Sistemet e Avancuara ndihmëse të shoferit: si të sigurohet që do të japin premtimin e tyre në sigurinë rrugore

Sistemet e Avancuara ndihmëse të shoferit: si të sigurohet që do të japin premtimin e tyre në sigurinë rrugore

Shpërndaje në

Facebook
Twitter
LinkedIn

Në ndërkohë që ADAS mund të përmirësojë sigurinë rrugore, nje studim i cili u publikua me dt 28/10/2020 nga rajoni I i FIA-s, paraqet disa kushtet të cilat duhet të përshtaten së pari : optimizimi teknik i sistemit, rritja e ndërgjegjësimit të shoferit poashtu e nevojshme infrastruktura e përshtatshme-deklaroi rajoni I i FIA-s.

Laurianne Krid, Drejtoresha gjenerale në rajonin I të FIA-s, komentoi : “Studimi jonë konfirmoi që ADAS që të përmbush potencialin , ne duhet të integrojmë qasjen e të gjithë palëve të interesuara të mobilitetit – nga drejtuesit e automjeteve deri tek prodhuesit e automjeteve , nga operatorët rrugorë e deri të rregullatorët-të githë kanë një rol . Drejtuesit e mjeteve duhet të kuptojnë limitet e sistemit dhe të kuptojnë se ata janë ende përgjegjës. Lidhur me automjetet, duhet të përcaktohen kërkesat minimale teknike dhe një standard i qartë për garancinë e jetëgjatësisë së ADAS. Sa i përket infrastrukturës, operatorët kombëtarë të rrugëve dhe agjencitë e trafikut duhet të bashkëpunojnë drejt një rrjeti rrugor uniform, “të mbrojtur nga e ardhmja”, veçanërisht në lidhje me autostradat dhe rrugët regjionale. Teknologjitë ADAS, ose si standard ose si opsion thashmë janë në treg dhe disa jane vendosur të bëhen të detyrueshme në Evropë në modelet e makinave të reja nga korriku i vitit 2022 dhe të gjitha modelet ekzituese nga korriku 2024 . Krid shtoi : Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me çdo palë të interesuar për të siguruar që ADAS mund të japë premtimin e tyre për automjete më të sigurta për të gjithë përdoruesit e rrugës.  

Vizitoni faqen e kampanjes : KTA_ADAS

Bashkohu me ekipin

Siguro asistencën rrugore