Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të mërkurën mori pjesë në përurimin e autostradës “Arbën Xhaferi”, e cila u mbajt nën patronatin e kryeministrit Ramush Haradinaj.
Ministri Lekaj duke iu adresuar dhe uruar mirëseardhje zyrtarëve shtetëror e qytetarëve të pranishëm në këtë eveniment me rëndësi të madhe për ekonominë dhe qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, tha se kjo autostradë e lidhë Prishtinën me komunat tjera dhe Maqedoninë Veriore, e i hapë rrugë Kosovës drejt lidhjes me korridorin 10.
Ministri Lekaj duke i falënderuar djemtë dhe vajzat që punuan në ngritjen e këtij gjiganti infrastrukturor, tha se me dhembje kujtohen edhe ata që fatkeqësisht humbën jetën në punë.
Të gjithë personalitetet e pranishme në këtë përurim, e vlerësuan këtë autostradë si vlerë të lartë të arkitekturës infrastrukturore.
Autostrada “Arbën Xhaferi” është e gjatë 65.5 kilometra . Kjo autostradë ka urën më të gjatë në rajon me gjatësi prej 5.7 kilometra.
Autostrada “Arbën Xhaferi” do të lëshohet për qarkullim të lirë rrugor, sot prej orës 17:00.