FTESË PËR OFERTË – 02

FTESË PËR OFERTË – 02

Shpërndaje në

Facebook
Twitter
LinkedIn

KTA është kompani e mobilitetit e cila fokusin dhe qëllimin kryesor e ka asistencën në rrugë, sjelljen në rrugë, edukimin e qytetarëve për fushën e automobilizmit,si dhe të informojë qytetarët për problemet që kanosen në rrugë, për kujdesin që duhët të kenë gjatë vozitjes, për gjendjen e rrugëve në Kosovë, gjithqka qka përfshin lëmia e automobilizmit është sfidë e jona , që këtë sfidë ta thjeshtësojmë dhe ta përcjellim tek vozitësi.

KTA këtë herë është e interesuar për dezinfektues lidhur me aktivitetin e rradhës ne kuadër të Projektit “Stay Safe”  për të ndihmuar në masa kundër shpërndarjes virusit Covid19

Me këtë rast ju bëjmë Ftesë për Ofertë në përputhje me specifikat e cekura më poshtë:

  • Dezinfektues dore me bazë alkooli që përmban të paktën 60% etanol
  • Dezinfektues (50 deri 100ml)
  • Me aromë të mirë
  • Sasia e kërkuar 4,500 copë

 

Ofertuesit së bashku me ofertën duhet të dorëzoj në këtë email : [email protected]

Çertifikatën e regjistrimit të biznesit/NUI

Çmimet duhen të kuotohen në euro me TVSH

Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe e vulosur /apo me logo zyrtare

Oferta duhet te jete e vlefshme 30 dite nga dita e mbylljes se Fteses per Oferte

Kriteret për përzgjedhje:

Përmbushja e  specifikacionit sipas kërkesës sonë;

Pas plotësimit të  kritereve të lartëpërmendura , çmimi më i lirë

Ofertat tuaja mund t’i dërgoni deri me datën: 08.11.2020 në email adresën: [email protected]

Ofertat e dorëzuara me vonesë nuk do të shqyrtohen.

Bashkohu me ekipin

Siguro asistencën rrugore