Turizmi dhe Kultura

-  Kosova është një vend I vogël me sipërfaqe prej 10 888 km². Gjendet në pjesën perëndimore të Gadishullit të Ballkanit, në pjesën juglindore të Europës. Kufizohet me Malin e Zi , Serbinë, Maqedoninë dhe Shqipërinë.  

-  Si një ndër shtetet më të reja në botë Kosova ka filluar të zhvilloj edhe fushën e turizmit ku këtu i vinje në ndihmë edhe bukuritë natyrore të shumta si  bjeshkët e Sharrit, bjeshkët e Rugoves (Bjeshkët e Nemuna), Grykëderdhja e Drinit të Bardhë, bifurkacioni i lumit Nerodime (që është një ndër fenomemte më të rralla në botë), Shpella e Gadimes etj.  Një ndër atraksionet më të cmuara turistike në Kosovë eshte edhe parku i Brezovicës ku gjatë dimrit rajoni është i mbuluar me borë dhe mund të zhvillohen aktivitete te ndryshme të sporteve dimërore në këtë park.

-  Historia dhe kuktura e Kosovës po ashtu janë shumë të pasura.  Kosova njihet edhe si një ndër vendet me të lashta në Ballkan ku mund të gjinden shenja qytetërimi te hershëm duke filluar qysh nga periudha e hershme e duke vazhduar me periudhat e bronzit hekurit e keshtu me radhë. pothuajse në të  gjitha pjesët e Kosoves ka shenja qytetërimi të vjetëer  por ato që i kan rezistuar më shumë kohës janë: Qyteti i vjetër i Ulpianës, Kalaja e Vushtrrisë- Vicianum, Kalaja e Prizrenit, Ura e Gurit po në Prizren  etj.

Scroll To Top