Dream-Cars-Collection-2018-1024x505

HIQET HOMOLOGIMI PËR VETURAT E REJA

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se duke u bazuar në legjislacionin në fuqi, ka filluar procedurat e liberalizimit të procesit të homologimit.

Në kuadër të kësaj, ju informojmë se MIT ka marrë vendim që veturat e reja, të importuara nga kompanitë e licencuara, nuk do t’i nënshtrohen më homologimit nga kompania e autorizuar për kryer atë. Për verifikimin e të dhënave nga prodhuesit, përgjegjës do të jenë kompanitë e autorizuara për shitjen e tyre në tregun e Kosovës. I njëjti verifikim do të vlejë edhe për blerësit kur kryejnë regjistrimin e veturave.

DSC_1208-780x400

KTA në eventin e rradhës “Marketing & Management Workshop 2019“

Nga 21 Tetori deri më 25 Tetor, 50 delegatë Klubesh (përshfirë marketingun e Klubeve,anetarësimin, zhvillimin e bizneseve, inovacionin dhe stafin e lartë drejtues) u takuan në Vjenë për workshopin vjetor të marketingut dhe menaxhmenit, takim I cili u mirëprit nga OAMTC .

Në këtë event KTA është përfaqësuar nga drejtuesi i departamentit të IT-së z.Besart Zeka .

Eventi filloi me dy sesione  të përqendruara me start-ups. Në ditën e parë, “dita e takimit” delegatët u takuan me 12 stratuesit e të rinjë të përzgjedhur të rajonit I të FIA Start-up challenge.

Me 23 Tetor takimi I mundësuar nga MassChallenge nxorri në pah praktikat më të mira për bashkëpunim me stratuesit e rinjë, duke marrë përvojën e BMW I Ventures, Uregently, OAMTC, FDM dhe RACC.

Më pas dy sesionet të tjera janë dedikuar marketingut. Me 23 tetor, Klubet prezantuan produktet e tyre të reja dhe shërbime: Telesales Team (AMSS) Smart Home (ANWB), Smart Connect (OAMTC) dhe Nestor ( RACC)

Më 24 tetor, seminari një ditor i mundësuar nga UpThrust (Shtëpia e Marketingut) shqyrtoi rritjen e marketingut dhe shitjet dixhitale, duke përdorur raste praktike nga AA SA (Afrika e Jugut), BIHAMK (Bosnja dhe Hercegovina) dhe TCS (Zvicra).

Në ditën e fundit janë adresuar praktikat e menaxhmentit me seminarin ” Tough Talk : influence & negotiationg workshop” e mundësuar nga Bussiness4Good.

549325

Euro NCAP publikon vlerësimet e sigurisë për katër automjeteve. Dy BMW – 1 Series dhe 3 Series – të dy arrijnë një vlerësim maksimal me pesë yje. Jeep Cherokee dhe Peugeot 208 morë katër yje.

Seria e 1 e BMW, e cila tani është në gjeneratën e e saj të tretë,dhe për here të pare,nje makine me rrotullim perpara, mban një vlerësim me pesë yje dhe vazhdon seritë e fundit të sukseseve të sigurisë në BMW

Makina më e madhe familjare e BMW,  Series 3, gjithashtu është ridizajnuar  dhe tani është në gjeneratën e saj të 7-të. BMW e ka sjellë makinën me performancën më të mirë të sigurisë deri tani se çdo makine të madhe familjare të testuar nga Euro NCAP

The Peugeot 208 për pak humbi vleresimin me 5 yjet ,kështu bie nje yll në krahasim me automjetin e gjeneratës së mëparshme

Jeep Cherokee ulet në një territor me katër yje, me një performancë të mirë por jo të jashtëzakonshme në të gjithë tabelën, por një përmirësim i madh në krahasim me një stabilizues të tij më të madh, Wrangler, i testuar vitin e kaluar.

Selfie-1

MJAFTOJNË VETËM #2sekonda

FIA region I me kampanjën kundër shpërqëndrimit gjatë vozitjes .

KTA i bashkohet kampanjës #2seconds për rritjen e ndërgjegjesimit për rrezikun e shpërqëndrimit gjatë vozitjes.

Shpërqendrimi është kthyer në një rrezik të madh për sa i përket sigurisë rrugore, ku vetëm 2 sekonda janë të mjaftueshme për të shkaktuar një aksident. 25% e aksidenteve në rrugë ndodhin pikërisht për shkak të shpërqendrimit me 25-30% të kohës totale të drejtimit të shpenzuar për aktivitete shpërqendruese.

Komisionerja Evropiane për Transportin, Violeta Bulc theksoi faktin e rrezikut të shtuar të aksidenteve për shkak të shpërqendrimit nga përdorimi i telefonit celular. “Shpërqendrimi nga pajisjet e lëvizshme është bërë një nga faktorët kryesorë të aksidenteve. Raportet tregojnë se ka kapërcyer edhe shpejtësinë dhe alkoolin si faktorët më të lartë të rrezikut”, tha Bulc.

Prandaj, ajo theksoi vlerën e fushatës “2 sekonda” në ngritjen e vetëdijes për rrezikun e lartë të shpërqendrimit mes përdoruesve të rrugës: “Teknologjia mund të ndihmojë dhe BE po sigurohet që të gjithë përfitojnë prej saj: duke e bërë sistemin e përgjumjes së shoferit dhe sistemet e paralajmërimit të shpërqendrimit të detyrueshëm për të gjitha makinat në legjislacionin e ri për sigurinë e automjeteve. Por, kjo mund të jetë vetëm një ndihmë për drejtuesit. Është shumë i rëndësishëm fakti që të gjithë përdoruesit e rrugës të jenë të vetëdijshëm për rreziqet e mëdha të hapësirave të shkurtra të shpërqendrimit. Kjo është arsyeja pse unë mbështes plotësisht fushatën e “2 sekondave”. Për të arritur zero vdekje në rrugë deri në vitin 2050 në BE, duhet të bëjmë gjithçka që mundemi së bashku. Le të rrisim vetdijen se shpërqendrimi vret”, deklaroi Bulc.

Me fushatën “#2 sekonda”, FIA Region I dhe klubet anëtare ku bën pjesë edhe Klubi i Automobilit të Shqipërisë (ACA), synojnë të venë në dukje faktin që edhe gabimet më të shkurtra të vëmendjes, mund të sjellin pasoja dramatike dhe fatale.

Pavarësisht nëse jeni shofer, këmbësor ose në timonin e një biçiklete apo motori, vëmendja në rrugë kërkon përqendrim të vazhdueshëm. Nëse shoferët nuk janë të trajnuar për përdorimin e duhur të teknologjive të reja të automjeteve, ato gjithashtu mund të bëhen një burim aksidentesh.

Duke pasur parasysh këtë, klubet anëtare të FIA Region I janë duke punuar shumë për të rritur ndërgjegjësimin dhe trajnuar drejtuesit për teknologjitë e reja të sigurisë.

Presidenti i FIA Region I, Thomas Møller Thomsen thekson faktin se si përqendrimi në timon është thelbësor: “Teknologjia po i mbështet gjithnjë e më shumë drejtuesit, ndërsa në të njëjtën kohë krijon mundësi të shumta për shpërqendrim. Për sa kohë që automjetet nuk janë në gjendje të kapërcejnë plotësisht detyrën e drejtimit, drejtuesit duhet të kuptojnë se vëmendja e tyre e plotë duhet të jetë në rrugë, çdo sekondë. Kjo është arsyeja pse ne e fillojmë këtë fushatë sot përmes 33 klubeve anëtare në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Së bashku, shpresojmë të arrijmë në dhjetëra miliona përdorues të rrugës.

Fushata “# 2 sekonda” synon të ndihmojë në zvogëlimin e aksidenteve në të gjithë botën përmes një ndërgjegjësimi më të mirë për sigurinë.

Bashkohu kampanjës duke e shpërndarë video dhe përdor hashtagg-un #2seconds