“BE-ja siguron angazhime të reja për të drejtat e konsumatorëve nga agjencitë kryesore të udhëtimeve”

“BE-ja siguron angazhime të reja për të drejtat e konsumatorëve nga agjencitë kryesore të udhëtimeve”

Shpërndaje në

Facebook
Twitter
LinkedIn

Expedia dhe Lastminute.com kanë nënshkruar marrëveshje të reja me Komisionin Evropian dhe Rrjetin e Mbrojtjes së Konsumatorit (CPC) për të forcuar mbrojtjen e udhëtarëve dhe transparencën kur anulohen fluturimet.

Sipas marrëveshjes:

  • Pasagjerët do të marrin rimbursim brenda 14 ditëve.
  • Agjencitë duhet t’i kalojnë fondet te konsumatorët brenda 7 ditëve pasi t’i marrin nga linjat ajrore.
  • Do të ketë informim më të qartë mbi paketat e shërbimeve dhe të drejtat për rimbursim ose riorganizim fluturimi sipas ligjit të BE-së.

Lastminute.com do të zbatojë ndryshimet nga 1 korriku 2025 dhe do të jetë plotësisht në përputhje më 1 shtator 2025. Expedia thotë se tashmë vepron sipas këtyre standardeve.

CPC do të monitorojë zbatimin dhe synon të përfshijë edhe agjenci të tjera online në këto rregulla, në kuadër të përpjekjeve të BE-së për forcimin e të drejtave të pasagjerëve.

Bashkohu me ekipin

Siguro asistencën rrugore