17 Nëntor 2019- Dita ndërkombëtare e përkujtimit të
viktimave në trafikun rrugor
E diela e tretë e muajit nëntor shënon Ditën Botërorë për
përkujtimin e viktimave të trafikut rrugor. Kjo ditë shënohet me qëllim të
përkujtimit të miliona njerëzve që humbin jetën në aksidentet rrugore në botë,
por njëkohësisht edhe për mbështetje ndaj familjarëve të viktimave.
Slogani i ditës është: “Jeta nuk është një pjesë e
veturës…”
Mesazhi lidhet me Shtyllën 3-të Dekadës Botërore të Veprimit:
Automjete më të sigurta. Për më tepër, ajo është në pajtim me temën e
përgjithshme të Konferencës së 3-të Ministrore Botërore për Sigurinë në Rrugë
që do të zhvillohet në Stokholm në Shkurt 2020 – “Arritja e
Qëllimeve Botërore 2030″.
Aksidentët e trafikut rrugor janë një nga shkaktarët kryesor
të vdekjeve në të gjitha grupmoshat dhe shkaku kryesor i vdekjeve për fëmijët
dhe të rriturit e rinj të moshave 5-29vjeç .Rreziku i vdekjeve në një aksident
trafiku është 3 herë më I lartë në shtete me të ardhura të ulëta sesa në vende
me të ardhura të larta.
Më shumë së gjysma e të gjitha aksidenteve të trafikut
rrugorë janë në mesin e përdoruesve të cënueshëm të rrugës :këmbësorët, biçiklistët,motoristët
. Këmbësorët ,biçiklistët, dhe motoçiklistët më pasagjerët e tyrë njihen kolektivisht
si “përdorues të cënueshëm të rrugëve” dhe përbëjnë gjysmën e të
gjitha vdekjeve të trafikut rrugor në të gjithë botën.
Aksidentet e trafikut tash e sa vite nuk janë sfidë vetëm
e shoqërisë dhe vendit tonë, por një shqetësim i madh global, i cili në
shumicën e vendeve të botës është vrasësi më i madh i njerëzve.
Një përqindjë më e lartë e përdoruesve të rrezikuar të
rrugës vdesin në vendet me të ardhura të ulëta sesa në vendët me të ardhura të
larta.
KTA shpreh shqetësimin e thellë lidhur me numrin e lartë
të aksidenteve në trafik në Kosovë dhe do
të vazhdoj me projektet që kanë qëllim rritjen e vetdijësimit të përdoruesve të trafikut në kuadër të strategjisë
global të UN për reduktimin e aksidenteve në trafik.
Pothuajse të gjitha këto vdekje dhe lëndimë janë të
parandalueshme. Nëse vozisim me një shpejtësi të përshtatshme për kushtet e rrugës,
vëni rripin e siguris, përdorini paisjet
për fëmijët siç duhet dhe evitoni vozitjet kur jeni të lodhur dhe të paftë për
vozitur, me këtë mund të ulim ndjeshëm numrin e vdekjeve dhe dëmtimevë nga
përplasjët në komunikacion.
KTA ju këshillon që të ndjekni këto rregulla themelore:
- Mos vozitni nëse keni pirë alkool apo jeni në ndikim të barërave
- Vozitni në kushte të përshtatshmë me kohën dhe me kushtet e rrugës
- Vozitni me mirësjellje dhe me kujdes pa u shpërqëndruar
- Gjithmonë vëni rripin e sigurisë dhe sigurohuni edhe të tjerët në veturë të bëjn poashtu
- Ruani automjetin tuaj në gjendje të mirë dhe respektoni ligjet, shenjat dhe sinjalet e trafikut.