Dita botërore në kujtim të viktimave nga trafiku rrugor 17 Nëntor 2019

Dita botërore në kujtim të viktimave nga trafiku rrugor 17 Nëntor 2019

Shpërndaje në

Facebook
Twitter
LinkedIn

17 Nëntor 2019- Dita ndërkombëtare e përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor

E diela e tretë e muajit nëntor shënon Ditën Botërorë për përkujtimin e viktimave të trafikut rrugor. Kjo ditë shënohet me qëllim të përkujtimit të miliona njerëzve që humbin jetën në aksidentet rrugore në botë, por njëkohësisht edhe për mbështetje ndaj familjarëve të viktimave.

Slogani i ditës është: “Jeta nuk është një pjesë e veturës…”

Mesazhi lidhet me Shtyllën 3-të Dekadës Botërore të Veprimit: Automjete më të sigurta. Për më tepër, ajo është në pajtim me temën e përgjithshme të Konferencës së 3-të Ministrore Botërore për Sigurinë në Rrugë që do të zhvillohet në Stokholm në Shkurt 2020 – “Arritja e Qëllimeve Botërore 2030″.

Aksidentët e trafikut rrugor janë një nga shkaktarët kryesor të vdekjeve në të gjitha grupmoshat dhe shkaku kryesor i vdekjeve për fëmijët dhe të rriturit e rinj të moshave 5-29vjeç .Rreziku i vdekjeve në një aksident trafiku është 3 herë më I lartë në shtete me të ardhura të ulëta sesa në vende me të ardhura të larta.

Më shumë së gjysma e të gjitha aksidenteve të trafikut rrugorë janë në mesin e përdoruesve të cënueshëm të rrugës :këmbësorët, biçiklistët,motoristët . Këmbësorët ,biçiklistët, dhe motoçiklistët më pasagjerët e tyrë njihen kolektivisht si “përdorues të cënueshëm të rrugëve” dhe përbëjnë gjysmën e të gjitha vdekjeve të trafikut rrugor në të gjithë botën.

Aksidentet e trafikut tash e sa vite nuk janë sfidë vetëm e shoqërisë dhe vendit tonë, por një shqetësim i madh global, i cili në shumicën e vendeve të botës është vrasësi më i madh i njerëzve.

Një përqindjë më e lartë e përdoruesve të rrezikuar të rrugës vdesin në vendet me të ardhura të ulëta sesa në vendët me të ardhura të larta.

KTA shpreh shqetësimin e thellë lidhur me numrin e lartë të aksidenteve në trafik  në Kosovë dhe do të vazhdoj me projektet që kanë qëllim rritjen e vetdijësimit  të përdoruesve të trafikut në kuadër të strategjisë global të UN për reduktimin e aksidenteve në trafik.

Pothuajse të gjitha këto vdekje dhe lëndimë janë të parandalueshme. Nëse vozisim me një shpejtësi të përshtatshme për kushtet e rrugës, vëni rripin e  siguris, përdorini paisjet për fëmijët siç duhet dhe evitoni vozitjet kur jeni të lodhur dhe të paftë për vozitur, me këtë mund të ulim ndjeshëm numrin e vdekjeve dhe dëmtimevë nga përplasjët në komunikacion.

KTA ju këshillon që të ndjekni këto rregulla themelore:

  • Mos vozitni nëse keni pirë alkool apo jeni në ndikim të barërave
  • Vozitni në kushte të përshtatshmë me kohën dhe me kushtet e rrugës
  • Vozitni me mirësjellje dhe me kujdes pa u shpërqëndruar
  • Gjithmonë vëni rripin e sigurisë dhe sigurohuni edhe të tjerët në veturë të bëjn poashtu
  • Ruani automjetin tuaj në gjendje të mirë dhe respektoni ligjet, shenjat dhe sinjalet e trafikut.

Bashkohu me ekipin

Siguro asistencën rrugore