndërsa ky model do të debutojë në sezonin e shtatë të ABB FIA Formula E World Championship.

Përpara një sezoni tjetër historik, makina e Formula E që garon në Kampionatin Botëror, ka pësuar një sërë ndryshimesh strukturore që përmbajnë një krah të ri të përparmë, një bisht të ri, krah të pasmë të lakuar të dallueshëm dhe disa përditësime të tjera që kanë lidhje me kampionatin.

Ndryshimet në trupin e makinës janë bërë përmes një cikli 4-vjeçar të epokës ‘Gen2’, për të siguruar një pamje të re të re për Formula E. Makina do të vazhdojë të jetë e pajisur me goma 18 inç MICHELIN Pilot Sport të vlefshme për të gjitha kushtet atmosferike, të dizajnuara për t’u përdorur veçanërisht në kushte të lagështa dhe të thata.

Imazhet më të hershme të CGI tregojnë shasinë identike dhe punimet në trupin e makinës që çdo ekip do të përdorë në sezonin e shtatë, me rregullat që mbeten të hapura për skuadrat të hartojnë dhe zhvillojnë përbërësit e tyre elektrikë dhe pjesët për ruajtjen e energjisë.

Gen2 EVO do të zbulohet për herë të parë në stendën e FIA-s në eventin ndërkombëtar “Motor Show” që do të zhvillohet në Gjenevë më 3 Mars të këtij viti.

Presidenti i FIA-s, Jean Todt deklaroi: “Kampionati ABB FIA Formula E është vetëm në sezonin e tij të 6-të, por teknologjia që zhvillohet në këtë event, ka nisur një rrugë të gjatë që mund të përfitojnë të gjithë përdoruesit e rrugës. Unë jam i kënaqur që Formula E ndërsa ka kaluar në statusin e një Kampionati Botëror, ne shohim një zhvillim të mëtejshëm të makinës Gen2 që tashmë quhet Gen2 EVO me një pamje emocionuese. Është kjo qasje përparimtare që ka kontribuar në zgjerimin e rrjetit dhe rritjen e konkurrencës së kampionatit, i cili vazhdon të forcohet dhe që po hap rrugën për të ardhmen e një lëvizshmërie të qëndrueshme urbane”.

Ndërsa, themeluesi dhe Drejtori i Formula E, Alejandro Agag tha: “Makina FIA Formula E Gen2 tashmë veçohet si një nga makinat e garave më të mrekullueshme, dhe ashtu siç nënkupton edhe emri, Gen2 EVO, është një tjetër evolucion dallues. Siç bëmë me makinën e gjeneratës së parë, edhe me Gen2 EVO është bërë një punë e madhe në aspektin e rafinimit, për ta bërë atë të duket më e hijshme dhe e shkathët. Kjo makinë do të mbetet përgjithmonë në librat e historisë si e para që do të sfidojë në një Kampionat Botëror si ABB FIA Formula E. Dua të falënderoj Presidentin e FIA-s, Jean Todt dhe ekipin e tij që e bënë këtë evolucion të marrë formë. Dizajni futuristik i makinës tregon edhe një herë se Formula E është një kategori e denjë për inovacione, si në zhvillimet teknologjike, ashtu edhe në pamjen e jashtme”.

Bashkohu me ekipin

Siguro asistencën rrugore