EVROPIANET DHE APLIKACIONET E MOBILITETIT

EVROPIANET DHE APLIKACIONET E MOBILITETIT

Shpërndaje në

Facebook
Twitter
LinkedIn

Me 1 Qershor 2020, Rajoni I FIA-së publikon gjetjet e reja që tregojnë se konsumatorët evropiane janë favor të një aplikacioni të vetëm MaaS, ku ata mund të rezervojnë gjithë transportin e tyre.

Shumica e të anektuarve:

-Kanë 1 ose 2 aplikacione të mobilitetit në telefonine e tyre  (57,3 % – ndërsa nuk kanë vetëm 16,6 % )

-Përdorin aplikacione të mobilitetit një herë në javë (31,7%) ose me pak (32,3%)

-Për të lëvizur brenda ose jashtë qytetit mbështeten në aplikacione të hartave (71,9%-74,9%) si dhe përdorin aplikacione të transportit publik (30,7%-27,2%)

– tregojne sjellje të ngjajshme në perdorimin e aplikacioneve si në shtëpi dhe kur udhëtojnë

– mirëpresin mundësine që kene një aplikacione të vetëm ku mund të rezervojnë gjithë transportin (69,5%)

Laurianne Krid, Drejtoresha e Përgjithshme në FIA Region I, tha se “Aplikacionet e mobilitetit përmirësuan jetën e konsumatorëve duke lehtësuar qasjen në informacione mbi transportin e tyre të preferuar. Sidoqoftë,shtimi I nje aplikacioneve të lëvizshmërisë nuk është zgjidhja më miqësore për konsumatorët, pasi është e rëndë të kalosh nga një aplikacion në tjetrin për të gjetur opsionin më të mirë të transportit. Ne duhet të dëgjojmë kërkesën e konsumatorit për një aplikacion të vetëm dhe të plotesojmë kërkesat e nevojshme “.

Sondazhi u krye në 10 vende nga Klubet Anëtare të Rajonit I të FIA-s që janë pjesë e Observatorit të Lëvizshmërisë së BE-së. Klubet pjesëmarrëse janë: ACA (France), ACI (Itali), ACP (Portugali), AMZS (Slloveni), FDM (Danimarkë), KTA (Kosovë), MAK (Hungari), ÖAMTC (Austri), RACC (Spanjë) dhe UAB (Bullgari). Në total janë anketuar 22406 persona midis nëntorit 2019 dhe shkurtit 2020.

Rreth rajonit I FIA
Zyra e rajonit I FIA-se, me qendër në Bruksel, është një organ që përfaqëson 103 Klube Motorizimit dhe mobilitetit dhe 36 milion anëtarët e tyre nga e gjithë Evropa, Lindja e Mesme dhe Afrika. FIA përfaqëson interesin e këtyre anëtarëve si shoferë, përdorues të transportit publik, këmbësorë dhe turistë. Qëllimi kryesor i FIA është të sigurojë një lëvizshmëri të sigurt, të përballueshëm, të qëndrueshëm dhe efikas. Duke pasur parasysh këto synime, puna e rajonit të FIA përqendrohet në Sigurinë Rrugore, Mbrojtjen e Konsumatorit, Mbrojtjen e Mjedisit dhe promovimin e Motorizimit të Qëndrueshëm.

Bashkohu me ekipin

Siguro asistencën rrugore