Aktiviteti i radhës i kampanjës “Kjo është rruga ime”

Aktiviteti i radhës i kampanjës “Kjo është rruga ime”

Shpërndaje në

Facebook
Twitter
LinkedIn

Kampanja “Kjo është rruga ime“ brenda 15 min. pranon mbi 4000 thirrje nga qytetarët e Kosovës

Kampanja e KTA-së “Kjo është rruga ime“ e mbështetur nga FIA Road Safety Grant Program ka zhvilluar aktivitetin e saj në Radio Dukagjini në Emisionin Radar me Edita Dolin ku dëgjuesit patën mundësinë të raportojnë për rrugë të pasigurta.

Sipas statistikave të vitit 2019, në Kosovë kemi 113 persona të vdekur në trafikun rrugorë, ku gjithsej kemi 40 këmbësorë të vdekur dhe 1093 të lënduar, ku nga mosha 0 deri 12 vjeç, kemi 4 të vdekur dhe 202 të lënduar, nga mosha 13-18 vjeç kemi 1 të vdekur dhe 198 të lënduar, dhe nga mosha 19 vjeç e më shumë, kemi 35 të vdekur dhe 693 të lënduar.

KTA u bashkua me Aksionin Global për të mbështetur iniciativën e fushatës “Kjo është rruga ime” koordinuar nga fondacioni i FIA-s për të promovuar shëndetin në radhë të parë, të drejtat dhe të ardhmen e rinisë për prioretizimin e politikave për rrugë më të sigurta.

Kjo iniciativë, e mbështetur nga Programi i Garantëve të Sigurisë Rrugore FIA, me këtë nismë synojmë të përhapim vetëdijen te të gjithë pjesëmarrësit të trafikut rrugor për shkaktarin numër një të vdekjeve.
KTA-ja me këtë iniciative po bën përpjekje për të përmirësuar sigurinë rrugore, duke shënjuar vendkalime atraktive afër shkollave dhe duke adresuar problem të rrugëve të pasigurta që sot I dëgjuam në radio në emisionin Radar.

Gjatë emisionit Radar në kuadër të projektit “Kjo është rruga ime” ka pasur raportime të shumta, Ekipi I Radarit deklaron për 15 min. janë realizuar 20 thirrje ndërsa në redaksi kanë arritur mbi 4 mijë thirrje, kjo edhe njëherë dëshmon nevojën për intervenime të shumta dhe kërkesën e qytetarëve për përmirësimin e rrugëve të pasigurta.

KTA do ti adresoj dhe do të bëj presion që këto probleme të raportuara të merren parasysh nga institucionet përgjegjëse.

KTA bën thirrje për veprim nga autoritetet gjegjëse për përmirësimin e sigurisë rrugore dhe poashtu bën thirrje për kujdes në trafik, sepse fatkeqësisht 1.35 milion jetë po shuhen në botë si shkak i aksidenteve në trafik.

Bashkohu me ekipin

Siguro asistencën rrugore