VW Skandal

VW Skandal

Volkswageni ka thënë se 11 milionë automobila të kësaj marke në mbarë botën janë të prekur nga skandali që shpërtheu rreth manipulimit me testet për emetimin e gazrave në SHBA. Skandali u zbulua nga Rregullatori Ameriakan gjetën që VW ka programuar 500 000 vetura  të emetojnë më pak gazra të dëmshme  ne testin zyrtarë se sa ato të tjerat  që do vihen në shitje

“Miliona persona ne mbarë botën besojnë në brendin tonë, ne veturat tona dhe në teknologjinë tonë. Më vjen shumë keq që kemi thyer besimin e tyre “ – tha CEO Martin Winterkorn. “ do të doja të bëja një kërkim faljeje formale autoriteteve, konsumatorëve si dhe publikut në përgjithësi për këtë”

Kompania gjermane ka thënë se do të ndajë 6.5 miliardë euro për të mbuluar kostot e skandalit.

Volkswageni ka thënë se do të paguajë “çdo masë të nevojshme dhe do të bëjë gjithçka për ta rikthyer besimin te klientët”.

Ndërkaq, shefi i kompanisë Volkswagen në SHBA e ka pranuar se kanë qenë jo të ndershëm në përdorimin e një softueri për të mashtruar testet e emetimeve të gazrave, transmeton koha.net.

Ndërkohë, Franca ka bërë thirrje për nisjen e hetimeve ndaj kompanisë gjermane edhe në Bashkimin Evropian, për të parë nëse e njëjta praktikë është ndjekur nga gjiganti gjerman edhe në kontinentin e vjetër.

Burimi:
www.telegrafi.com

Scroll To Top