air-conditioning-ventilation-skoda-car-jpg-e1564355746545

Lloje te kondicionerëve/klimave në veturë

Ekzistojnë 3 sisteme te ftohësit te ajrit : sistemi manual , sistemi gjysmë manual dhe automatik.

Sistemi manual i kondicionerëve

Me kondicionerin manual, ju duhet te vendosni vete temperaturën . Kondicioneri i ajrit nuk i përgjigjet automatikisht rritjes ose uljes se temperaturës në veture.  Nëse ju keni nxehte, ktheni klimën në të ftohtë dhe lëreni të fryje sa më shumë.

Sistemi gjysmë automatik

Me sistem gjysme automatik të kondicionerit i cili ndryshe quhet klimatik – vete sistemi monitoron temperaturën në veture, por ju duhet vetë të vendosni manualisht që të fryje ftoftë apo nxehtë.

Një kondicioner gjysme automatik monitoron temperaturën duke përdor sensorë qe krahasojnë temperaturën e caktuar me temperaturën me temperaturën ne vende te ndryshme ne veture, si afër ventilatorëve ashtu dhe larg .

Sistem i klimës plotësisht automatike

Kondicionerët plotësisht automatike quhet edhe kontroll i klimës. Ata kanë një gamë të gjerë të sensorëve me të cilët ata vetë rregullojnë menaxhimin optimal të klimës në brendësi të makinës (prandaj quhet ‘kontrolli i klimës’). Sistemi lexon dhe peshon të gjitha llojet e të dhënave për të siguruar temperaturën e duhur. Për shembull, shpejtësia e automjetit, shpejtësia e motorit, cilësia e ajrit dhe rrezatimi nga dielli zbulohen dhe përdoren. Ju vetëm duhet të vendosni vetë temperaturën e dëshiruar të brendshme. Sistemi më pas llogarit vazhdimisht atë që është e nevojshme për sa i përket rrjedhës së ajrit dhe temperaturës së ajrit për të ruajtur atë temperaturë.

Burim i informacionit : anwb