Javën e kaluar, Komisioni Evropian prezantoi një paketë të re për sigurinë rrugore. E cila përfshin
ndryshime në rregulloret për kontrollin teknik të automjeteve dhe dokumentet e regjistrimit. Kjo paketë
përbëhet nga dy ligje të reja:
- Njëra ndryshon rregullat aktuale për kontrollin teknik të detyrueshëm dhe kontrollet në rrugë.
- Tjetra zëvendëson rregulloren ekzistuese për dokumentet e regjistrimit të makinave.
Propozimet kryesore janë:
- Përshtatja e kontrollit teknit me teknologjitë e reja, përfshirë makinat elektrike dhe ato me sisteme të
avancuara ndihmëse për shoferin. Këto kontrolle do të bëhen përmes lidhjes elektronike të automjetit
(OBD). - Zbulimi i makinave që ndotin shumë ose janë manipuluar, duke matur ndotësit si grimcat dhe oksidet
e azotit (NOx) në gazrat e shkarkimit. - Kontrolli i tubit të shkarkimit do të kryhet përsëri për të gjitha makinat që përfshihen, përveç atyre që
kontrollohen përmes sistemit OBD. - Parandalimi i mashtrimit duke regjistruar kilometrat e makinës në databazat kombëtare dhe duke e
lejuar ndarjen e informacionit për kilometrat edhe me shtete të tjera; - Kërkohet kontroll teknik çdo vit për makinat dhe furgonët më të vjetër se dhjetë vjeç;
- Do të jepen certifikata elektronike për regjistrimin e automjeteve dhe kontrollin teknik (PTI), dhe të
dhënat do të ndahen përmes një platforme të përbashkët për të lehtësuar punën - Certifikatat e kontrollit teknik do të njihen nga shtetet e tjera për deri në 6 muaj, për të ndihmuar
lëvizjen përtej kufijve. - Ndotja nga makinat do të mund të matet në distancë, nga pajisje të vendosura pranë rrugëve.
- Është krijuar një listë e re me 62 sisteme sigurie që do të kontrollohen gjatë testeve teknike.
- Byroja Evropiane e FIA-s po shqyrton propozimet dhe do t’ua paraqesë mendimet e saj ekspertëve
përkatës në javët e ardhshme.